Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përjashtoi mundësinë e bisedimeve me Rusinë pas takimit me një delegacion të liderëve afrikanë, të cilët u kishin kërkuar palëve të de-përshkallëzojnë tensionet.
Ekipi diplomatik shkoi në Kiev për të shprehur shqetësimet e një kontinenti që ka vuajtur shumë nga pasojat e pushtimit rus, veçanërisht nga rritja e çmimeve të grurit, me presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa i gatshëm të përsërisë se "duhet të ketë paqe përmes negociatave".
Por Zelensky e hodhi poshtë këtë mundësi gjatë një konference të përbashkët shtypi: "Unë thashë qartë disa herë gjatë takimit tonë se lejimi i çdo negociate me Rusinë tani që pushtuesi është në tokën tonë do të thotë ngrirje e luftës, ngrirje e dhimbjes dhe vuajtjes".
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Putin: Jemi të hapur për dialog me këdo që do paqe! Biden: Kievi në NATO? Më parë të respektojë standardet
SI.E./ReportTv.al