Bota

Lufta në Ukrainë/ Trump pezullon të gjitha ndihmat ushtarake për Kievin e sulmon Zelenskyn: Nuk e do paqen

4 Mars, 07:18| Përditesimi: 4 Mars, 17:14

  • Share

WASHINGTON- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka pezulluar të gjitha ndihmat ushtarake për Ukrainën, duke përshkallëzuar më tej përplasjen me presidentin Volodymyr Zelensky. Në të njëjtën kohë, ai ka shpallur vendosjen e tarifave doganore prej 25% për Kanadanë dhe Meksikën, ndërsa nga 2 prilli do të hyjnë në fuqi tarifa mbi "mallrat e huaja", pa specifikuar cilat vende do të preken. E vetmja gjurmë deri tani është një postim në platformën e tij sociale Truth, ku Trump përmend "produktet bujqësore", duke e bërë të qartë se, siç ishte parashikuar, tarifat do të prekin edhe Evropën, përfshirë Italinë. Tarifat doganore dhe Ukraina duket se janë dy shtyllat e ofensivës së Trump ndaj Evropës.

Lajmi për pezullimin e ndihmave ushtarake u publikua fillimisht nga Bloomberg gjatë natës në Evropë dhe më pas u konfirmua zyrtarisht. Trump ka vendosur të ndalojë furnizimin me armë për Ukrainën derisa të shqyrtojë nëse ato "po kontribuojnë në një zgjidhje", që do të thotë derisa Zelensky të jetë i gatshëm të negociojë me Vladimir Putinin.

Vendimi u mor pas një takimi të gjatë në Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë zëvendëspresidenti JD Vance, këshilltari për sigurinë kombëtare Mike Waltz, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe kreu i Pentagonit Pete Hegseth. Trump pritet ta përmendë këtë vendim edhe në fjalimin e tij në Kongres.

Ndihmat e pezulluara përfshijnë furnizime me municione dhe mjete ushtarake të miratuara nga Kongresi dhe të planifikuara nga administrata Biden. Do të ndalohen gjithashtu edhe dërgesat e ngarkuara në anije dhe avionë që ende nuk kanë mbërritur në Ukrainë, duke përfshirë ato tranzit dhe ato të depozituara në zonat e tranzitit në Poloni, thekson Bloomberg, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ende nuk ka një vlerësim të saktë financiar, por bëhet fjalë për pajisje dhe armë me vlerë disa miliarda dollarë.

Kjo është një goditje e rëndë për Ukrainën.

Vendimi i Trump shënon një kthesë dramatike. Ndihmat amerikane kanë qenë thelbësore gjatë këtyre tre viteve të luftës, dhe gjeneralët ukrainas e kanë pranuar se pa mbështetjen e SHBA-së, Rusia do ta kishte thyer qëndresën e ushtrisë ukrainase.

Përplasja e Trump me Zelenskyn u përshkallëzua pas një interviste të dhënë nga presidenti ukrainas më 2 mars, gjatë një samiti evropian në Londër. Në atë intervistë, Zelensky deklaroi se: "Lufta me Rusinë do të zgjasë ende për një kohë shumë të gjatë", duke argumentuar se Vladimir Putin nuk dëshiron negociata. Ai gjithashtu shprehu shpresën për vazhdimin e mbështetjes nga SHBA: "Marrëdhënia jonë me SHBA-në është më shumë se rastësore".

Por Trump e interpretoi ndryshe këtë deklaratë dhe e sulmoi Zelenskyn në Truth: "Kjo është deklarata më e keqe që mund të bënte Zelensky. Amerika nuk do ta tolerojë gjatë këtë! Ky njeri nuk e dëshiron paqen, për sa kohë që mund të llogarisë te mbështetja e Amerikës".

Trump kritikoi edhe samitin në Londër, duke akuzuar Evropën për mungesë të një qëndrimi të fortë ndaj Rusisë: "Evropa e tha qartë se nuk mund ta bëjë punën pa SHBA-në. A është kjo një shfaqje force ndaj Rusisë? Si mendojnë ata?".

