Lufta/ Egjipti konfirmon marrëveshjen me Izraelin për hyrjen e ndihmave në Gaza! Sulmi në spital do të hetohet nga OKB! Sirena alarmi në Tel Aviv

18 Tetor 2023, 07:04| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 07:09

  • Share

Një masakër në një spital në Rripin e Gazës u ka marrë jetën mbi 500 civilëve të pafajshëm. Spitali ishte i mbushur me të plagosur dhe me palestinezë të tjerë që po kërkonin strehim, kur u godit nga një raketë që sipas autoriteteve palestineze u ka marrë jetën të paktën 500 personave.

Hamasi dhe Izraeli akuzojnë njëri-tjetrin për sulmin, ndërsa ushtria izraelite ka publikuar një video të momentit kur raketa bie mbi spital, duke pretenduar se është një raketë palestineze. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka shpallur tre ditë zie.

Ndërkohë, presidenti i SHBA, Joe Biden mbërriti sot në Izrael. Samiti në Jordani u anulua papritur pas maskrës në spitalin e Gazës. Biden do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

“Pas konsultimit me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe në dritën e ditëve të zisë të shpallura nga Presidenti Abbas i Autoritetit Palestinez, Presidenti Biden do të shtyjë udhëtimin e tij në Jordani dhe takimin e tij të planifikuar me këta dy liderë dhe presidentin egjiptian Sisi”, thuhet në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë.

Ministria Palestineze e Shëndetësisë thotë se që nga fillimi i luftës janë 3200 viktima dhe 11 mijë të tjerë të plagosur.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, sapo ka mbërritur në Izrael ka shprehur sërish mbështetjen e tij dhe të gjithë amerikanëve për vendin. Gjatë një takimi dypalësh me kryeministrin Benjamin Netanyahu, Presidenti Joe Biden i tha udhëheqësit izraelit se bombardimi vdekjeprurës i një spitali në Gaza duket sikur të ishte bërë nga vendi tjetër dhe jo nga Izraeli.

"Doja të isha këtu sot për një arsye mjaft të thjeshtë, sepse dua që populli i Izraelit dhe të gjithë njerëzit e tjerë nëpër botë ta dinë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë afër Izraelit. Doja të vija personalisht dhe ta bëja të qartë këtë gjë për të gjithë”, tha Biden.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar krijimin e një zone humanitare në Rripin e Gazës ku do të dërgohen ndihma humanitare për palestinezët. Njoftimi vjen pas disa ditësh negociatash me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden mbërriti në Izrael. Zona humanitare do të krijohet në zonën Al-Mawasi, pranë Khan Younis, ku "do të ofrohet ndihma humanitare ndërkombëtare sipas nevojës".

Mijëra protestues kanë dalë ditën e djeshme në rrugët e Stambollit, duke bërë thirrje për tërheqjen e Izraelit nga Palestina pas sulmit të rëndë në spitalin e Gazës. Protestuesit kanë shkuar drejt konsullatës izraelite dhe kanë fajësuar ushtrinë për goditjen në spitalin e Gazës ditën e djeshme. Me flamunj palestinezë dhe turk, protestuesit thërrisnin “Allahu Ekbar” dhe gjatë protestës janë konfliktuar ashpër me policinë. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë me forcë në konsullat, por policia turke i ka shpërndarë me forcë deri aty sa ka angazhuar dhe autobotet me ujë për t’i larguar.

Qindra njerëz në qytetet e Libisë protestuan për masakrën e spitalit të Gazës. Në qytetin Tripoli, qindra protestues të të gjitha moshave, me flamuj palestinezë në duar marshuan drejt qendrës së qytetit para se të mbidheshin në  Sheshin e Dëshmorëve. 

Ora 22:46
VIDEO/ Protestuesit pro-palestinezë pushtojnë Kapitolin! Thirrje me postera në duar: Lini Gazën të jetojë

Protestuesit pro-palestinezë kanë pushtuar Kapitolin e SHBA-së duke kërkuar një armëpushim midis terroristëve të Hamasit në Gaza dhe Izraelit.

Demonstrata vjen një ditë pasi një bombardim në një spital në Gaza vrau të paktën 500 palestinezë.

Protestuesit, u mblodhën në sallën madhe në ndërtesën Cannon House.

Demonstruesit mbanin postera me mesazhe si ‘LINI GAZËN TË JETOJË’.

Policia e Kapitolit bëri 100 arrestime ndërsa grupi u bë më i zhurmshëm dhe më përçarës me brohoritje dhe këngë.

 

Ora 22:45
Biden dakordësi me Egjiptin për të hapur kufirin për ndihmën humanitare

1697632684_lisiiiiiii.jpg

Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se presidenti i Egjiptit ka rënë dakord të hapë kalimin në Gaza për të futur 20 kamionë me ndihma humanitare.

Ora 22:38
Lufta në Rripin e Gazës, Blinken telefonon vendet e G7 dhe kërkon mbështetje për Izraelin

1695230517_blinken.jpg
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken foli dje me vendet e G7 për mbështetjen e tyre për Izraelin dhe angazhimin e tyre të përbashkët për vetëmbrojtje të Izraelit.

Këtë e ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit, cituar nga gazeta izraelite ‘Haaretz’.

Ai gjithashtu bën thirrje për lirimin e pengjeve dhe mënyra për të siguruar që ndihma humanitare të arrijë civilët në Gaza.

Ora 22:36
Lufta në Rripin e Gazës, Netanyahu në mbledhje me kabinetin e luftës

1696871164_benjaminnetanyahu.jpg
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu , po takohet me kabinetin e tij të luftës në selinë e ushtrisë në Tel Aviv.

Këte e raporton Times of Israel , duke theksuar se si takimi pason vizitën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Ora 22:32
Bombardohet një shkollë në Khan Younis, 4 të vrarë dhe 50 të plagosur

1697568977_luftanerripinegazes.jpg
Një sulm me bombë që kishte në shënjestër shkollën “Abdulaziz” në Khan Younis, në Rripin e Gazës , shkaktuar 4 viktima dhe 50 të plagosur.

Sipas mediave pas sulmit fshihet Izraelit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat të cilat janë duke i transportuar viktimat në spitalin Al-Nasir.

Ora 22:25
Senati amerikan: Ne jemi të sigurt se terroristët janë përgjegjës për sulmin në spital

1697608123_Screenshot1.jpg

Një deklaratë e përbashkët nga demokrati Mark Ëarner (Virginia) dhe republikani Marco Rubio (Florida), përkatësisht kryetar dhe nënkryetar i Komitetit të Inteligjencës së Senatit të SHBA-së , mbështet qëndrimin zyrtar të qeverisë amerikane se militantët ishin përgjegjës për shpërthimin vdekjeprurës në spitalin e Gazës.

