Rusia ka propozuar një raund të dytë negociatash të drejtpërdrejta me Ukrainën më 2 qershor në Stamboll për të paraqitur memorandumin e saj mbi procesin e paqes. Kjo ishte deklarata e Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov, sipas La Repubblica.
Ndërkohë, presidenti i SHBA-së Donald Trump teksa foli për negociatat Rusi-Ukrainë i dha një goditje të re Presidentit Vladimir Putin.
‘Brenda dy javësh do ta dimë nëse Putini po tallet me ne. Ajo që Putini nuk kupton është se ai po luan me zjarrin!', ky është paralajmërimi që Donald Trump i ka drejtuar liderit të Kremlinit përmes rrjetit të tij social, Truth.
Presidenti amerikan po shqyrton mundësinë për të vendosur sanksione ndaj Moskës që këtë javë, i zhgënjyer nga sulmet e vazhdueshme të ushtrisë ruse ndaj Ukrainës dhe nga ngadalësia e bisedimeve të paqes.
Bisedimet e 16 majit dështuan të arrinin një marrëveshje për një armëpushim, siç kërkuan Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë. Moska tha se duhet të përmbushen disa kushte përpara se një veprim i tillë të jetë i mundur.
Komente

Putini nuk tallet me perendimin por e kunderta ndodhe ku perendimi tallet me Rusine keta e detyruan Putinin qe te fillonte luften per ti mbrojtur Ruset ne Ukraine ,mareveshtja e Minskut 2 kush e refuzoj perendimi i premtuan Ukraines ndihme qe te vazhdonte luften por me lufte nuk e fitojne pra mbetet vetem ndarja e Ukraines ose izollimi dipllomatik i Rusise te gjith ata ti terheqin Ambasadat nga Rusia vetem kjo ju ndihmon por fashistet e perendimit nuk guxojne keta duan qe e gjith rinia Ukrainase te zhduket ne lufte dhe Ukraina tere jeten te mbetet ne borxhe.
PërgjigjuAsnjehere z. Trump nuk do ndermarre veprime serioze kunder Putinit dhe Rusise.Po te jeni te vemendshem,kur nxehet situata ,Trumpi thote do vendos sanksione,do bej kete e ate, gjithmone mer angazhime me do te.Pasi kalojne 2-3 dite,e kthe pllaken menjehere.Futja kot,Luften e mbaron kur do Putini.
Përgjigju