Më vonë, duke iu përgjigjur gazetarëve, Trump u shpreh se Zelensky "duhet të jetë më mirënjohës" ndaj SHBA-së. Kur iu vu në dukje se Moska po e interpreton këtë vendim si një përafrim të politikave të Ëashingtonit me ato të Kremlinit, Trump u përgjigj: "Unë negocioj me të gjithë – me Rusinë, Ukrainën, Evropën – për të ndaluar këtë luftë, sepse çdo javë mijëra ushtarë po vriten në të dyja anët".

Presioni ndaj Zelenskyt dhe kërkesa për lëshime

Edhe Elon Musk reagoi përmes një postimi në X, duke akuzuar Zelenskyn: "Ai dëshiron një luftë të përjetshme, një makinë për grirjen e mishit. Kjo është e keqe".

Ndërkohë, këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, e përforcoi mesazhin e Trump: "Durimi i popullit amerikan nuk është i pafundëm, as buxheti i tyre dhe as rezervat tona të municioneve".

Por çfarë duhet të bëjë Zelensky sipas Trump dhe aleatëve të tij? Waltz e bëri të qartë: "Koha nuk është në favorin e tij. Duam ta dëgjojmë të thotë se i vjen keq për atë që ndodhi (përplasja me Trump dhe Vance më 28 shkurt), se është gati të firmosë marrëveshjen për mineralet e rralla e të angazhohet në negociatat për paqe".

Brenda kampit republikan, kritikat ndaj Zelenskyt po shoqërohen me thirrje për dorëheqjen e tij. A është ky qëllimi përfundimtar i Trump? Sipas disa burimeve të mediave amerikane, po.

Megjithatë, më vonë, sekretari i Tregtisë, Hoëard Lutnick, deklaroi për CNN se Trump nuk kërkon dorëheqjen e Zelenskyt./Corriere della Sera/

Ora 15:27
SHBA i ndërpreu ndihmat, kryeministri i Ukrainës: Gati për të nënshkruar në çdo moment marrëveshjen për mineralet e rralla

1741098664_4a326323d79c427bb4767eb0a8c6.png

Denys Shmygal

Ukraina është e gatshme të nënshkruajë "në çdo moment" marrëveshjen për mineralet e rralla me Shtetet e Bashkuara.

Këtë e deklaroi kryeministri ukrainas Denys Shmygal gjatë një konference për shtyp në Kiev.

"Ukraina do të vazhdojë, përmes kanaleve diplomatike dhe mjeteve të tjera të disponueshme, të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara për të siguruar që Ukraina dhe SHBA-ja të vazhdojnë të luftojnë për një paqe të qëndrueshme," theksoi kryeministri ukrainas.

Ora 14:54
SHBA tallet me planin e Macron-Starmer për të çuar trupa në Ukrainë: Kanë 30-40 vjet që nuk luftojnë, si do përballen këta me Rusinë?

1739995398_dda65edb1c8138ac0755f9a562cac5de.jpg

Foto: Keir Starmer dhe Emmanuel Macron

Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance, ka bërë një tjetër ndërhyrje në debatin mbi Ukrainën, që ka të ngjarë ta bëjë edhe më të papëlqyer në Britani.

Në një intervistë të transmetuar mbrëmjen e djeshme në Fox News, ai tha se një marrëveshje mineralesh me SHBA-në, që do t’i jepte Amerikës një interes ekonomik në Ukrainë, do të siguronte “një garanci shumë më të mirë sigurie se 20,000 trupa nga një shtet rastësor që nuk ka luftuar në një luftë në 30, ose 40 vjet.”

Në kënvështimin e tij ai kishte parasysh Britaninë ose Francën, dy vendet europiane që kanë qenë më eksplicite në lidhje me gatishmërinë për të kontribuar me trupa për një forcë që do të mbrojë Ukrainën.

