Banorët në Kiev

Lufta në Ukrainë/ Sulme ruse në Kiev! Putin takon Lukashenkon në Minsk, presidenti bjellorus: Do të vendosim sisteme raketore 'S400', të furnizuar nga Rusia

19 Dhjetor 2022, 07:20| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 22:53

  • Share

Këtë të hënë, kryeqyteti ukrainas, Kievi u sulmua më dronë rusë. Alarme për sulm ajror ishin aktive në rajonin e Oblastit të Kievit.

Sulmet e fundit ruse në kryeqytet kanë shënjestruar dhe impiantet e transformimit të rrjetit elektrik, të cilat janë qendrat në shpërndarjen e energjisë. Gjeneralët e Moskës sulmojnë këto centrale, sepse u mungon mbrojtja, ndërsa termocentralet kanë struktura betoni.

Forcat ukrainase raportojnë se kishin rrëzuar rrëzuan nëntë dronë Shahed të prodhuar nga Irani të hënën, tha administrata ushtarake e Kievit, në një postim në rrjetin Telegram. Rusia ka përdorur vazhdimisht dronët për të sulmuar Kievin dhe qytetet e tjera të Ukrainës.

Sulmet vijnë pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ri përsëriti thirrjen drejtuar aleatëve për të ndihmuar forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës në betejën e saj kundër agresionit rus.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se po vendos sistemet raketore “S-400  Iskander”, të dorëzuara nga Rusia. Kjo deklaratë e tij vjen pas takimit që lideri bjellorus pati me presidentin rus, Vladimir Putin në Minsk.

Ndërsa lideri rus, në konferencën për shtyp me Lukashenkun, komentoi raportet për një tërheqje të Bjellorusisë në luftë nga Rusia. Putin deklaroi se Federata Ruse nuk ka interes të tërheq askënd dhe se nuk ka asnjë komoditet në këtë.

Ora 22:23
Shefi i inteligjencës së Moldavisë: I frikësohemi një ofensive ruse në lindje të vendit vitin e ardhshëm

Kreu i inteligjencës së Moldavisë paralajmëroi për një rrezik "shumë të lartë" të një ofensive ruse që kërcënon pjesën lindore të vendit vitin e ardhshëm.

Ai gjithashtu pretendoi se Moska dëshiron të krijojë një korridor tokësor përmes Ukrainës për në rajonin e shkëputur moldav të Transnistria.

Komentet e Alexandru Musteata, kreu i Shërbimit të Informacionit dhe Sigurisë, konfirmuan informacionin nga Ukraina ku gjeneralët e lartë të ushtrisë paralajmëruan për një ofensivë të tillë që mund të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.

“Çështja nuk është nëse Federata Ruse do të ndërmarrë një avancim të ri drejt territorit të Moldavisë, por kur do ta bëjë këtë”, tha Musteata gjatë një interviste në kanalin televiziv TVR-Moldova.

Ai tha se inteligjenca moldave beson se Rusia mund të përpiqet të arrijë Moldavinë dhe ofensiva mund të nisë në janar-shkurt ose më vonë në mars-prill.

Shërbimi i Informacionit dhe Sigurisë ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se veprimi sulmues rus varet nga zhvillimet e forcave ruse në Ukrainë. Musteata tha se Rusia dëshironte që forcat e saj që pushtuan Ukrainën të lidhen me ato në Transnistria.

Rusia dëshiron të krijojë një korridor në lidhje me një provincë të rebeluar të Moldavisë, Transnistria, e cila de iure është pjesë e Moldavisë dhe de fakto një shtet pa status të qartë njohjeje ndërkombëtare, i dominuar nga popullsia rusishtfolëse.

Shteti u krijua në shtator 1990 pasi Moldavia shpalli shkëputjen e saj nga Bashkimi Sovjetik. Pastaj një rajon me kryeqytet në Tiraspol deklaroi se dëshiron të qëndrojë në Bashkimin Sovjetik. Në vitin 2017, rajoni shpalli flamurin e Federatës Ruse të barabartë me flamurin e tij, duke e trajtuar atë si simbolin e tij kombëtar. Që nga pushtimi rus i Ukrainës, Transnistria është parë nga fqinjët e saj si një pikë e mundshme ndezjeje për shkak të retorikës agresive të Rusisë të shpërndarë në mediat lokale dhe nga autoritetet transnistriane.

Moldavia, që tani kërkon lidhje më të ngushta me Perëndimin, ka dënuar pushtimin rus të fqinjit të saj, Ukrainës.

Ora 22:09
Kanada/ Qeveria sekuestron asetet e oligarkut rus me vlerë 26 milionë dollarë

Qeveria kanadeze ka njoftuar hapjen e një gjyqi për sekuestrimin e 26 milionë dollarëve të aseteve të sanksionuara të një kompanie të oligarkut rus Roman Abramovich. Kjo është ajo që lexohet në faqen e internetit të qeverisë së Otavës.

