Dërgesa e mundshme e raketave amerikane Tomahawk në Ukrainë në Kiev është "jashtëzakonisht shqetësuese" për Rusinë, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë me televizionin rus.
"Janë bërë shumë deklarata, ato ende duhet të shqyrtohen dhe ne po i regjistrojmë të gjitha me kujdes. Çështja Tomahaëk është veçanërisht çështje ndjeshme dhe presidenti ka folur tashmë për të. Është një armë speciale; mund të jetë jo-bërthamore ose bërthamore. Rrezja e gjatë e armës është serioze, por në të njëjtën kohë, nuk mund ta ndryshojë situatën në vijën e frontit", tha Peskov.
Lidhur me perspektivat e konfliktit Peskov nënvizoi se "ata vazhdojnë të përsërisin gatishmërinë për një zgjidhje paqësore dhe dëgjojmë se edhe Trump po flet vazhdimisht për nevojën për t'u ulur në tryezën e negociatave.
Përfundimi që nxjerrim nga kjo është se ai ende ka vullnetin politik. Por evropianët dhe regjimi i Kievit po demonstrojnë mungesën e tyre të plotë të gatishmërisë për të bërë diçka në këtë drejtim", tha Peskov.
Ndërkohë Presidenti ukrainas Volodymyr ka deklaruar se Rusia po i intensifikon sulmet e saj ndaj Ukrainës, duke përfituar nga shpërqendrimi i botës nga lufta në Gaza.
"Moska po i lejon vetes të përshkallëzojë sulmet dhe po shfrytëzon hapur fokusin e botës në sigurimin e paqes në Lindjen e Mesme. Pikërisht për këtë arsye, ajo nuk mund të lejojë asnjë lehtësim të presionit. Sanksionet, tarifat, veprimi i përbashkët kundër blerësve të naftës ruse që po financojnë këtë luftë - të gjitha duhet të mbeten në tryezë", tha Zelensky teksa shtoi se kjo është pikërisht ajo që mund të hapë rrugën për një paqe të qëndrueshme për Evropën, "paralelisht me procesin e paqes në Lindjen e Mesme".
Vetëm gjatë kësaj jave bëhet me dije se Rusia ka lëshuar mbi 3,100 dronë, 92 raketa dhe afërsisht 1,360 bomba me precizion të lartë në Ukrainë.
"Rusia vazhdon terrorin e saj ajror ndaj qyteteve dhe komuniteteve tona, duke intensifikuar sulmet ndaj energjisë sonë. Imoraliteti i krimeve është i tillë që rusët vrasin civilë çdo ditë”, tha ai.
Në një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron, Zelensky theksoi nevojën e vendit të tij për më shumë sisteme dhe raketa mbrojtëse ajrore.
"Jam mirënjohës ndaj Francës për angazhimin e saj për të mbrojtur jetën. Gjatë kësaj bisede informova Macron për nevojat tona prioritare, kryesisht sistemet dhe raketat e mbrojtjes ajrore", tha Macron.
Foto: Emmanuel Macron dhe Volodymyr Zelensky
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij Emmanuel Macron, duke theksuar nevojën e Ukrainës për më shumë sisteme dhe raketa mbrojtëse ajrore.
"Jam mirënjohës ndaj Francës për angazhimin e saj për të mbrojtur jetën. Gjatë kësaj bisede informova Macron për nevojat tona prioritare, kryesisht sistemet dhe raketat e mbrojtjes ajrore. Rusia tani po shfrytëzon momentin, faktin se Lindja e Mesme dhe çështjet e brendshme të secilit vend po marrin vëmendjen maksimale", tha Zelensky në X, duke shtuar se "sulmet ruse janë bërë edhe më frikacake.
Lideri ukrainas nënvizoi se dy vendet po punojnë për të zgjeruar iniciativën PURL" për blerjet e armëve.
"Ne gjithashtu kemi koordinuar kontaktet tona me partnerë të tjerë dhe iniciativat tona diplomatike për javët e ardhshme. Po punojmë për të rritur presionin ndaj Rusisë", tha ai.
Ndërkohë edhe Macron përmes një postimi në X shkroi se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë teksa dënoi ashpër sulmet ruse sidomos në infrastrukturën kritike.
"Ndërsa marrëveshja e arritur në Gaza ofron shpresë për paqe në Lindjen e Mesme, lufta në Ukrainë duhet të përfundojë gjithashtu. Nëse Rusia vazhdon në kokëfortësinë e saj luftarake dhe refuzimin e saj për t'u ulur në tryezën e negociatave, ajo do të duhet të paguajë çmimin. Franca dënon sulmet ruse kundër infrastrukturës kritike të Ukrainës, të cilat në mënyrë efektive po synojnë popullsinë civile ndërsa afrohet dimri. Ne po vlerësojmë me partnerët tanë ofrimin e ndihmës së nevojshme për të rivendosur dhe garantuar shërbimet bazë. Franca është më shumë se kurrë në anën e Ukrainës dhe po mobilizohet në kuadër të Koalicionit të të Gatshmëve", tha Macron.
Komente
