Një nënë e shqetësuar izraelite po lufton për lirimin e dy vajzave të saj pasi Hamasi publikoi një imazh shqetësues që tregonte se ato që mbaheshin rob nga Hamasi. Vajzat e Maayan Fin u rrëmbyen brutalisht javën e kaluar së bashku me babain e tyre kur terroristët e armatosur të Hamasit hynë në Izrael duke vrarë qindra civilë.
Dafna Elyakim, 15-vjeç dhe Ela Elyakim 8-vjeç, jetojnë me babanë e tyre Noam Elyakim, 48-vjeç në jug të Izraelit. Familja u kap gjatë sulmeve të 7 tetorit. Maayan nuk kishte dëgjuar asnjë lajm për fatin e tyre derisa një imazh u shpërnda në internet, ku tregonte vajzën e saj Dafna ulur në një dyshek, veshur me pizhame dhe e përlotur duke mbajtur një dorë në fytyrë.
Teksti arab në imazh thoshte: 'Vish rrobat dhe lutu".
Në një tjetër foto u shfaqën vajzat së bashku, Dafna duket se shikon motrën e saj më të vogël Elën e cila shfaqet e trullosur. Një video tjetër u shfaq më vonë ku tregohet ish-bashkëshorti i saj i dhunuar, së bashku me të dashurën e tij dhe djalin e saj Tomer Eliaz, 17 vjeç, si dhe dy vajzat e saj. Të paktën dy terroristë të armatosur ndodhen në dhomë, raporton express.co.
Ish-burri i Maayan, Noam, shihet i gjakosur rëndë nga një plagë në këmbë, gjaku është përhapur në dysheme. Djali i Diklës, Tomar, duket i tronditur. Maayan u kontaktua nga inteligjenca izraelite për informacion rreth familjes së saj. Ajo mori gjithashtu një telefonatë nga Sara Netanyahu, gruaja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Një anëtar i ushtrisë i tha Maayan se IDF nuk mund të verifikonte që familja e saj ishte në Gaza, por se gjendja e saj ishte më e mirë se disa të tjera, sepse ajo të paktën kishte prova që vajzat e saj ishin ende gjallë.
Mesazhi i saj për Hamasin ishte: "Vajzat e mia po edukoheshin për të dashur njerëzit në Gaza. Hamasi nuk ka nevojë për fëmijët. Ata nuk bënë asgjë. Ata nuk janë ushtarë. Ata janë civilë, duhet t'i lirojnë sepse nuk janë të përfshirë në këtë luftë.Ata ranë për të fjetur të premten mbrëma dhe u zgjuan duke parë një sulm terrorist në mëngjes, diçka që nuk është në kontrollin e tyre. Ata nuk kanë bërë asgjë të keqe. Ata nuk e meritojnë të jenë pjesë e saj".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Egjipti konfirmon marrëveshjen me Izraelin për hyrjen e ndihmave në Gaza! Sulmi në spital do të hetohet nga OKB! Sirena alarmi në Tel Aviv
S.S//ReportTv.al