Komisioni i Senatit për Inteligjencën ka marrë dhe shqyrtuar informacione në lidhje me sulmin në spitalin al-Ahli në Gaza.

“Bazuar në këto informacione, jemi të sigurt se shpërthimi ishte rezultat i një lëshimi të dështuar të raketës nga militantët terroristë dhe jo rezultat i një sulmi ajror izraelit”, thuhet në deklaratë

Ora 22:12
Egjipti konfirmon marrëveshjen me Izraelin për hyrjen e ndihmave në Gaza

1697617098_izrael.jpg

Ministri i Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry konfirmoi ekzistencën e një marrëveshjeje midis Egjiptit, Izraelit dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë për të lejuar hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës përmes kalimit Rafah.

Në një intervistë me Al-Arabiya, Shoukry tha se shpresonte se ndihma do të hynte së shpejti në enklavën palestineze, por nuk dha një afat kohor.

Ai tha se Egjipti do të punojë nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara dhe në koordinim me seksionet egjiptiane dhe palestineze të Kryqit të Kuq.

I pyetur nëse shtetasit e huaj do të lejohen të largohen nga Gaza, Shoukry u tregua I kujdesshëm me përgjigjen e tij.

"Për sa kohë kalimi funksionon normalisht dhe kur struktura e vendkalimit është riparuar", tha ai.

Autoritetet egjiptiane thonë se vendkalimi Rafah u dëmtua nga katër sulme ajrore izraelite.

Ora 21:26
VIDEO/ Shkaktoi qindra viktima dhe të plagosur, momenti i shpërthimit vdekjeprurës në spitalin në Gaza

1697571130_gaza.jpg

Një video që tregon momentin e shpërthimit vdekjeprurës në spitalin Al-Ahli në Gaza është publikuar nga mediat.

Në videon që zbulon detaje nga masakra në Gaza, nuk konfirmohet se çfarë e shkaktoi saktësisht shpërthimin në spitalin Al-Ahli.

Zyrtarët palestinezë fajësuan Izraelin për shpërthimin, ndërsa Izraeli thotë se inteligjenca e tyre tregon se një raketë e gabuar nga grupi palestinez Xhihadi Islamik është përgjegjës për shpërthimin.

 

Ora 20:57
Lufta në Rripin e Gazës, shkon në 3,478 numri i viktimave në Palestinë

1697608178_palestine.jpg

Të paktën 3,478 njerëz janë vrarë që nga 7 tetori, sipas një deklarate të sotme nga Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Më shumë se 12,000 njerëz të tjerë u plagosën, shtoi deklarata, 3,478 vdekjet përfaqësojnë 0.16% të të gjithë popullsisë së Gazës.

Ora 20:42
Lufta në Rripin e Gazës, Irani: Fundi i Izraelit filloi me sulmin në spitalin e Gazës

1697606942_lufta.jpg
"Fundi i regjimit sionist filloi me sulmin ndaj spitalit në Gaza", kështu tha presidenti iranian , Ebrahim Raisi.

"Për çdo pikë gjaku palestinez të derdhur në tokë, sionizmi i regjimit është një hap më afër kolapsit”, shtoi ai, duke folur në Asamblenë Popullore të Teheranit të mbajtur sot në Sheshin e Revolucionit Islamik në mbështetje të popullit palestinez.

Ora 20:36
Policia përleshet me protestuesit pranë Ambasadës amerikane në Bejrut

1697654410_dddddddddddddd.JPG

Policia është përleshur me protestuesit të mërkurën gjatë demonstratave në Liban kundër sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës dhe kundër një shpërthimi vdekjeprurës në një spital atje, ku besohet se u vranë qindra njerëz.

Policia libaneze përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në periferi të kryeqytetit Bejrut. Qindra njerëz protestuan nëpër një rrugë që çon drejt Ambasadës amerikane.

Ora 20:36
Lufta në Rripin e Gazës, sirena alarmi sërish në Izraelin qendror dhe Tel Aviv

Për herë të dytë u dëgjuan sirenat paralajmëruese për raketa nga Gaza në Izraelin qendror dhe në zonën më të madhe të Tel Avivit, raporton ANSA .

Jehona e shpërthimeve të shkaktuara nga përgjimi i raketave nga Iron Dome u dëgjua në ajër.

 

 

Ora 20:32
Masakra në spitalin në Gaza do të hetohet nga OKB-ja

1697632684_lisiiiiiii.jpg

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për një hetim të OKB-së mbi rrethanat e shpërthimit vdekjeprurës të së martës në një spital të Gazës.

"Kombet e Bashkuara me siguri do të dëshirojnë të kryejnë hetimin e tyre. Dhe kjo duhet të bëhet shumë shpejt dhe shumë shpejt," i tha nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente, Martin Griffiths.

Ora 20:31
Netanyahu: Ndihma e SHBA-ve do të ndryshojë ekuilibrin e luftës

1696860281_benjaminnetanyahuizrael.JPG

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ndihma e SHBA-së për Izraelin do të ndryshojë ekuilibrin e luftës.

Duke iu referuar marrëveshjeve të arritura me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë vizitës së tij të sotme në Izrael Netanyahu tha se vendet kanë rënë dakord për bashkëpunim që do të ndryshojë ekuilibrin në të gjitha frontet dhe do të ndihmojë Izraelin të arrijë objektivat e luftës.

"Ne kemi rënë dakord për veprimet dhe aktet që sigurojnë vazhdimin e luftës sonë të drejtë," shtoi ai, duke theksuar se Izraeli do të marrë ndihmë të madhe sigurie për Shtetin e Izraelit, duke përfshirë ndihmën që forcon më tej aftësinë tonë luftarake.

 Kjo është raportuar nga mediat izraelite, duke cituar një deklaratë video të Netanyahu nga selia ushtarake Kirya e Forcave të Sigurisë izraelite në Tel Aviv.

Ora 19:54
Lufta në Rripin e Gazës, presidenti palestinez: Plani i Izraelit për të evakuuar Gazën nuk do të kalojë

1697619392_tha.jpg

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ( Abu Mazen ) tha se plani i Izraelit për të zhvendosur palestinezët nga atdheu i tyre nuk do të kalojë dhe se Palestina do ta përballet me të me çdo mjet.

