Rusia ka dërguar rreth 10,000 emigrantë të natyralizuar së fundmi në vijat e frontit në Ukrainë, pasi ka shtuar përpjekjet për të zbatuar regjistrimin për shërbimin ushtarak midis qytetarëve të saj të rinj, siç kërkohet nga Kushtetuta.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Komitetit Hetues të Federatës Ruse, Oleksandr Bastrykin, raporton Interfax.
Bastrykin shpjegoi se më shumë se 30,000 të huaj të cilëve u është dhënë së fundmi shtetësia ruse nuk janë regjistruar për shërbimin ushtarak.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në ndërtesën Europa në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Ai u prit nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Gjatë këtij samiti ai tha se duhet të përgatitemi për një samit të dytë të paqes.
Hungaria nuk mbështet as Ukrainën dhe as Rusinë në konflikt, por një zgjidhje paqësore, tha kryeministri hungarez Viktor Orban pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron.
Gjatë takimit me presidentin francez, Orban u shpreh se Hungaria është një vend që nuk e mbështet luftën, pasi është kundër saj.
"I thashë presidentit qartë se Hungaria nuk po punon për Ukrainën apo Rusinë, por për paqen. Hungaria nuk është kundër këtij apo atij vendi, Hungaria është kundër luftës", tha Orban.
Foto: Volodymyr Zelensky dhe Charles Michel
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në ndërtesën Europa në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Ai u prit nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Gjatë këtij samiti ai tha se duhet të përgatitemi për një samit të dytë të paqes.
"Tani ne duhet të përgatitemi për një samit të dytë të paqes, është shumë e rëndësishme dhe unë do ta diskutoj atë me liderët", tha Volodymyr Zelensky.
“Duhet të ndërmarrim hapat e ardhshëm, që është një plan i detajuar, ta vendosim në tavolinë dhe duhet ta bëjmë në muajt e ardhshëm, sepse nuk kemi shumë kohë. Ka të vdekur dhe të lënduar në terren. Nuk duam që konflikti të zgjasë me vite, por Moska synon ta zgjasë atë. Ne duam negociata të hapura, jo të fshehta", theksoi ai.
Gjithashtu pas mbërritjes në Bruksel me anë të një postimi në Telegram Zelensky shkroi:
"Ne do të nënshkruajmë tre marrëveshje sigurie njëherësh, njëra prej tyre me Bashkimin Evropian në tërësi. Për herë të parë, kjo marrëveshje do të vendosë angazhimin e të 27 vendeve anëtare për t'i ofruar Ukrainës mbështetje të gjerë, pavarësisht çdo ndryshimi institucional brenda BE-së.
Në ditët e fundit Ukraina ka filluar negociatat për anëtarësimin në BE. Sot jam në Bruksel për të marrë pjesë në një takim të Këshillit Evropian dhe për të falënderuar të gjithë liderët evropianë për unitetin e tyre dhe për konfirmimin e pakthyeshmërisë së rrugës sonë evropiane. Çdo hap na afron më shumë me qëllimin tonë historik për paqen dhe prosperitetin në një shtëpi të përbashkët evropiane”,përfundon ai.
Keto bisedime qe kerkon ti tani o zelo jane pa vlere sepse nese do ta beje dy vjet para do shpetone jeten e mijera djemve dhe shkaterrimin e vendit por te mbushen mendjen amerikanet dhe anglezet se do fitoje luften me Rusin dhe ky eshte perfundimi vetem shkaterrim
Përgjigju