Ndërsa disa aleatë perëndimorë kanë konfiskuar jahte, firma nafte dhe gazi dhe asete të tjera të njerëzve të afërt me presidentin rus Vladimir Putin, kjo është hera e parë që Kanadaja e bën këtë. Otava tha se do t'i kërkojë gjykatës të ndjekë penalisht Granite Capital Holdings të Abramovich dhe të përdorë të ardhurat për të rindërtuar Ukrainën.

Ora 21:32
Kievi: Putini po bën presion, por Lukashenko nuk dëshiron të shkojë në luftë

Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës thotë se gjatë vizitës në Minsk, Vladimir Putin i bëri presion presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenkos, që të pranonte të dërgonte trupa bjelloruse në luftë kundër Ukrainës.

Sipas Danilov, presidenti i Bjellorusisë nuk dëshiron vërtet ta bëjë këtë hap.

"Putini bën thirrje për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Bjellorusisë në luftën me vendin tonë. Me sa dimë, për aq sa kemi informacion, as Lukashenko dhe as qytetarët e tij nuk kanë një dëshirë të madhe. Por rusët tani do të bëjnë gjithçka të mundshme dhe të pamundur për ta detyruar Lukashenkon Do të shohim se çfarë vendimi do të merret në të ardhmen e afërt", u shpreh Danilov, raporton “Ukrinform”.

Ora 20:58
VIDEO/ Sulmet ruse në Kiev, goditen impiantet elektrike

 

Sulmet ruse gjatë natës në Kiev kanë shënjestruar dhe impiantet e transformimit të rrjetit elektrik, të cilat janë qendrat në shpërndarjen e energjisë. Gjeneralët e Moskës sulmojnë këto centrale sepse u mungon mbrojtja, ndërsa termocentralet kanë struktura betoni.

Edhe janë dronët e vegjël të prodhuar nga Irani, ata arrijnë të shkaktojnë zjarre dhe dëme serioze.

Bastisja la kryeqytetin dhe dhjetë rajone të tjera krejtësisht pa dritë. Raportohet se teknikët ukrainas po përpiqen të rikthejnë dhe funksionojnë rrjetin elektrik, por riparimet janë gjithnjë e më të vështira.

Këto instalime janë bombarduar vazhdimisht prej dy muajsh. Dhe përdorimi masiv i gjeneratorëve portativë, të cilët përdorin karburant.

Ora 20:07
Putin: Unë mbaj marrëdhënie pune me shumë njerëz, duke përfshirë edhe Macron

Vladimir Putin thotë se mban marrëdhënie pune “me shumë homologë, përfshirë Macron”, raporton “Tass”. Presidenti rus e ka deklaruar këtë gjatë konferencës për shtyp në fund të takimit që pati me presdentin bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Ora 18:38
Inteligjenca ushtarake e Ukrainës: Putin shtyu pushtimin tre herë

Presidenti rus Vladimir Putin ka shtyrë tre herë pushtimin e Ukrainës, i cili u zhvillua më 24 shkurt. Kjo është thënë nga Vadym Skibitskyi, një anëtar i inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

“Para pushtimit, Putin u konsultua gjerësisht me shefin e shtabit, Valery Gerasimov , dhe ministrin e mbrojtjes, Sergei Shoigu , dhe e shtyu ofensivën tre herë, më së fundi në mes të shkurtit, shkroi Skibitskyi në faqen e internetit të inteligjencës ushtarake, raporton “Ukrinform”.

“Atëherë ishin shërbimet ruse të FSB-së, që e shtynë Gerasimovin të pushtonte. Rusët ishin të sigurt se kishin bërë përgatitje të mjaftueshme, sepse kishin investuar burime të mëdha në të. Sidoqoftë, Shtabi i Përgjithshëm rus kishte bërë një llogaritje të gabuar serioze, aq sa forcat e armatosura ruse ishin pajisur me furnizime me ushqime, municione dhe benzinë për vetëm për 3 ditë.”, shkroi ai.  

Ora 18:16
Zelensky: Dronët e përdorur në sulmin ndaj Kievit janë pjesë e furnizimit të ri nga Irani

34 dronët Shahed të përdorur nga rusët mbrëmë për të sulmuar Ukrainën janë pjesë e një furnizimi të ri prej 250 copë të dërguara nga Teherani. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një fjalim me video me ku të pranishëm ishin drejtues të Forcave të Përbashkëta Britanike (JEF), raporton “Ukrinform” .

"Ukraina u sulmua përsëri mbrëmë me drone iraniane: 34 Shahed. E kam parasysh numrin dhe llojin, konkretisht. Këto janë Shahed nga një këst i ri i furnizimit iranian të marrë nga Rusia. Janë 250 copë", u shpreh Zelensky.