Abu Mazen shprehu vlerësimin e tij për qëndrimet e vendeve arabe që kanë refuzuar shpërnguljen, duke nënvizuar se populli palestinez nuk do të gjunjëzohet dhe nuk do të dorëzohet deri sa të triumfojë.

 

Ora 19:28
Paralajmërimi i OKB-së: Rreziku i zgjerimit të konfliktit Izrael-Hamas është real

1697616015_rripiigazes.jpg

Koordinatori special i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Tor Ëennesland, deklaroin se rreziku për zgjerimin e konfiktit mes Izraelit dhe Hamasit është real dhe jashtëzakonisht I rrezikshëm.

“Kam frikë se jemi në prag të një humnere të thellë dhe të rrezikshme që mund të ndryshojë trajektoren e konfliktit izraelito-palestinez, nëse jo Lindjen e Mesme në tërësi”, deklaroi Tor Ëennesland, drejtuar Këshillit të Sigurimit.

"Rreziku i një zgjerimi të këtij konflikti është real, shumë shumë real dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm, shtoi ai. Që nga shpërthimi i armiqësive aktuale, ka qenë prioriteti im kryesor të punoj për të zvogëluar këtë kërcënim ekzistencial", tha ai.

Ora 19:25
Lufta në Rripin e Gazës, sirena alarmi në Tel Aviv dhe Izraelin qendror

1697561765_izrael.jpg

Sirenat e sulmit ajror kanë rënë në Tel Aviv dhe Izraelin qendror.

Ndrësa situate në Gaza vazhdon të jetë e tensionuar dhe kaotike që pas bombardimit të spitalit mbrëmë, ku qindra njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën.

 

 

 

Ora 19:13
Sulmi në spitalin në Gaza, familjet e pengjeve: Ndihma për ta është një shuplakë për dhimbjen tonë

1697632684_lisiiiiiii.jpg

Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe Personave të Zhdukur izraelitë ka kritikuar dritën jeshile të qeverisë për ndihmën humanitare në Gaza nëpërmjet Egjiptit, duke e quajtur atë një vendim të tmerrshëm.

"Në vend që të punonin për të forcuar besimin që u thye të shtunën e përgjakshme, zyrtarët qeveritarë vendosën të provokojnë familjet dhe të fusin gishtin në sytë e atyre që nuk kanë fjetur apo marrë frymë për dhjetë ditë," thanë ata duke njoftuar se do të shtojë protestat nëse vendimi nuk tërhiqet.

Ora 18:36
Ambasadori izraelit në BE: 7 tetori dita më e errët në histori që nga Holokausti

1697624412_konfliktiizraelitopalestinez.jpeg

Ambasadori izraelit në BE dhe NATO, Haim Regev e ka konsideruar 7 tetorin ditën më të errët në histori që nga Holokausti.

"Shtatë tetori 2023 është dita më e errët në historinë tonë që nga Holokausti. Në një akt të paprovokuar lufte, mbi një mijë terroristë u infiltruan në Izrael nga toka, deti dhe ajri në shumë vende dhe përparuan drejt komuniteteve izraelite dhe qendrave të popullsisë pranë Rripit të Gazës.

Kjo u krye në lidhje me gjuajtjen pa kriter të raketave kundër qyteteve dhe qyteteve në jug, qendrën e vendit dhe Jeruzalemin - deri më tani janë lëshuar më shumë se 6600 raketa dhe raketa - me qëllimin për të maksimizuar dëmin për civilët", kështu tha ambasadori izraelit në BE dhe NATO. 

 

Ora 14:39
Egjipti shpall tre ditë zi kombëtare për viktimat e sulmit në spitalin e Gazës

 

Presidenti Abdel Fattah El-Sisi shpalli tre ditë zi kombëtarë në të gjithë Egjiptin pas shpërthimit në spitalin Al-Ahli në Gaza , ku u vranë qindra njerëz, thuhet në një deklaratë të zyrës presidenciale egjiptiane.

“Presidenti Abdel Fattah El-Sisi, vendosi të shpallë 3 ditë zie kombëtare në të gjithë Republikën Arabe të Egjiptit për viktimat e pafajshme në bombardimin e spitalit Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës dhe për të gjithë dëshmorët e popullit vëlla palestinez”, thuhet në deklaratë.

Ora 14:22
Rritet numri i palestinezëve të vrarë, rreth 3,500 të vdekur që nga fillimi i luftimeve

1697433953_sulm.jpg

Të paktën 3,478 palestinezë janë vrarë dhe 12,000 të tjerë janë plagosur në Gaza, tha ministria palestineze e shëndetësisë. Sipas informacioneve, 471 persona vdiqën si pasojë e bombardimit të spitalit al Ahli.

Izraeli ka mohuar të gjitha akuzat për shpërthimin e spitalit, duke akuzuar Xhihadin Islamik Palestinez se raketat e lëshuara nga Gaza kanë dështuar duke çuar në shpërthimin masiv, raporton AlJazeera.

Xhihadi Islamik mohoi çdo përfshirje, duke fajësuar nga ana tjetër Izraelin.

Ora 14:06
Giorgia Meloni reagon për sulmin në spitalin e Gazës: Jam thellësisht e pikëlluar nga kjo ngjarje

1697630813_gio.jpg

Kryeministrja e Italisë shprehu të mërkurën dhimbjen e saj të thellë për bombardimin që vrau qindra njerëz në një spital në veri të Gazës, duke rinovuar thirrjen e saj për mbrojtjen e civilëve të kapur në mes të konfliktit 12-ditor.

“Jam thellësisht e pikëlluar nga ajo që ndodhi në spitalin Arab Al-Ahli në Gaza. Italia shpreh ngushëllimet e saj të thella për viktimat dhe afërsinë e saj me familjet dhe të plagosurit. Në pritje të konfirmimit përfundimtar mbi dinamikën e ngjarjeve, ne ripërtërijmë edhe një herë angazhimin tonë për të mbrojtur popullsinë civile, për të zgjidhur problemet më urgjente humanitare dhe për të siguruar një zgjidhje të shpejtë të kësaj krize”, tha Giorgia Meloni në një deklaratë.

Më shumë se 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza të martën vonë, tha një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës për Anadolu.

Ora 13:12
Putin: Sulmi në spitalin e Gazës është e tmerrshme! T’i japim fund sa më shpejt, të fokusohemi në fillimin e negociatave

1696529226_vladimirputin.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se nuk mendon se konflikti Izrael-Hamas do të përshkallëzohet në një luftë më të gjerë, duke bërë thirrje për fillimin e negociatave, raporton agjencia e lajmeve straitstime.

Putin ka folur edhe për bombardimet në spitalin e Gazës të cilat i quajti ngjarje të tmerrshme.

