Lufta në Ukrainë, rritet çmimi i miellit me shumicë në Vlorë, një kuintal shkon 7 mijë lekë, tregtarët: E marrim më shtrenjtë nga fabrika

1 Mars 2022, 11:40| Përditesimi: 1 Mars 2022, 15:56

  • Share

Çmimi i miellit me shumicë nga 6500 ka shkuar në 7 000 mije lek për kuintal, ndërsa qytetarët të frikësuar nga rritja e mëtejshme nxitojnë të vendosin rezerva për 3-4 muajt e ardhshëm.

"Është shtuar një çikë tregtia, nëse shisnim pak, tani po shesim më shumë".- tha Lavdosh Baraj, tregtar.

Lavdosh Baraj pronar i një furrë buke dhe pikë tregtimi me shumicë në Vlorë thotë se rritja është efekt zinxhir, pasi ai po blen më shtrenjtë nga fabrikat në Tiranë.

"Rritja e çmimit të miellit ka 3 ditë që është ndier. Ne kemi referencë miellin që vjen nga Tirana dhe ai miell na u rrit me 4 lek. Miellin "Tirana" sh.a. e kam marr 4 lek më shtrenjtë".- u shpreh Braraj.

Që nga nisja e luftës në Ukrainë, çmimi i miellit me shumicë u rrit me 500 lek për kuintal. Shqipëria importon gjysmën e sasisë vjetore të drithërave nga Rusia dhe Ukraina.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ai cuni 25 kg 1900 te reja: 02/03/2022 17:43

    O po vajti 25 kg 1900 mije te reja me kupon tatimor

    Përgjigju
  • Hamdiu: 01/03/2022 13:18

    Ilaçe dhe arkivol i befshin kush perfiton.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?