Ora 17:32
Lukashenko: Pasojat e sanksioneve janë kapërcyer falë punës së përbashkët

“Rusia dhe Bjellorusia, falë punës së tyre të përbashkët, arritën të kapërcejnë pasojat negative të shkaktuara nga sanksionet” . Kështu u shpreh presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko  gjatë takimit me homologun rus Vladimir Putin.

“Falë punës së përbashkët, mund të thuhet se kemi arritur të kapërcejmë efektet e mundshme negative të presionit të shkaktuar nga sanksionet”, tha Lukashenko, sipas të cilit kohët e vështira kërkojnë “vullnet politik” dhe “përqendrim në rezultat” në të gjitha çështjet e agjendës dypalëshe.

"Kjo është përgjigja jonë. Se sa do të jemi të suksesshëm në këtë punë varet nga vendi që vendet tona do të sigurojnë nesër në një sistem të ri ndërkombëtar", përfundoi lideri bjellorus.

Ora 17:23
Lukashenko: Rusia dhe Bjellorusia janë të hapura për dialog me shtetet e tjera, përfshirë ato evropiane

Udhëheqësi bjellorus, Aleksandër Lukashenko shpreson se së shpejti do të jetë e mundur të kalohet në një "diskutim konstruktiv" midis Minskut dhe vendeve evropiane për çështjet e sigurisë.

Kështu deklaroi vetë Lukashenko gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në Minsk.

"Rusia dhe Bjellorusia janë të hapura për dialog me shtetet e tjera, përfshirë ato evropiane. Shpresoj se së shpejti do të dëgjojnë zërin e arsyes dhe ne do të kalojmë në një diskutim konstruktiv si për sigurinë e përgjithshme ashtu edhe për të ardhmen e rendit botëror”, u shpreh Lukashenko.

Ora 17:14
Rusi/ Putin miraton dekretin për dhënien falas të tokës për ushtrinë

Sipas dokumentit të publikuar në portalin zyrtar të informacionit ligjor, ligji rekomandon autoritetet e Moskës, Krimesë dhe rajonit të Sevastopolit, që t'u japin tokë falas ushtarëve që kanë marrë çmime shtetërore nga Federata Ruse gjatë pjesëmarrjes së tyre në “operacionin special ushtarak” ose veteranëve të ushtrisë.

Ora 14:21
Përfundojnë hetimet për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin ukrainas, akuzohen për tradhëti ndaj shtetit

1671455879_page.jpg

Zyra e hetimit të shtetit ukrainës bëri me dije se kanë përfunduar hetimet për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Ukrainës, përkatësisht Viktor Janukoviç dhe Mykola Azarov, të akuzuar për tradhëti.

Në veçanti, Yanukovych dhe Azarov "kontribuuan në planet ushtarake të Rusisë" dhe falë ndihmës së tyre, sipas Byrosë ukrainase të Hetimeve, Krimea iu bashkua Federatës Ruse në 2014.

Ora 13:43
Kiev/ Rajoni i Khersonit goditet 70 herë, gjashtë persona mbeten të plagosur

1671050077_bombardime.JPG

Kreu i administratës ushtarake Yaroslav Yanushevich thotë se gjatë ditës së kaluar, pushtuesit rusë kanë granatuar rajonin e Khersonit 70 herë. Si qyteti ashtu edhe vendbanimet e tjera u goditën, gjashtë persona u plagosën.

 “Okupatori rus e ka bombarduar territorin 70 herë, armiku ka goditur me të gjitha armët që ka në dispozicion”, tha ai.

Ora 10:44
Lufta në Ukrainë/ Luftëtarët e grupit rus Wanger do pajisen me telefona smart, do zbulojnë ku ndodhet kundërshtari

Luftëtarëve nga grupi përfaqësues ushtarak rus, Wagner Group, ka të ngjarë t'u jepen telefona për t'i ndihmuar në betejën në Bakhmut. Këta lajm e ka bërë të ditur Ministria Britanike e Mbrojtjes. Ministria tha se grupi, i cili është një kontraktues ushtarak privat me lidhje të ngushta me Kremlinin, po vazhdon të luajë një "rol të madh në luftimet e pakëndshme" rreth qytetit Bakhmut në rajonin e Donetsk.

"Luftëtarëve individualë mund t’i jepet një telefon ose tabletë inteligjente që tregon boshtin e caktuar të individit dhe objektivin e sulmit të mbivendosur në imazhet satelitore komerciale”, lajmëron Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Ministria shtoi se Grupi Ëagner ka zhvilluar taktika sulmuese në muajt e fundit për të përdorur një numër të madh të dënuarish të trajnuar. Grupi po lufton në pjesë të Ukrainës dhe gjithashtu në një numër vendesh afrikane.

