Centrali bërthamor i Zaporizhzhia

Lufta në Ukrainë, raketat ruse godasin Zaporizhzhia ku ndodhet centrali bërthamor, 2 të vdekur, njëri fëmijë! Sulmi ditën që kreu i IAEA viziton impiantin

3 Shtator, 11:17| Përditesimi: 3 Shtator, 11:22

  • Share

Ukrainë- Rusia bombardon me raketa edhe rajonin e Zaporizhzhia, ku ndodhet termocentrali bërthamor, duke shkaktuar njëkohësisht dy të vdekur, mes tyre edhe një fëmijë.

Kreu i administratës rajonale Ivan Fedorov, e raportoi këtë në Telegram, cituar edhe nga “Ukrinform”.

“Një djalë 8-vjeçar dhe një grua 38-vjeçare u vranë, një vajzë 12-vjeçare dhe një burrë 43-vjeçar u plagosën në një sulm rus në Zaporizhzhya”, ka shkruar Fedorov.

Edhe në Dnipro pati sulme me raketa, me bilanc 1 të vdekur dhe 3 të plagosur rëndë.

Mediat raportojnë se një sulm rus me raketa goditi Zaporizhzhia-n sot (3 Shtator), pikërisht kur në ditën që pritet vizita e Rafael Grossi, drejtorit të përgjithshëm të IAEA, agjencisë së OKB-së për energjinë atomike.

Grossi mbërriti në Kiev ku më pas do vizitojë termocentralin e pushtuar Bërthamore në jug të vendit. Sulmi, sipas “Kiev Independent”, shkaktoi vdekjen e dy personave, duke përfshirë një fëmijë, dhe plagosi dy të tjerë.

"Kanë kaluar dy vjet që kur vendosëm misionin e mbështetjes dhe ndihmës në Zaporizhzhia për kontributin dhe garancinë për sigurinë e Bashkimit Evropian", tha Grossi, sipas raportimeve nga “La Repubblica”. "Unë do të vazhdoj parandalimin dhe aksidentet tona", vijoi ai.

Fabrika është pushtuar nga rusët që nga marsi i vitit 2022, disa ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës. Vizita e Grossit vjen disa ditë pas vizitës së tij në Kursk, për të inspektuar uzinën atomike lokale, në mes të ofensivës së fundit ukrainase në rajonin rus.

Rusia nisi një sulm me raketa edhe në Dnipro, gjatë mbrëmjes së hënë (2 Shtator). Këtë e ka bërë të ditur Serhii Lysak, kreu i administratës ushtarake të Dnipropetrovsk Oblast. Nga sulmi u dëmtuan ndërtesa banimi. Një person ka mbetur i vrarë dhe tre janë plagosur.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?