Adriatik Lapaj

Politikë

‘Lufta' për mandatin/ Kandidatja e Lapajt, e renditur para Zeqir Kordhonit në listën e mbyllur, ndryshon mendje: E gatshme të bëhem deputete

17 Korrik, 15:24| Përditesimi: 17 Korrik, 17:14

  • Share

Vazhdon telenovela për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet”, bashkim i 2 forcave politike që drejtohen nga Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj. Pas njeriut të Shabanit, në listën e mbyllur, Zeqir Kordhoni, në lojë është futur Kleana Xhuveli, e përzgjedhura e Lapajt dhe që në renditjen brenda listës, ndodhet mbi Kordhonin.

Pakti mes dy partive të cilat përfshinë në listën e mbyllur të afërmit e tyre, si kandidatë fiktivë, për t’i lënë rrugë një fituesi nga lista e hapur, u trondit pasi Kordhoni, daja i Shabanit, ndërroi mendje, dhe i kërkoi KQZ-së ta konsideronte si kandidat për të marrë mandatin e deputetit. Një lëvizje e cila e nxorri jashtë loje Lapajn, i cili priste të hynte në parlament, si më i votuari i listës së hapur.

Duke sulmuar ashpër Shabanin për situatën e krijuar, Lapaj paralajmëroi dje se Endri Shabani apo daja i tij, Zeqir Kordhoni, nuk do ta gëzonte mandatin e deputetit në Tiranë. Ai është kundërpërgjigjur me të njejtën taktikë. Në letrën dërguar KQZ-së, Xhuveli thotë se ka rikonsideruar qëndrimin e saj dhe ka vendosur të revokojë dorëheqjen e saj. Në këtë mënyrë, deri më tani mandati mbetet t’i shkojë asaj.

Por gjithçka mbetet e hapur, pasi në listën e mbyllur përpara Xhuvelit janë dhe tre emra të tjerë, të përzgjedhur si nga Lapaj ashtu dhe Shabani, që potencialisht mund të ndërrojnë mendje. Më e favorizuara është 60 vjeçarja Ana Dajko, një emër po ashtu i vendosur nga Lapaj, e cila është e para e listës.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aqif Kokleshi: 17/07/2025 15:58

    Ehhhh e harroi Tiku cfare tha live me ze e figure para shqiptareve. Po pse te foli goja para mendjes mor qyqar. Tani rri ngrohu ne diell o Tik deliranti!!!!

    Përgjigju
  • Topet e Papagallit: 17/07/2025 15:44

    te lumte pushka mor Shaban, e delendise fare LLapen. Enderronte Llapa shkrete te behej nje cike deputet, por harroi premtimin publik qe beri: MBAJENI SHENIM. NESE ADRIATIK LAPAJ MERR 1 MANDAT ATEHERE ATE NUK DO TA GEZOJE AI. doli dhe bukeshkale i papare Llapa

    Përgjigju
    • Vlora: 17/07/2025 16:14

      Ahahahah sa gallat e thon pastaj pse edi mori 83 ja nga keta te pa aft qe nuk i besojn njeri tjetrin lufta brenda soit.

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?