“Sa i përket bombardimit në spital, tragjedia e ndodhur atje është një ngjarje e tmerrshme. Qindra të vdekur dhe qindra të plagosur janë shifra katastrofike. Unë me të vërtetë shpresoj se ky do të jetë një sinjal se ne duhet t’i japim fund këtij konflikti sa më shpejt të jetë e mundur. Në çdo rast, duhet të fokusohemi në fillimin e negociatave. Kam përshtypjen se askush nuk dëshiron që kjo të vazhdojë, të zhvillohet konflikti dhe situata të përkeqësohet më tej. Sipas mendimit tim, lojtarët kryesorë, disa, sipas definicionit nuk duan, disa kanë frikë nga diçka por kam përshtypjen se praktikisht nuk ka lojtarë të gatshëm për të zhvilluar konfliktin dhe për ta kthyer atë në një luftë në shkallë të gjerë", tha Putin.

Zyrtarët palestinezë kanë fajësuar Izraelin për shpërthimin në spital. Izraeli ka pretenduar se shpërthimi ishte shkaktuar nga një lëshim i dështuar i raketës nga grupi militant Palestinez Xhihadi Islamik, i cili e mohoi fajin.

Ora 12:27
FOTO/ Kaos në spitalin e Gazës, operimet kryhen në dysheme pa anestezi

 

Në spitalin e Gazës shihen pamjet e rënda të pacientëve dhe të strehuarve të cilët po kalojnë momente tronditëse. Teksa ushtria izraelite pretendon se një raketë e Xhihadit Islamik goditi një spital në Gaza, duke vrarë qindra njerëz, Hezbollahu po bën thirrje për një sulm të ri ndaj tyre.

Një numër i madh i të plagosurve, si dhe trupat që u nxorrën pas sulmit, u transportuan në spitalin Al-Shifa, i cili u godit të mërkurën, siç dëshmojnë fotot tronditëse nga spitali. Të lënduarit presin ndihmë në katet e spitaleve, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe vetëm pak hapa më tutje ka shumë të vdekur të cilët janë sjellë me të gjitha mjetet në dispozicion.

Ambulancat raportohen se ende po i nxjerrin trupat, shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë, ndërsa numri i të lënduarve dhe lëndimeve të tyre i ka tejkaluar aftësitë e ekipeve mjekësore dhe ambulancave - thotë Ashraf Al-Qudra nga Ministria e Shëndetësisë palestineze, raporton agjencia e lajmeve ruse kurir.rs.

Ora 12:12
Takimi me Netanyahun, Biden: Numri i viktimave amerikanë nga sulmi i Hamasit është rritur në 31

1697623906_bidne.jpg

Presidenti amerikan, Joe Biden, konfirmoi se numri i të vdekurve amerikanë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit është rritur në 31 persona.

"Grupi terrorist Hamasi ka therur, është theksuar, mbi 1,300 njerëz dhe nuk është hiperbolë të sugjerohet se janë masakruar, masakruar -- duke përfshirë 31 amerikanë -- dhe ata kanë marrë peng shumë njerëz, përfshirë fëmijë", tha Biden.

Pas takimit të tij me kryeministrin Benjamin Netanyahu, Biden do të zhvillojë një takim më të gjerë me kabinetin e luftës të Izraelit, raporton CNN.

Ora 12:00
Von der Leyen: Asgjë nuk justifikon bombardimin e spitalit plot me civilë në Gaza

1697385610_ursulavonderleyen.jpg

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dënoi skenat e tmerrshme që pasuan një sulm vdekjeprurës në ambientet e spitalit në Gaza. Këtë ajo e tha në Parlamentin Europian në Strasburg.

“Asgjë nuk mund të justifikojë bombardimin e një spitali plot me civilë. Duhet të ketë një hetim të plotë të fakteve dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi", tha von der Leyen.

Lëvizja islamike palestineze Hamas akuzoi Izraelin për goditjen e spitalit, ndërsa ushtria izraelite ia atribuoi sulmin dështimit të një rakete nga grupi Palestinez Xhihadi Islamik.

Ora 11:47
Biden: Mizoritë e Hamasit e bëjnë ISIS-in të duket disi më racional

1697622426_hsal.jpg

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden,  ka shprehur sërish mbështetjen e tij dhe të gjithë amerikanëve për Izraelin.

"Doja të isha këtu sot për një arsye mjaft të thjeshtë, sepse dua që populli i Izraelit dhe të gjithë njerëzit e tjerë nëpër botë ta dinë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë afër Izraelit. Doja të vija personalisht dhe ta bëja të qartë këtë gjë për të gjithë”, tha Biden.

Presidenti dënoi sulmin e Hamasit të 7 tetorit ndaj Izraelit, duke thënë se grupi ka kryer mizori që e bëjnë ISIS-in të duket disi më racional. Netanyahu, nga ana e tij, falenderoi Biden për vizitën e tij, duke shtuar se "është vizita e parë e një presidenti amerikan në Izrael në një kohë lufte", raporton Thetimesofisrael.

"Vizita juaj këtu është vizita e parë e një presidenti amerikan në Izrael në një kohë lufte. Është thellësisht, thellësisht prekëse, flet për thellësinë e angazhimit tuaj personal ndaj Izraelit, flet për thellësinë e angazhimit tuaj personal ndaj të ardhmes së popullit hebre dhe shtetit të vetëm hebre. Kështu që unë e di që flas në emër të të gjithë popullit të Izraelit kur them faleminderit, zoti President. Ka vetëm një gjë më të mirë se të kesh një mik të vërtetë si ti që qëndron me Izraelin, dhe kjo është të jesh në Izrael", tha Netanyahu.

Izraeli është zotuar të zhdukë Hamasin, grupin islamik që kontrollon Gazën, në përgjigje të  sulmeve terroriste të 7 tetorit  që vranë 1,400 njerëz. 

Ora 11:35
Takimi me Netanyahun, Biden: Nga ato që kemi mësuar deri tani, duket sikur është bërë nga pala tjetër

1697621683_biden.jpg

Gjatë një takimi dypalësh me kryeministrin Benjamin Netanyahu, Presidenti Joe Biden i tha udhëheqësit izraelit se bombardimi vdekjeprurës i një spitali në Gaza duket sikur të ishte bërë nga vendi tjetër dhe jo nga Izraeli.

“Çështja është se unë isha thellësisht i trishtuar dhe i indinjuar nga shpërthimi i spitalit në Gaza dje, dhe në bazë të asaj që kam parë, duket sikur është bërë nga 'ekipi' tjetër, jo ju", tha Biden, raporton CNN. 