Britania ka luftuar për herë të fundit një luftë të saj në Falkland, rreth 40 vjet më parë.

Edhe nëse nuk po i referohej drejtpërdrejt Britanisë, ai ishte qartazi duke vënë në pikëpyetje vlerën e forcës të udhëhequr nga Europa që do të mbante paqen në terren në Ukrainë, sipas planeve të mbështetura nga Emmanuel Macron dhe Keir Starmer.

Ora 07:57
SHBA pezullon ndihmat ushtarake për Ukrainën, Vance: Takim i ri me Trump kur Zelensky të dëshirojë paqen! Media: Plan për të lehtësuar sanksionet ndaj Rusisë

 

1739551869_021025fd07ea4a1cbb4c7b8bfba704e2.jpg

(Foto:  Vance e Zelensky)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të jetë i gatshëm për bisedime të reja me Volodymyr Zelensky-n kur presidenti i Ukrainës të tregojë një angazhim të vërtetë për zgjidhjen e konfliktit me Rusinë, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, në një intervistë për Fox News.

"Sigurisht, dera është e hapur" – theksoi ai – "kur Zelensky të jetë i gatshëm të flasë seriozisht për paqen".

Ndërkohë CNN shkruan se forcat e armatosura ukrainase mund të vazhdojnë të luftojnë me ritmin aktual "për disa javë, ndoshta deri në verë". CNN citon zyrtarë perëndimorë, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar furnizimet ushtarake për Kievin.

Ndërkohë Reuters shkruajnë se Shtetet e Bashkuara po hartojnë një plan për të lehtësuar sanksionet kundër Rusisë. Reuters shkruan duke cituar një zyrtar amerikan dhe një burim tjetër se  Shtëpia e Bardhë u ka kërkuar Departamentit të Shtetit dhe Thesarit të përgatisin një listë masash për t’u diskutuar me përfaqësuesit e Moskës në ditët në vijim, si pjesë e bisedimeve më të gjera të administratës për përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike. 

Departamentet po punojnë për një propozim që parashikon heqjen e sanksioneve ndaj disa entiteteve dhe individëve të caktuar, përfshirë disa oligarkë rusë.

S.G/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bashkimi: 05/03/2025 00:08

    BRAVO Donald TRAMP. Jezu KRISHTI ta ka ndriçuar mëndjen dhe shpirtin... Të Lumtë!

    Përgjigju
  • Kimi: 04/03/2025 09:31

    Metode tipike gangesteresh amerikan! I futen ne lufte, i shkateruan dhe tani i braktisin. Nese amerika nuk do donte luften, ajo nuk do fillonte. Lufta tregtare e europes do e rrezonte Trumpin dhe Trumpizmin, por europa eshte k**e.

    Përgjigju
  • Trump: 04/03/2025 08:54

    Shyqyr qe doli nje president qe te detyroje palet te bejne paqe por mesa duket kjo nuk pelqehet nga lobet e armeve sepse duan qe lufta te vazhdoje deri ne pershkallezom sepse interesi tyre eshte shitja e armeve dhe jo pavaresia apo mireqenia e Ukraines . Eshte vertet per te ardhur keq qe Europa eshte katandisur si nje lecke me ca palaco politikane qe nuk jane ne gjendje te zgjidhin kete konflikt

    Përgjigju
  • Askushi: 04/03/2025 08:47

    Z Tramp tipik i femise kapricoz.shko boji presion i her Putinit ta shikosh sa force ke.e sigurte qe do rrish si pule e lagme se ato te kan rekrutu

    Përgjigju
  • Dritan Goxhaj: 04/03/2025 08:25

    Donald, je Zeusi i njerezimit, je dhurata me e cmuar qe perendimi na beri, je njeriu i paqes, shyyqr qe me ne fund te nderpritet ajo kasaphane ku me mijera bij nanesh po humbin jeten, cmimi nobel vetem per Donaldin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?