Lufta, pritet ndikim negativ në turizëm në Shqipëri! Operatorja turistike në Vlorë: Asnjë rezervim nga dy vendet në konflikt! Kreu i tur-operatorëve: Një vit më parë 40 mijë turistë ukrainas në Vlorë

1 Mars 2022, 16:16| Përditesimi: 1 Mars 2022, 16:35

  • Share

Agjencitë turistike dhe pronarët e hoteleve në Vlorë nuk kanë marrë asnjë rezervim nga Ukraina për shkak të luftës. Elona Zinxhiria administratore e një agjencie turistike sqaron se çdo vit në fund të shkurtit dhe fillim të marsit kryheshin rezervimet e para.

"Nga Maji deri në tetor kemi pasur gjithmonë turistë nga Ukraina dhe Rusia. Këtë vit nuk kemi asnjë rezervim nga klientët e rregull", tha Elona Zinxhira.

Kreu i shoqatës së tur-operatorëve në Vlorë, Vasil Bedinaj tha se pritshmëritë për turistë gjatë sezonit të verës janë të pakta edhe nëse luftimet mbyllen shpejt.

"Ne do ta ndjejmë mungesën e tyre, nuk pretendojmë se kontratat do qendrojnë, sepse dihet në fund të çdo kontrate shkruhet për shkak të katastrofave natyrore apo luftërave kontratat bien automatikisht", u shpreh ai.

Por turizmi do të preket edhe nga sanksionet e qeverisë shqiptare ndaj Rusisë.

"Dihet se këtë verë do të ketë humbje të madhe në sektorin e turizmit e sidomos për Vlorën sepse si rusët ashtu dhe ukrainasit e kishin Vlorën si destinacion të parë", tha Bedinaj.

Jugu i vendit në pese vitet e fundit ka pasur numër në rritje te turisteve nga Ukraina, ku vetëm gjate verës se kaluar ne Vlore pushuan rreth 40 mije turistë ukrainas.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?