Bota
Bota

Raketat godasin Kievin gjatë takimit të Zelenskyt me Guterres: Sulm për të poshtëruar OKB-në! Sekretari: Jam i tronditur

28 Prill 2022, 07:35| Përditesimi: 28 Prill 2022, 23:02

  • Share

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 64-të, dhe kërcënimet verbale të Putinit janë rritur sërish. Ai paralajmëroi se "nëse vendet e treta ndërhyjnë, do të ketë një reagim të menjëhershëm dhe ngjall edhe një herë spektrin e konfliktit bërthamor. Por pavarësisht paralajmërimeve Bundestagu gjerman dërgojë një sinjal solidariteti, duke miratuar dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë.

António Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, u takua me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky. 'Në Ukrainë kam parë shkelje të të drejtave të njeriut', tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pas vizitës së sotme në Ukrainë, në vendet ku u kryen krime kundër civilëve. Por gjatë konferencës së përbashkët të Guterres me Zelenskyn, ndodhën shpërthime me raketa në Kiev pranë ambasadës britanike. Guterres u shpreh se është i tronditur nga sulmi, ndërsa Zelesnky tha se ai ishte një slum për të poshtuar OKB-në.

Po ashtu edhe presidenti amerikan Joe Biden, tha se për deri sa kohë që sulmet dhe mizoritë e Rusisë do të vazhdojnë, ato do ta ndihmojnë Ukrainën me armë. Biden do t’i kërkojë Kongresit 33 miliardë dollarë, përfshirë 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake.

Tensioni po përkeqësohet edhe në nivelin ekonomik: Rusia ndërpreu furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë, Bashkimi Evropian gjeti një marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse. Uashingtoni denoncon: Ukrainasit që donin të dorëzoheshin u ekzekutuan në zonën e Donetskut.

Rusia ka intensifikuar ofensivën e saj në Donbass, me përpjekjet kryesore të përqendruara pranë Izyum.

Ora 22:55
Zelensky: 5 raketa goditën Kievin, përgjigja do të jetë e fuqishme

1651040118_zelensky.jpg

Pesë raketa ruse goditën Kievin mbrëmjen e sotme, teksa sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ishte në kryeqytetin ukrainas. Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

"Kjo flet shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale, përpjekjet e udhëheqjes ruse për të poshtëruar Kombet e Bashkuara dhe gjithçka tjetër për të cilën organizata përfaqëson. Kështu që ne kemi nevojë për një përgjigje të përshtatshme dhe të fuqishme."- u shpreh Zelensky.

Ora 22:54
Zelensky: Sulm ndaj Kievit për të poshtëruar OKB-në

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmit rus me raketa në Kiev gjatë takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Zelensky e ka quajtur një sulm që synonte poshtërimin e OKB-së.

“Një sulm që synon poshtërimin e OKB-së dhe gjithçka që ajo përfaqëson. Prandaj, ai kërkon një përgjigje të fortë. Sulmet e Rusisë ndaj Mariupolit nuk u ndalën as kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ishte në Moskë për bisedime me Putinin. Dhe sot, menjëherë pas përfundimit të bisedimeve tona në Kiev, raketat ruse fluturuan në qytet. Kjo flet shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale”, shtoi Zelensky.

Ora 22:43
Ambasadori i SHBA-ve në Rusi: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave

Ambasadori i SHBA-ve në Rusi John Sullivan ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë në nivelin më të ultë të të gjitha kohërave. Sullivan tha gjithashtu se ka shumë pak komunikim me qeverinë ruse.

Lufta në Ukrainë i ka sjellë marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë në nivelin më të ulët historik, marrëdhëniet ishin të këqija kur mbërrita në janar 2020, dhe vetëm janë përkeqësuar që atëherë, në një spirale në rënie”, tha Sullivan gjatë një interviste.

Ora 22:31
Guterres: Lufta bërthamore është e paimagjinueshme


Gjatë një interviste për “BBC-së” Guterres u shpreh se një Luftë Bërthamore është e paimagjinueshme dhe se duhet bërë gjithçka për mos ta bërë të mundur

Ora 22:10
Raketat ruse në Kiev u hodhën pranë ambasadës britanike

 

Raketat ruse mbi qendrën e Kievit shpërthyen pranë ambasadës britanike. Kjo është konfirmuar nga mediat.

Ora 21:59
Kryebashkiaku i Kievit: Tre të plagosur në sulmi me raketa i ushtrisë ruse në Kiev

1647688154_klicko.JPG

Deri tani raportohet për tre të plagosur nga dy shpërthimet e qe ndodhën mbrëmjen e sotme në Kiev.