Autoritetet në Gaza kanë thënë se Izraeli qëndron pas shpërthimit vdekjeprurës në spital, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se inteligjenca e saj tregoi se një "lansim i dështuar i raketës" nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez ishte përgjegjës për shpërthimin që la qindra të vdekur. 

Ora 11:30
VIDEO/ Izraeli publikon audion ku dëgjohet se sulmi në spital u krye nga 'Xhihadi Islamik Palestinez': Nuk gjeti vend tjetër ku ta shpërthente?!

 

Izraeli mohon në mënyrë kategorike sulmin në spitalin në Gazaku u vranë mbi 500 persona. Së fundmi ata kanë publikuar një audio ku supozohet se tregon dy militantë të Hamasit duke diskutuar sulmin në spital. 

Po ashtu, Izraeli pretendon se audioja dëshmon se nuk ka lëshuar raketën që shkatërroi spitalin, dhe se në vend të kësaj ajo u hodh gabimisht nga Xhihadi Islamik Palestinez. Ky grup është i lidhur ngushtë me Hamasin. Ajo ka mohuar çdo përfshirje, ndërsa Hamasi dhe disa organizata ndihmash kanë fajësuar Izraelin, raporton The Guardian.

Transkripti i plotë i bisedës, sipas Izraelit: 

Militanti 1: Po ju them se është hera e parë që shohim një raketë si kjo të bjerë dhe prandaj themi se i përket Xhihadit Islamik Palestinez.

Militanti 2: Çfarë?

Militanti 1:  Ata thonë se i përket Xhihadit Islamik Palestinez.

Militanti 2:  Nga ne është?

Militanti 1:  Me duket!

Militanti 2:  Kush e thotë këtë?

Militanti 1:  Po thonë se prerjet e raketës janë copëza lokale dhe jo si copëzat izraelite.

Militanti 2:  Çfarë po thua [emri]?

Heshtje

Militanti 2:  Po Zoti e bekoftë, nuk mund të gjente vend tjetër për të shpërthyer?

Militanti 1:  Nuk ka rëndësi, po, [emri] e qëlluan nga varrezat pas spitalit.

Militanti 2:  Çfarë?!

Militanti 1:  E qëlluan duke ardhur nga varrezat pas spitalit al Ma'amadani dhe ajo shkrepi gabim dhe ra mbi ta.

Militanti 2:  Ka një varrezë pas saj?

Militanti 1:  Po, al Ma'amadani është pikërisht në kompleks.

Heshtje

Militanti 2:  Ku është kur hyn në kompleks?

Militanti 1:  Fillimisht hyni në kompleks dhe nuk shkoni në drejtim të qytetit dhe është në anën e djathtë të spitalit al Ma'amadani.

Militanti 2:  Po, e di.

Hamas terrorists in their own voices:

Listen to the conversation between Hamas operatives as they discuss the failed Islamic Jihad rocket launch on the Al-Ahli Baptist Hospital on October 17, 2023. pic.twitter.com/mz31MiePU3

— Israel ישראל ???????? (@Israel) October 18, 2023

 

Ora 11:19
Biden në Izrael, Netanyahu: Sulmi i 7 tetorit nga Hamasi, sikur të vriteshin 50 mijë amerikanë brenda një dite

1697620793_neta.jpg

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një deklaratë të përbashkët me presidentin amerikan, Joe Biden, e ka krahasuar sulmin e Hamasit me atë të 11 shtatorit në Amerikë. Ai tha se "duke pasur parasysh përmasat, do të ishte sikur të vrisje 50 mijë amerikanë brenda një dite, 20 herë 11 shtatorin".

“7 tetori është në përpjesëtim me njëzetfishin e 11 shtatorit. E di që ju ndani zemërimin tonë dhe vendosmërinë tonë për të sjellë pengjet në shtëpi, gjatë sulmit të nisur nga Hamasi u vranë 1400 izraelitë më 7 tetor dhe kjo në një vend ku ka më pak se 10 milionë njerëz. Duke pasur parasysh përmasat, do të ishte sikur të vrisje 50,000 amerikanë brenda një dite, 20 herë 11 shtatorin”, tha Netanyahu.

Ora 10:56
VIDEO/ 'Allahu Ekber', me flamuj palestinezë dhe turk protestuesit largohen me forcë nga policia! Sulmohet konsullata e Izraelit në Turqi! 63 plagosur

1697619392_tha.jpg

Mijëra protestues kanë dalë ditën e djeshme në rrugët e Stambollit, duke bërë thirrje për tërheqjen e Izraelit nga Palestina pas sulmit të rëndë në spitalin e Gazës. Protestuesit kanë shkuar drejt konsullatës izraelite dhe kanë fajësuar ushtrinë për goditjen në spitalin e Gazës ditën e djeshme.

Me flamunj palestinezë dhe turk, protestuesit thërrisnin “Allahu Ekbar” dhe gjatë protestës janë konfliktuar ashpër me policinë. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë me forcë në konsullat, por policia turke i ka shpërndarë me forcë deri aty sa ka angazhuar dhe autobotet me ujë për t’i larguar, raporton agjencia e lajmeve cnbc.

Sipas një deklarate nga prefektura, 63 persona, duke përfshirë 43 oficerë, u plagosën gjatë demonstratës

Konflikti filloi të shtunën e kaluar kur Hamasi nisi Operacionin Al-Aksa Flood kundër Izraelit, një sulm i papritur i shumëfishtë duke përfshirë një breshëri lëshimesh raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit. 

Urgent: Thousands of Turks are attacking the Israeli occupation embassy in Istanbul now after the massacre committed by the occupation in Gaza ????????????????https://t.co/jUTJIuu9va#IsraelUnderAttack #israel #Gaza #Hamas #IsraelPalestinewar #idf #AlQassamBrigades #Palestine #Hezbollah pic.twitter.com/jzH1Ku3iDB

— John Spectator (@johnspectator) October 17, 2023

 

Ora 10:50
Paralajmërimi i Hamasit: Hezbollahu po përgatitet për një luftë të madhe

1697619026_pol.jpg

Një përfaqësues i lartë i Hamasit në Liban, deklaron se grupet militante të mbështetura nga Irani, Hamas dhe Hezbollah po koordinojnë nga afër hapat e tyre të ardhshëm në luftën kundër Izraelit. 

Ahmed Abdul-Hadi, kreu i byrosë politike të Hamasit në Bejrut, këmbënguli se Hamasi me bazë në Gaza nuk i kishte dhënë aleatit të tij Hezbollahut asnjë njoftim paraprak për sulmet e tij kundër Izraelit më 7 tetor, të cilat vranë më shumë se 1,400 njerëz, raporton Politico.

