Takimi i Vladimir Putin me delegacionin e krerëve të shteteve afrikane në Shën Petersburg

Lufta në Ukrainë/ Putin: Jemi të hapur për dialog me këdo që do paqe! Biden: Kievi në NATO? Më parë të respektojë standardet

17 Qershor 2023, 00:12| Përditesimi: 9 Nëntor, 22:40

  • Share

Rusia "është e hapur për dialog me këdo që kërkon paqe".  Kështu u shpreh Presidenti rus Vladimir Putin kur u takua me një delegacion të krerëve të shteteve afrikane në Shën Petersburg, të cilët i paraqitën atij një plan për të filluar ndërmjetësimin në Ukrainë.

Ndërkohë presidenti amerikan Joe Biden e quajti papërgjegjshëri të Rusisë faktin që ka dërguar tashmë grupin e parë të armëve bërthamore taktike në Bjellorusi.

"Është krejtësisht e papërgjegjshme" për Rusinë që të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi, u tha gazetarëve presidenti amerikan Joe Biden.

Armët bërthamore 
Duke folur në një Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, presidenti rus, Vladimir Putin tha se armët bërthamore do të përdoren vetëm nëse territori ose shteti i Rusisë kërcënohet. Qeveria amerikane thotë se nuk ka asnjë sinjal se Kremlini planifikon të përdorë armë bërthamore për të sulmuar Ukrainën.

"Ne nuk shohim asnjë sinjal se Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore," tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pas komenteve të Putinit.

Bjellorusia është një aleat kryesor rus dhe shërbeu si një pikënisje për pushtimin e Ukrainës nga Putini në shkurt të vitit të kaluar. Putin tha se transferimi do të përfundojë deri në fund të verës. Duke iu përgjigjur pyetjeve pas një fjalimi në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, presidenti rus tha se kjo lëvizje ishte si kujtesë për kujtdo që "mendon të na shkaktojë një humbje strategjike".

I pyetur nga moderatori i forumit për mundësinë e përdorimit të këtyre armëve, Putin u përgjigj: "Pse duhet të kërcënojmë gjithë botën? Kam thënë se përdorimi i masave ekstreme është i mundur në rast se rrezikohet shtetësia ruse."

Udhëheqësi rus do të takohet me liderët afrikanë në Shën Petersburg pasi ata vizituan Kievin të premten si pjesë e një nisme paqeje që ata po prezantojnë në të dy vendet. Megjithatë, ndërsa ata ishin në qytet, ai ra nën sulmin me raketa ruse,shkruan BBC. 

Ora 19:22
Biden: Armët bërthamore në Bjellorusi? Papërgjegjshmëri e Rusisë! Ukraina në NATO nëse hyn respekton standardet

1687022691_biden.jpg

"Është krejtësisht e papërgjegjshme" për Rusinë që të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi, u tha gazetarëve presidenti amerikan Joe Biden.

Ky reagim vjen një ditë pasi Putin deklaroi se  Rusia tashmë ka vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

Ndërsa sa i takon anëtarësimit në NATO të Ukrainës, Presidenti amerikan tha se më parë Ukraina duhet të respektojë standardet si vendet e tjera për të qenë pjesë e NATO-s, u tha gazetarëve presidenti i SHBA Joe Biden.

Ora 18:49
Putin: Jemi të hapur për dialog me këdo që do paqe

1687020613_1686547089vladimirputin.JPG

Rusia "është e hapur për dialog me këdo që kërkon paqe".  Kështu është shprehur Presidenti Vladimir Putin kur u takua me një delegacion të krerëve të shteteve afrikane në Shën Petersburg, të cilët i paraqitën atij një plan për të filluar ndërmjetësimin në Ukrainë.

Agjencia e lajmeve Reuters shkuan se Putin iu tha udhëheqësve afrikan se ai ishte i hapur për dialog me Ukrainën.

Grupi u takua të premten me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Një ditë më parë Presidenti Putin konfirmoi se Rusia tashmë kishte vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi.  Putini në shkurt të vitit të kaluar. 

I pyetur nga moderatori i forumit për mundësinë e përdorimit të këtyre armëve, Putin u përgjigj: "Pse duhet të kërcënojmë gjithë botën? Kam thënë se përdorimi i masave ekstreme është i mundur në rast se rrezikohet shtetësia ruse."

Shtëpia e Bardhë i denoncoi komentet e Vladimir Putin mbi përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, dhe tha se Shtetet e Bashkuara nuk ka bërë asnjë ndryshim që lidhet me kapacitetet bërthamore të vendit, si përgjigje ndaj kësaj retorike.

Ora 08:26
Lufta/ Moska: Disa propozime paqeje mund të funksionojnë

Propozimet për paqen e disa vendeve për konfliktin në Ukrainë përmbajnë ide që mund të funksionojnë. Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova , për agjencinë e lajmeve Tass gjatë Forumit Ekonomik që po zhvillohet në Shën Petersburg.

“Sigurisht që ka. E ritheksoj se u jemi mirënjohës të gjitha vendeve, të gjitha shteteve dhe personazheve publike, sepse shumë propozime janë paraqitur personalisht nga personazhe publike ndërkombëtare. Ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre që po flasin për paqen, që po bëjnë propozime dhe të cilët janë vënë në dispozicion për këtë”.

Ora 07:35
Ambasadorët e SHBA-së dhe Rusisë takohen në Uashington

Ambasadorja e SHBA-së në Moskë, Lynne Tracy, u takua me ambasadorin rus në Uashington, Anatoly Antonov. Ambasada e SHBA në Rusi e njoftoi këtë në një postim në Twitter, duke raportuar se të dy diplomatët diskutuan një sërë çështjesh dypalëshe, duke përfshirë funksionimin e misioneve të tyre diplomatike përkatëse . Tracy ishte në Uashington për Konferencën vjetore të Shefave të Misionit të Departamentit të Shtetit.

Ora 07:34
Zelensky takim me liderët afrikanë: Nuk ka bisedime me Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përjashtoi mundësinë e bisedimeve me Rusinë pas takimit me një delegacion të liderëve afrikanë, të cilët u kishin kërkuar palëve të de-përshkallëzojnë tensionet.

Ekipi diplomatik shkoi në Kiev për të shprehur shqetësimet e një kontinenti që ka vuajtur shumë nga pasojat e pushtimit rus, veçanërisht nga rritja e çmimeve të grurit, me presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa i gatshëm të përsërisë se "duhet të ketë paqe përmes negociatave".

Por Zelensky e hodhi poshtë këtë mundësi gjatë një konference të përbashkët shtypi: "Unë thashë qartë disa herë gjatë takimit tonë  se lejimi i çdo negociate me Rusinë tani që pushtuesi është në tokën tonë do të thotë ngrirje e luftës, ngrirje e dhimbjes dhe vuajtjes".

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trrnakop Kacija: 19/06/2023 09:03

    Po e shohin se e kane afer fundin dhe duan te ikin me lezet prandaj flet keshtu Zaharovka.

    Përgjigju
  • AltinTop: 17/06/2023 09:48

    A te leshofsha Safetin..

    Përgjigju
  • Komiku: 17/06/2023 09:10

    O zelenska nuk do bisedime ti se ashtu te thone padronet por ne fund ti do besh ( vetevrasje ) se Amerika kete strategji ndjek i perdor dhe pastaj i vret te ashtuquajturit aleat

    Përgjigju
    • Shkodra: 17/06/2023 09:57

      Ore e fitoj gje luften Rusia? Kjo fuqia e madhe boterore qe the Ukrainen e pushtonte per 2 dite?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?