Bakhmut ka qenë nën sulme të përsëritura nga Rusia ndërsa përpiqet të marrë kontrollin e qytetit.

Megjithatë, analistët thonë se kapja e saj ka vlerë të kufizuar operacionale dhe mund të jetë më shumë se një përpjekje simbolike për Moskën pas pengesave të përsëritura për forcat e saj në vijën e frontit në muajt e fundit.

Ora 10:13
Ukraina rrëzon 30 dronë rusë, vazhdojnë problemet me sistemin energjetik

1671305757_dronet.JPG

Mbrëmjen e kaluar, mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 30 dronë të prodhimit iranian të lëshuar nga forcat ruse 35 gjithsej.

Dronët kamikaze Shahed-136 dhe Shahed-131 u nisën nga bregu lindor i Detit Azov.

Ora 09:16
Vazhdojnë bombardimet ruse në rajonin e Kharkiv, plagoset nga predha 31-vjeçari

1671431360_jbnjh.JPG

Bombardimet  ruse kanë vazhduar në rajonin e Kharkiv në verilindje të Ukrainës, ku një 31-vjeçar është shtruar në spital pasi u plagos nga një predhë. Ai ishte në detyre në fshatin Kivsharivka të rrethit Kypyan.  Bombardimet kanë shkaktuar dëme në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. 

Oleg Sinegubov, kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv tha se qyteti i Kupiansk ka "vuajtur më së shumti" nga sulmet, në një postim në Telegram.

Sulmet goditën sistemin energjetik duke ndërprerë furnizimin me energji dhe ujë në të gjithë rajonin. Furnizimet u rivendosën më vonë.

Rusia ka nisur një seri sulmesh raketore që synojnë infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga fillimi i tetorit pas disa disfatave në fushën e betejës dhe ka vazhduar sërish me bombardime të tjera.

Ora 08:43
Putin shkon në Bjellorusi, pritet të takojë Lukashnekon: Rusia po përgatit 200 000 ushtarë për një sulm të ri në pranverë

 

Presidenti rus, Vladimir Putin planifikon takimin me ish-aleatin sovjetik për t’u bashkuar me një ofensivë të re tokësore kundër Ukrainës. Kjo do të shënojë vizitën e parë të presidentit rus në Kremlin në tre vjet e gjysmë, duke e përshkruar atë si një "vizitë pune" të gjerë me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko. Bjellorusia - një nga aleatët më të afërt të Rusisë - lejoi që territori i saj të përdorej si pikënisje për pushtimin e Ukrainës nga Moska në shkurt, por nuk është bashkuar drejtpërdrejt me luftimet.

Lukashenko ka thënë vazhdimisht se nuk ka ndërmend të dërgojë trupat e vendit të tij në Ukrainë. Zyrtarët në Kiev kanë paralajmëruar për muaj të tërë se Bjellorusia mund të bashkohet me forcat ruse dhe të shërbejë si pikënisje për një sulm të rinovuar tokësor në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Gjenerali i lartë i Ukrainës, Valery Zaluzhniy, i tha The Economist javën e kaluar se Rusia po përgatiste 200,000 trupa të reja për një ofensivë të madhe që mund të vinte nga lindja, jugu apo edhe nga Bjellorusia në fillim të janarit, por më shumë gjasa në pranverë. Moska dhe Minsk që atëherë kanë krijuar një njësi të përbashkët rajonale të forcave në Bjellorusi dhe kanë zhvilluar stërvitje të shumta ushtarake. Disa analistë ushtarakë e shohin manovrimin si një dredhi për ta detyruar Ukrainën të angazhojë forcat në veri të saj, në mënyrë që të jetë më e ekspozuar ndaj sulmeve ruse diku tjetër.

Ora 07:23
Lufta/ Asnjë i vrarë nga shpërthimet në qendër të Kievit, dy persona të dëmtuar

Deri tani nuk konfirmohet asnjë humbje jete nga shpërthimet në Kiev.

Guvernatori i rajonit të Kievit Oleksii Kuleba ka deklaruar në Telegram se janë dëmtuar disa infrastruktura, si dhe shtëpi private dhe të paktën dy persona janë lënduar. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, shtoi se shpërthimi u ndje në dy lagje, Shevchenkivskyi dhe Solomianskyi, por nuk raportohet për viktima dhe se shërbimet e urgjencës po punojnë në zonë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aqifi: 19/12/2022 14:56

    Po ju thoni qe kemi sistemin amerikan te mbrojtjes ajrore qe i kap te gjitha dhe zogjte apo nuk kishte drita kur ju bombarduan ?

    Përgjigju
  • Turi: 19/12/2022 10:33

    Keta thone bombardojne civilet dhe pallatet pastaj kur behet fjale per viktima ska fare ose nje ka dicka qe nuk shkon , mashtrim i thone nga ana e Ukraines

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?