‘U goditën katet e poshtme të një ndërtese banimi’ në Kiev në lagjen Shevchenkivskyi. Në vend ndodhen ekipe shpëtimi dhe mjekë. Gjithashtu po kontrollohen edhe shtëpitë fqinje dhe po nxirren njerëzit. Deri më tani janë tre të lënduar të cilët janë shtruar në spital.’- shkruan kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, për sulmin me raketa ruse, i cili u shkaktua teksa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, po viziton Kievin.

Ora 21:58
Kanadaja në ndihmë të Ukrainës, do të dërgojë tetë tanke

Kanadaja do të dërgojë tetë  tanke për të mbështetur Ukrainën. Ka një urgjencë në këtë moment që ne të gjithë e perceptojmë. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një konference për shtyp në Pentagon së bashku me Ministren e Mbrojtjes Kombëtare kanadeze Anita Anand, duke folur për nevojën e mbërritjes së tyre në Kiev sa më shpejt të jetë e mundur.

Ora 21:40
OKB voton më 11 maj për zëvendësimin e Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë më 11 maj për një vend që do të zëvendësojë Rusinë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut pas pezullimit të saj për shkelje të të drejtave humanitare nga ushtarët rusë në Ukrainë.

Zëdhënësja e asamblesë, Paulina Kubiak tha se Republika Çeke ishte kandidati i vetëm për vendin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut.

Vendet në këshillin me bazë në Gjenevë janë të ndara midis grupeve rajonale dhe një zëvendësim për Rusinë duhet të vijë nga një vend i Evropës Lindore.

Që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt, Rusia ka humbur vendin e saj në organe të shumta të OKB-së, duke përfshirë bordet ekzekutive të UN Women dhe agjencinë e OKB-së për fëmijë UNICEF, Komitetin për Organizatat Joqeveritare dhe Forumin e Përhershëm për Çështjet Indigjene. Rusia u pezullua gjithashtu këtë javë nga Organizata Botërore e Turizmit.

Ora 21:36
Raketat në Kiev goditën një zonë të banuar

 

Raportohet se sulmi me raketa ruse që goditi Kievin gjatë kohës që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, po vizitonte qytetin, ka goditur një zonë të banuar dhe do të kishte shkaktuar viktima. Deri më tani raportohet vetëm për të plagosur. Lajmi u bë i ditur nga Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

 “U goditën katet e poshtme të një pallati banimi. Në vendngjarje ndodhen mjekë dhe shpëtimtarë. Gjithashtu po inspektohen shtëpitë aty pranë dhe po nxirren njerëzit. Deri më tani janë tre të plagosur të cilët janë shtruar në spital”, tha Klitschko.

Ora 21:08
Shpërthimet në Kiev, reagon Guterres: Sulmi më tronditi

 “Sulmi në Kiev më tronditi”, ky është reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, raportuar nga televizioni portugez “RTP”, menjëherë pas sulmit me raketa në kryeqytetin ukrainas.

Ora 19:55
Guterres: Këshilli i Sigurimit i OKB-së dështoi t'i jepte fund luftës në Ukrainë


“Këshilli i Sigurimit i OKB-së dështoi të parandalonte dhe t'i jepte fund luftës në Ukrainë”, kjo ishte ajo që deklaroi ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres gjatë një konference për shtyp në Kiev.  

Ora 19:53
Guterres dhe Zelesnky në konferencë për shtyp, dy shpërthime në Kiev

Në një kohë kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky po zhvillojnë konferenca për shtyp janë raportuar dy shpërthime të fuqishme në Kiev. Lajmi bëhet me dije nga Reuters.

Ora 19:36
Rusia dorëzon 33 ushtarë dhe 12 civilë në shkëmbimin e të burgosurve me Ukrainën

Rusia ka dorëzuar 33 ushtarë ukrainas në shkëmbimin e robërve të luftës me Ukrainën. Gjithashtu rusët gjatë shkëmbimit kanë dorëzuar dhe 12 civilë. Bëhet e ditur se pesë prej trupave që u shkëmbyen ishin të plagosur.

Lajmin e bëri të ditur Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk në një postim të sajën në “Telegram”.

"Ne po sjellim gjithashtu në shtëpi 12 civilë” , tha Vereshchuk.

Në lidhje me numrin e rusëve të përfshirë në shkëmbim, Vereshchuk nuk dha asnjë informacion.