“Ne kemi marrëdhënie shumë të forta me Hezbollahun. Ne kemi bashkëpunuar me Hezbollahun para sulmit ndaj Izraelit dhe më pas dhe tani jemi në bashkëpunim të plotë”, tha Hadi.

Pavarësisht kësaj, ai u shpreh se ka një bashkëpunim të vazhdueshëm midis dy grupeve, duke theksuar se Hezbollahu tani ishte i përgatitur për një luftë të madhe kundër Izraelit në veri, ndërsa Hamasi do të vijojë veprimtarinë në Gaza. 

Ora 10:24
VIDEO/ Pak orë para masakrës në spitalin e Gazës, publikohet videoja ku shihen fëmijët duke luajtur dhe kënduar

1697617479_vdie.jpg

Një video tronditëse nga Spitali Baptist Al-Ahli në Gaza rreth 20 orë para sulmit të përgjakshëm me qindra të vdekur dhe të plagosur mbrëmjen e së martës, është bërë publike nga agjencia e lajmeve turke Anadolu Agency.

Në këtë video, fëmijët e vegjël mund të shihen duke luajtur lojëra dhe duke kënduar, pa e ditur se në orët në vijim ky spital do të jetë objektivi i sulmit më vdekjeprurës në Gaza në 15 vitet e fundit.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, të paktën 500 kanë vdekur nga sulmi i së martës. Pas sulmit, forcat e armatosura izraelite dhe Hamasi fajësuan njëra-tjetrën, me Tel Aviv që argumentoi se ishte një sulm nga Xhihadi Islamik. 

 

Ora 10:20
Borrell: Mbrojtja e Izraelit duhet të ketë kufij! Duhet të dënojmë sulmet terroriste, por edhe ato kundër palestinezëve

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian theksoi se e drejta për mbrojtje nga Izraeli duht të ketë kufi.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet, si çdo vend që sulmohet në atë mënyrë, por ne jemi të gjithë të bashkuar duke thënë se e drejta për mbrojtje ka kufij, në këtë rast të sanksionuar nga e drejta ndërkombëtare humanitare”, tha ai.

"Ne duhet të dënojmë sulmet terroriste kundër Izraelit, por edhe sulmet kundër civilëve palestinezë", shtoi ai. 

"Ne nuk mund t'i bëjmë të gjithë banorët e Gazës përgjegjës për Hamasin. Për ne, Hamasi është një organizatë terroriste që nuk ka dashur kurrë paqe, por vetëm shkatërrim",  përsëriti Borrell.

 

Ora 10:17
Lufta/ OBSH: Situata po del jashtë kontrollit në Gaza

"Situata në Gaza po del jashtë kontrollit . Çdo sekondë që marrim ndihmë mjekësore, humbasim jetë." Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

"Furnizimet e OBSH-së janë bllokuar në kufi për katër ditë. Ne kemi nevojë për qasje të menjëhershme për të filluar dërgimin e furnizimeve për të shpëtuar jetën. Ne kemi nevojë që dhuna të ndalet nga të gjitha anët," shtoi ai.

Ora 10:15
Ushtria izraelite krijon një zonë humanitare në Rripin e Gazës

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar krijimin e një zone humanitare në Rripin e Gazës ku do të dërgohen ndihma humanitare për palestinezët. Njoftimi vjen pas disa ditësh negociatash me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden mbërriti në Izrael. Zona humanitare do të krijohet në zonën Al-Mawasi, pranë Khan Younis, ku "do të ofrohet ndihma humanitare ndërkombëtare sipas nevojës".

Ora 10:05
Konflikti Izrael-Palestinë, Presidenti Joe Biden mbërrin në Tel Aviv

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden  ka mbërritur në Tel Aviv për një vizitë zyrtare në Izrael. Mes protestave pas shpërthimit vdekjeprurës në një spital në Gaza, zyrtarët izraelitë dhe palestinezë shkëmbejnë akuzat se kush ishte fajtori. Shpërthimi shënon një fazë të re të rrezikshme në luftën e Izraelit me Hamasin, e cila kërcënon të  përhapet në rajon. Me vizitën e tij, Biden kërkon të demonstrojë mbështetje të vendosur për Izraelin, ndërsa ai punon për të eleminuar Hamasin, duke kërkuar gjithashtu mënyra për të lehtësuar vuajtjet në Gaza.

Biden u prit nga kryeministri Benjamin Netanyahu me të cilin do të zhvillojë edhe një takim ku do të diskutojnë mbi situatën e krijuar në Rripin e Gazës. 

WATCH LIVE: Prime Minister Benjamin Netanyahu and President Isaac Herzog welcome President of the United States Joe Biden upon his arrival to Israel. https://t.co/S5x2JFtwOr

— Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) October 18, 2023

 

Ora 09:51
Izraeli publikon fotot e sulmit në Gaza: Nuk e shkaktuam ne shpërthimin në spital

1697615511_he.jpg

Mbi 500 persona humbën jetën nga sulmi në një spital në Gaza ndërkohë që si Izraeli dhe Hamas kanë akuzuara njëra-tjetrën. Ushtria izraelite konfirmoi pas një kontrolli të sistemeve të mbikëqyrjes nuk ishin raketat izraelite por raketat e Xhihadit Islamik që goditën një spital në Gaza mbrëmjen e së martës.

Gjatë konferencës për shtyp Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se ata kishin tashmë informacione të mjaftueshme ku tregojnë se Izraeli nuk kishte goditur spitalin.

“Tani kemi informacione të mjaftueshme, na është dashur kohë, por duhet të themi të vërtetën, spitali nuk është goditur nga izraelitët”, tha gjatë konferencës për shtyp Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, raporton The Guardian.

Ai gjithashtu shtoi se në orët në vazhdim ata do të kenë dëshmi përsa i përket pretendimeve të tyre dhe se do të publikojnë biseda në gjuhën arabe që tregojnë se ishte Xhihadi Islamik

“Në orët e ardhshme do të ofrojmë dëshmi për pretendimet tona. Në kohën e të shtënave nuk po udhëhiqnim kurrfarë operacioni ajror në afërsi të spitalit dhe raketat që goditën objektin nuk ishin tonat”, tha ndër tjera Hagari duke shtuar se ushtria do të publikojë “bisedat në gjuhën arabe që tregojnë se ishte Xhihadi Islamik”, tha Hagari.

