“NATO është në luftë me Rusinë”. Kështu deklaroi këtë të hënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke e akuzuar aleancën se është përfshirë de facto në konfliktin ruso-ukrainas dhe vendet perëndimore për mbështetjen ndaj Kievit. Sipas tij, një samit mbi Ukrainën do të ishte i pakuptimtë nëse nuk bëhen përgatitjet e duhura, ndërsa ritheksoi se nuk ka asnjë përparim për një takim trepalësh mes Rusisë, Ukrainës e SHBA-ve.
“NATO është de facto e përshirë në konfliktin ruso-ukrainas. NATO është në luftë me Rusinë. Kjo është e qartë dhe nuk kërkon prova të mëtejshme. Vetë takimi, nëse mbahet pa përgatitje, do të ishte absolutisht i pakuptimtë. Këto takime, çdo kontakt në nivelin më të lartë, duhet të përgatiten mirë në mënyrë që zhvillimet e zhvilluara paraprakisht në nivel ekspertësh të pasqyrohen gjatë një dialogu të tillë. Por nuk ka gatishmëri për ta bërë këtë, as nga ana e regjimit të Kievit dhe as nga ana e evropianëve", deklaroi Peskov.
Më herët, presidenti amerikan Donald Trump foli për mundësinë e takimit mes Putin dhe Zelenskyt, teksa tha se do të duhej që t’i bindë, sepse sipas tij, mes tyre, ka një “urrejtje të padepërtueshme”. Ai përsëriti sërish thirrjen ndaj vendeve të NATO-s që të ndalojnë së bleri naftën ruse, dhe të vendosin tarifa doganore ndaj Kinës. Sipas tij, sanksionet e vendosura nga evropianët ndaj Moskës nuk janë shumë të ashpra.
"Nëse e quani samit apo thjesht takim, nuk ka rëndësi, por ndoshta do të duhet t'i bind, sepse e urrejnë aq shumë njëri-tjetrin sa mezi flasin. Janë të paaftë të flasin me njëri-tjetrin. Urrejtja midis të dyve është e padepërtueshme", tha Trump për gazetarët duke folur për një samit të mundshëm mes Putin dhe Zelenskyt. Evropa po blen naftë nga Rusia. Unë nuk dua që ata të blejnë naftë. Dhe sanksionet që po vendosin nuk janë mjaftueshëm të ashpra. Unë jam i gatshëm të vendos sanksione, por ato do të duhet të jenë më të ashpra në përpjesëtim me atë që po bëj", tha Trump.
Sakaë, shërbimi satelitor i internetit, Starlink ka pasur ndërprerje në Ukrainë, përgjatë gjithë vijës së frontit. Sipas RBC-Ukraine, duke cituar shërbimin e specializuar Doëndetector dhe komandantin e Forcave të Droneve të Ukrainës, Robert Brovdi, “Starlink ishte jashtë funksionit në orët e mëngjesit sipas kohës lokale”.
Lajm në përditësim…
Ambasadori rus në Londër u thirr sot në Ministrinë e Jashtme me urdhër të Sekretares së Jashtme Britanike Yvette Cooper për të protestuar kundër "shkeljes së paprecedentë dhe të rëndësishme të hapësirës ajrore polake dhe të NATO-s" që i atribuohet droneve të Moskës dhe "inkursionit të mëvonshëm në Rumani".
Kjo u tha në një deklaratë ku përsëritej "dënimi i pakursyer i këtyre veprimeve të pamatura". Cooper më pas vlerësoi reagimin kolektiv të NATO-s dhe vendosmërinë e aleatëve për të qëndruar "në krah" Kievit. "Rusia", përfundoi deklarata, "duhet t'i japë fund luftës së paligjshme në Ukrainë".
"Vlerësimi ynë është se paketat e sanksioneve që kemi paraqitur po funksionojnë. Provat ekonomike tregojnë se këto sanksione po kanë ndikim në ekonominë ruse dhe ky është pikërisht objektivi i tyre", tha zëdhënësi i Komisionit Evropian për Tregti, Olof Gill, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me pretendimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump se sanksionet evropiane kundër Rusisë "nuk janë mjaftueshëm të ashpra".