Ora 19:30
Guterres takohet me Zelenskyn: Në Ukrainë pashë shkelje të të drejtave të njeriut

 

“Në Ukrainë kam parë shkelje të të drejtave të njeriut”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pas vizitës së sotme në Ukrainë në vendet ku u kryen krime kundër civilëve. ‘Unë besoj se liderët e mëdhenj botërorë duhet të vijnë në Ukrainë. I jam shumë mirënjohës Sekretarit të Përgjithshëm që erdhi’, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

‘Sot kaluam shumë kohë duke diskutuar se si OKB-ja mund të kontribuojë në zhbllokimin e situatës në Azovstal dhe besoj se në fund do të kemi një rezultat pozitiv’- u shpreh Zelensky.

Ora 19:12
SHBA: Trupat ruse po largohen nga Mariupol për në Zaporizhzhia

Shtetet e Bashkuara raportojnë se kanë parë disa trupa ruse të largohen nga qyteti i Mariupolit, pavarësisht se nuk e kanë pushtuar ende. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar amerikan i mbrojtjes gjatë një konference për shtyp.

Sipas Pentagonit, ushtarët e Moskës po zhvendosen nga jugu drejt veriperëndimit, për në Zaporizhzhia.

Ora 18:44
Shpërthime në Belgorod të Rusisë

 

Raportohet se janë dëgjuar dy shpërthime në qytetin rus Belgorod, në afërsi të Ukrainës. Lajmi u bë i ditur nga dy dëshmitarë të cilët folën për Agjencinë e Lajmeve “Reuters”.

Shpërthimet janë dëgjuar në pjesën jugore të qytetit, por nuk është ende e qartë se çfarë i shkaktoi shpërthimet dhe nëse ka dëme apo viktima.

Kujtojmë se Kremlini ka raportuar ditët e fundit se janë një seri sulmesh që sipas tij janë kryer nga forcat ukrainase në Belgorod dhe rajone të tjera jugore që kufizohen me Ukrainën.

Dje u dëgjua një shpërthim në fshatin Staraya Nelidovka në Belgorod dhe si pasojë një depo municioni në rajon mori flakë. Në fillim të këtij muaji, Guvernatori rajonal i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, pretendoi se një depo karburanti u godit nga dy helikopterë ushtarakë të Ukrainës pasi ata kaluan kufirin me Rusinë. Ditën e sotme Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova akuzoi Perëndimin se i bën thirrje hapur Kievit të sulmojë Rusinë dhe e paralajmëroi atë të mos testojë durimin e tyre.

Ora 18:16
Rusia i ndaloi furnizimin me gaz, Bullgaria: Mund ta zëvendësojmë, nuk do të ketë mungesa

Një ditë më parë “Gazprom” ndërpreu furnizimet me gaz drejt Bullgarisë, së bashku me Poloninë, kjo si pasojë e refuzimit të pagesës së tij në rubla.

Zëvendëskryeministri bullgar tha ditën e  sotme se pavarësisht se Rusia ndërpreu gazin, shteti nuk do të përballet me mungesa apo probleme me furnizimin.

"Ne mund të zëvendësojmë të gjithë furnizimin me gaz rus me furnizimin me gaz nga korridori jugor i gazit, plus dërgesat e LNG në Greqi dhe Turqi, dhe ky plan është duke u ekzekutuar tani, nuk do të ketë asnjë problem furnizimi, edhe në dimër " tha Zëvendëskryeministri bullgar Assen Vassilev, njëherësh dhe Ministri i Financave.

Bullgaria konsumon rreth 3 miliardë metra kub gaz në vit, nga të cilat mbi 90%  vinte nga Rusia. 

Ora 18:08
Biden mesazh për Putinin: Nuk do kesh sukses të dominosh Ukrainën

 

1650554508_Screenshot3.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden gjatë një konference nga Shtëpia e Bardhë u shpreh se agresioni rus nuk do të fitojë përballë Ukrainës.

“Armatosja e Ukrainës është një çmim i vogël për t'u paguar, agresioni nuk do të fitojë, kërcënimet nuk do të fitojnë. Lufta në Ukrainë ka paraqitur një problem serioz, por edhe një mundësi të madhe për të penguar luftërat e ardhshme. Te gjitha këto veprime kanë të bëjnë me të vërtetën - investimi në lirinë dhe sigurinë e Ukrainës është një çmim i vogël për të paguar për të ndëshkuar agresionin e Rusisë për të zvogëluar rrezikun për konfliktin e ardhshëm”, u shpreh Biden.


Biden e mbylli fjalën e tij përpara gazetarëve me një mesazh për Putinin

"Ju kurrë nuk do të keni sukses të dominoni Ukrainën", tha ai. 