Ora 09:34
U morën peng, Hamasi poston foton e tmerrshme të vajzave dhe ish-bashkëshortit! Nëna kërkon ndihmë nga inteligjenca izraelite

1697614486_shash.jpg

Një nënë e shqetësuar izraelite po lufton për lirimin e dy vajzave të saj pasi Hamasi publikoi një imazh shqetësues që tregonte se ato që mbaheshin rob nga Hamasi. Vajzat e Maayan Fin u rrëmbyen brutalisht javën e kaluar së bashku me babain e tyre kur terroristët e armatosur të Hamasit hynë në Izrael duke vrarë qindra civilë.

Dafna Elyakim, 15-vjeç dhe Ela Elyakim 8-vjeç, jetojnë me babanë e tyre Noam Elyakim, 48-vjeç në jug të Izraelit. Familja u kap gjatë sulmeve të 7 tetorit. Maayan nuk kishte dëgjuar asnjë lajm për fatin e tyre derisa një imazh u shpërnda në internet, ku tregonte vajzën e saj Dafna ulur në një dyshek, veshur me pizhame dhe e përlotur duke mbajtur një dorë në fytyrë. 

Teksti arab në imazh thoshte: 'Vish rrobat dhe lutu".

Në një tjetër foto u shfaqën vajzat së bashku, Dafna duket se shikon motrën e saj më të vogël Elën e cila shfaqet e trullosur. Një video tjetër u shfaq më vonë ku tregohet ish-bashkëshorti i saj i dhunuar, së bashku me të dashurën e tij dhe djalin e saj Tomer Eliaz, 17 vjeç, si dhe dy vajzat e saj. Të paktën dy terroristë të armatosur ndodhen në dhomë, raporton express.co.

Ish-burri i Maayan, Noam, shihet i gjakosur rëndë nga një plagë në këmbë, gjaku është përhapur në dysheme. Djali i Diklës, Tomar, duket i tronditur. Maayan u kontaktua nga inteligjenca izraelite për informacion rreth familjes së saj. Ajo mori gjithashtu një telefonatë nga Sara Netanyahu, gruaja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Një anëtar i ushtrisë i tha Maayan se IDF nuk mund të verifikonte që familja e saj ishte në Gaza, por se gjendja e saj ishte më e mirë se disa të tjera, sepse ajo të paktën kishte prova që vajzat e saj ishin ende gjallë.

Mesazhi i saj për Hamasin ishte: "Vajzat e mia po edukoheshin për të dashur njerëzit në Gaza. Hamasi nuk ka nevojë për fëmijët. Ata nuk bënë asgjë. Ata nuk janë ushtarë. Ata janë civilë, duhet t'i lirojnë sepse nuk janë të përfshirë në këtë luftë.Ata ranë për të fjetur të premten mbrëma dhe u zgjuan duke parë një sulm terrorist në mëngjes, diçka që nuk është në kontrollin e tyre. Ata nuk kanë bërë asgjë të keqe. Ata nuk e meritojnë të jenë pjesë e saj".

 

Ora 09:23
Zyrtarja e OKB-së paralajmëron për spastrim etnik të palestinezëve nga Izraeli

1697214297_gaza.JPG

Palestinezët janë në rrezik të madh të “spastrimit etnik masiv” nga Izraeli, sipas një zyrtareje të të drejtave të njeriut të OKB-së. Në vazhdën e fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, Raportuesja e OKB-së Francesca Albanese tha se palestinezët nuk janë të sigurt në Gaza.

“Izraeli ka kryer tashmë spastrim etnik masiv të palestinezëve nën vrazhdën e luftës. Përsëri, në emër të vetëmbrojtjes, Izraeli po kërkon të justifikojë atë që do të përbënte spastrim etnik”, tha Albanese në një njoftim për shtyp të shtunën, duke iu referuar qindra mijëra palestinezëve që u dëbuan ose u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në luftërat me Izraelin në 1948 dhe 1967.

Të paktën 2,778 palestinezë janë vrarë në Gaza nga bombardimet izraelite që nga e hëna, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës. Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara Gilad Erdan hodhi poshtë pretendimet e Albanese në një intervistë për CNN.

Gjatë një fushate të mëparshme ushtarake izraelite në Gaza në vitin 2014, Albanese tha në Facebook se: “Amerika dhe Europa, njëra prej tyre e nënshtruar nga Lobi Hebraik dhe tjetra nga ndjenja e fajit për Holokaustin, po mënjanohen.

Ora 09:14
VIDEO/ Sulm me raketa në Tel Aviv, vajza pëson krizë nervore e frikësuar nga sulmet e Hamasit, banorët mundohen ta qetësojnë

1697613156_fikr.jpg

Një video është rregjistruar në media kur një vajzë në Tel Aviv, të Izraelit ka përjetuar momente të vështira gjatë sulmit të Hamasit ditën e djeshme. Vajza e shqetësur shihet nga pamjet kur pëson një krizë nervore nga frika e raketave. Disa prej banorëve të pallatit, ku e reja qëndron e ulur, mundohen ta qetësojnë por ajo vijon të shprehet se është e frikësuar.

Ditën e djeshme Hamasi kryer sulme të reja me raketa kundër qyteteve izraelite. Tel Avivi dhe Sderot sipas mediave janë dy vendet, ku është tentuar gjatë gjithë mbrëmjes të kryhen sulme nga terroristët, raporton Protothema.

Ditën e djeshme është shënuar dhe episode me delegacionin e kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili përjetoi momente paniku në aeroport përpara se të nisej nga Tel Avivi për në Kajro për shkak të një alarmi rakete. Kancelari udhëtoi për në Izrael pas sulmeve të Hamasit.

 

 

Ora 08:25
Pentagoni: SHBA-ja ofron sisteme të sigurisë për të eliminuar Hamasin, jo për të vrarë civilë

1697610348_penta.jpg

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes deklaron se po ofron sisteme sigurie për Izraelin për të eliminuar grupin palestinez Hamas dhe kjo nuk do të thotë vrasje e civilëve të pafajshëm në Palestinë. 

"Ne me siguri po i japim Izraelit sistemet e sigurisë që duhet të heqë dhe të shtyjë në mënyrë efektive Hamasin në Gaza...Kjo nuk do të thotë vrasje e civilëve të pafajshëm", tha zëvendës sekretarja e shtypit Sabrina Singh në një konferencë për shtyp.

Komentet e saj erdhën si përgjigje ndaj një pyetjeje në lidhje me raportet për një sulm izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli Arabi në Gaza, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

"Unë jam në dijeni të raporteve, por nuk kam asgjë për të ofruar më tej në këtë moment", tha Singh për sulmin e raportuar, i cili la qindra njerëz të vdekur.