Ndër të tjera ai theksoi se BE-ja mund të bëjë edhe më shumë.
"Së shpejti do të paraqesim një paketë të re, e cila do të përfshijë masa edhe më të forta për të goditur ekonominë ruse në pikat e saj më të ndjeshme. Nuk do të themi asgjë tjetër për këtë tani për tani", shtoi ai.
"Jemi të bindur se po bëjmë gjithçka që mundemi dhe po punojmë me partnerët tanë globalë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për të koordinuar përpjekjet sa më efektivisht të jetë e mundur. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë se ata do të bashkohen me ne në ushtrimin e presionit maksimal mbi ekonominë ruse për t'i dhënë fund luftës kundër Ukrainës", përfundoi zëdhënësi.
Foto: Dmitry Peskov
Një samit mbi Ukrainën do të ishte i pakuptimtë nëse do të zhvillohej pa përgatitjet e duhura.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
"Këto takime, çdo kontakt në nivelin më të lartë, duhet të përgatiten mirë në mënyrë që zhvillimet e zhvilluara paraprakisht në nivel ekspertësh të regjistrohen gjatë një dialogu të tillë. Por nuk ka gatishmëri për ta bërë këtë, as nga ana e Kievit dhe as nga ana e evropianëve", tha ai.
BE ka reaguar ndaj kërkesës së Donald Trump për të vendosur tarifa doganore ndaj Kinës, si një mënyrë, sipas presidentit amerikan, për të dobësuar ndikimin ekonomik mbi Rusinë.
"Vlerësimi ynë është se paketat e njëpasnjëshme të sanksioneve që kemi paraqitur, të cilat përfshijnë nisma të reja dhe nisma të mëtejshme për të forcuar ato të mëparshmet, po funksionojnë. Nëse kjo ka kuptim, vlerësimi ynë është se këto sanksione po funksionojnë. Të dhënat ekonomike tregojnë se ato po kanë ndikim në ekonominë ruse dhe pikërisht këtë synojnë të bëjnë.", tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Olof Gill.
Sa i përket mundësisë së përdorimit të instrumentit kundër shmangies së taksave, ai tha:
"Ne kemi disa mjete në dispozicion dhe analizojmë situatat në lojë dhe vendosim nëse është e përshtatshme, nëse është koha e duhur, t'i përdorim ato. Ky është një gjykim që bëhet në çdo rrethanë. Dhe nëse nuk është përdorur deri më tani, sigurisht që është për arsye të mira. Është aty, mund të përdoret kur e gjykojmë të përshtatshme", shtoi zëdhënësja e KE, Paula Pinho.
Starlink ka ndaluar së funksionuari në të gjithë vijën e frontit në Ukrainë, një incident që përkon me ndërprerjen e përgjithshme të shërbimit të njoftuar nga Elon Musk, pronari i kompanisë së telekomunikacionit satelitor.
"Starlink është përsëri jashtë shërbimit në të gjithë vijën e frontit", tha Robert 'Madyar' Brovdi, komandant i forcave të dronëve të ushtrisë ukrainase.
Kritikat e Elon Musk ndaj Kievit kanë ngritur shqetësime se miliarderi mund të ndërpresë ofrimin e shërbimeve për forcat e saj të armatosura.
Gjatë vitit të parë të luftës, Ukraina kritikoi Musk për refuzimin e aktivizimit të shërbimit Starlink në Krime, gjë që do të kishte lejuar një sulm ukrainas ndaj objektivave ruse në gadishullin e pushtuar nga Moska.
Musk shpjegoi se ai e hodhi poshtë kërkesën e Kievit për të shmangur implikimin e drejtpërdrejtë të kompanisë, e cila ofron shërbim të besueshëm interneti në të gjitha llojet e zonave, në një akt lufte.
Pronari i Starlink deklaroi gjithashtu se sanksionet e SHBA-së e pengojnë atë të operojë shërbimin në territorin e pushtuar në mënyrë të paligjshme nga Rusia.
Komente