Singh vuri në dukje se zyrtarët amerikanë vazhdojnë kontaktet e tyre me izraelitët për të siguruar që civilët në Gaza të kenë atë që u nevojitet dhe të mund të evakuohen në zona të sigurta.

Më shumë se 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Al-Ahli të martën vonë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al-Qudra për Anadolu.

Ora 08:19
Ushtria izraelite: Kemi vrarë dy drejtues të lartë të Hamasit në Gaza

1697449823_hez.jpg

Ushtria izraelite tha se kishte vrarë dy liderë të lartë të Hamasit në sulmet në Rripin e Gazës. Ata raportuan se i pari është Muhammad Awdallah komandanti i sistemit raketor antitank të Brigadës së qytetit të Gazës dhe i dyti është Akram Hijazi i Forcave Detare të Hamasit, përgjegjës për drejtimin e sulmeve terroriste ndaj Izraelit nga Gaza.

Ora 07:59
'Ne japim gjakun dhe shpirtin tonë për Gazën', qindra njerëz protestojnë në Libi, shkak masakra në spital

1697609129_ndalesa.jpg

Qindra njerëz në qytetet e Libisë protestuan për masakrën e spitalit të Gazës. Në qytetin Tripoli, qindra protestues të të gjitha moshave, me flamuj palestinezë në duar marshuan drejt qendrës së qytetit para se të mbidheshin në  Sheshin e Dëshmorëve. 

“Ne japim gjakun dhe shpirtin tonë për Gazën”, kënduan ata në Tripoli dhe gjithashtu në Misurata, e cila është 200 kilometra larg kryeqytetit. 

Më herët, Abdulhamid Dbeibah, kryeministri i qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Libisë me bazë në Tripoli, dënoi sulmin në spital, duke e quajtur atë një "krim të neveritshëm".

Ora 07:47
Biden anulon vizitën e tij në Jordani, shkak sulmi në spitalin e Gazës

1697044209_joebiden.webp

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka anuluar vizitën e tij njëditore në Lindjen e Mesme, pasi presidenti palestinez, Mahmud Abbas dhe Ministria e Jashtme jordaneze anuluan takimet për shkak të sulmit në një spital në Gaza. 

Këtë vendim Biden e mori pas konsultimit me mbretin jordanez Abdullah II, tha një zyrtar amerikan. 

“Pas konsultimit me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe shpalljes së ditës së zisë nga Presidenti Abbas i Autoritetit Palestinez, Presidenti Biden do të shtyjë udhëtimin e tij në Jordani dhe takimin e tij të planifikuar me këta dy liderë dhe presidentin egjiptian Sisi”, thuhet në një njoftim nga Shtëpia e Bardhë.

Ora 07:30
Masakra në Rripin e Gazës, Izraeli publikon videon: Raketa ishte palestineze

1697606942_lufta.jpg

Pak orë pas masakrës në spital, ushtria izraelite publikoi një video ku shihet rënia e një rakete që shpërthen mbi Rripin e Gazës. Mbrëmjen e djeshme sipas Hamasit, në bombardimet izraelite të Spitalit Baptist Al-Ahli Arabi në qytetin e Gazës humbën jetën të paktën 500 persona. 

Qindra palestinezë dolën në rrugët e Nablus, Tulkarem dhe Jenin në Bregun Perëndimor pas masakrës në spitalin e Gazës për të cilin Hamasi fajëson Izraelin. Por Izraeli ka deklaruar se raketa ishte palestineze.

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka shpallur tre ditë zie pas sulmit ajror vdekjeprurës në Spitalin Baptist Al-Ahli Arabi të Gazës, njoftuan mediat shtetërore.

 

Ora 07:18
SHBA këshillon qytetarët amerikanë: Mos udhëtoni në Liban

1697606386_sa.jpg

Shtetet e Bashkuara po këshillojnë zyrtarisht qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimet në Liban, për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme që po vazhdojnë të përkeqësohen çdo ditë e më shumë. 

"Mos udhëtoni në Liban. Qytetarët amerikanë duhet të shmangin demonstratat dhe të kenë kujdes nëse ndodhen pranë tubimeve ose protestave të mëdha, pasi disa prej tyre janë kthyer në protesta të dhunshme”, thuhej në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqipfolsit proizraelit: 18/10/2023 23:55

    vuajne nga kompleksi i inferioretetit dhe ecin me moton___te duash izraelin____do te thote te duash ameriken.

    Përgjigju
  • Arben: 18/10/2023 09:28

    Me siguri Hamasi qendron pas ketij akti kriminal. Sepse eshte e pamundur qe te beje nje akt te tille nje shtet i cili ka njohur Kosoven! Kush njeh Kosoven eshte ne anen e duhur te historise dhe nuk mund ta perlyeje veten me krime te tilla!

    Përgjigju
    • Toko: 18/10/2023 15:37

      Hahahahaaaaa

  • Shkodrani-Belgjikë: 18/10/2023 09:17

    Israeli shtet kriminel, Natanjahu duhet të shkoje ne hagë. Edhe gomari e di që është luftë feje, Amerika i del për zot izraelit, EU mundohet të distancohet por nuk mundet. Mir ja ka ba hitleri këtyre, do kete shum probleme EU në këtë koh që ka shumë arab.

    Përgjigju
  • Tutu: 18/10/2023 08:27

    Nuk ka rendesi marka ku eshte prodhuar raketa, rendesi ka kush e perdor..shin beti njihet per keto lloj marifetesh.. Izraeli eshte shtet , ndaj nuk te bejne lufte bandash.. cfaj kane banoret e Gaza qe nuk kane asnje lidhje me kete lufte ??!!…

    Përgjigju
  • G'joni: 18/10/2023 08:06

    Ky eshte Izraeli i krimit qe bota e civilizuar e perkrah!Hamasi nuk ka shanc te bojn ket masaker veç kriminelet Izrailit e bojne.

    Përgjigju
  • Cifuti: 18/10/2023 07:46

    Tani keta cifutat duan te Ashtrojne boten gjasme nuk e kane bombarduar ata spitalin ? Rrace me te ndyre nuk paska ne bote , ata jane e keqja e botes sepse be cdo vend qe ka lufte ka cifut

    Përgjigju
    • Lomi: 18/10/2023 13:20

      Shihi mir fotot e sotshme, spitali i paprekur, vetem 6 makina te demtuara ne parking, gjith provat tregojn qe ishte rraket e hamasit defektoze. Genjeshtra islame

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?