Ora 18:03
Scholz: Gjermania duhet të përgatitet për ndalimin e gazit rus

1650657130_1200x1.jpg

Kancelari gjermane ka paralajmëruar se Gjermania duhet të përgatitet eventualisht nëse Moska të pezullojë furnizimet me gaz. “Çfarë vendimi mund të marrë qeveria ruse në këtë drejtim është një çështje spekulimi, por ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Scholz në margjinat e vizitës së tij në Tokio.

Ora 17:42
SHBA nuk sulmon Rusinë, por ndihmon Ukrainën! Biden: 33 miliard $ ndihmë ushtarake dhe financiare

1651157937_Capture.JPG

Presidenti Biden thotë se SHBA-të nuk po sulmojnë Rusinë, por përkundrazi po ndihmojnë Ukrainën të mbrohet kundër agresionit rus.

"Ashtu siç Putin bëri zgjedhjen për të filluar këtë pushtim brutal, ai mund të bëjë zgjedhjen për t'i dhënë fund, Rusia është agresori dhe bota duhet dhe do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”, tha Biden

Biden tha se pushtimi rus po sjell kosto të jashtëzakonshme njerëzore në dëshmitë e tmerrshme të mizorive dhe krimeve të luftës në zonat që ata përpiqen të kontrollojnë.

Ai do t'i kërkojë Kongresit 33 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për të mbështetur Ukrainën "për pesë muajt e ardhshëm". Paketa përfshin më shumë se 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, 8.5 miliardë dollarë ndihmë ekonomike dhe 3 miliardë dollarë ndihmë humanitare.

                                                                                                                                       

Ora 16:59
OSBE mbyll misionin në Ukrainë

Kryetari i OSBE-së, Ministri i Jashtëm i Polonisë Zbigniew Rau dhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid kanë njoftuar sot se OSBE do të mbyllë Misionin Special të Monitorimit në Ukrainë.

Ky vendim vjen pas mungesës së konsensusit në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së më 31 mars 2022 për zgjatjen e mandatit të Misionit.

“Ky nuk është një vendim i lehtë për t'u marrë. Ne kemi shqyrtuar të gjitha opsionet e mundshme përmes dialogut politik me shtetet pjesëmarrëse për të arritur rinovimin e mandatit të Misionit të Posaçëm Monitorues, por qëndrimi i Federatës Ruse nuk na la zgjidhje tjetër veçse të ndërmarrim hapa për mbylljen e misionit. Misioni luajti një rol vendimtar në ofrimin e informacionit objektiv në terren, lehtësimin e armëpushimeve dhe punën për të lehtësuar efektet e konfliktit mbi popullatën civile. Puna e anëtarëve të SMM-së (Misionin Special të Monitorimit) meriton vlerësimin dhe mirënjohjen tonë”, tha kryesuesi.

Ministri Rau siguroi se Organizata do të kërkojë të vazhdojë angazhimin e saj në vend në përputhje me angazhimet ekzistuese të OSBE-së.

Ora 16:54
U sekuestruan nga SHBA, Biden propozon të shiten asetet e oligarkëve rus! Do përdoren për rindërtimin e Ukrainës

 

1650554508_Screenshot3.jpg

Shtëpia e Bardhë ka propozuar t'i jepet qeverisë fuqi më e madhe për të kapur dhe shitur asetet e oligarkëve rusë dhe për të transferuar të ardhurat e tyre në Ukrainë.

Propozimi legjislativ do t'i paraqitet Kongresit për shqyrtim, ndërkohe ai pason një legjislacion të ngjashëm të miratuar së fundmi në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA.

Por planet e reja të Shtëpisë së Bardhë shkojnë më tej, duke u fokusuar në bashkëpunimin midis departamenteve të Drejtësisë, Thesarit, Shtetit dhe Tregtisë.

Masat do ta bënin më të lehtë për SHBA-në sekuestrimin dhe shitjen e aseteve të oligarkëve dhe përdorimin e fondeve "për të korrigjuar dëmet e agresionit rus", tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

 

Ora 16:41
Bombardohet tregu në rajonin e Donetskut, 3 civilë të vrarë, dhjetëra të plagosur

1651156928_Capture.JPG

Separatistët pro-rusë që kontrollojnë qytetin e Donetskut thonë se një treg është bombarduar, me tre civilë të vrarë dhe disa të plagosur.

Videot e pa verifikuara tregojnë pamje që duket të jenë trupa të shtrirë në një zonë tregu dhe tym që ngrihet mbi një rrugë.

Sipas stafit të mbrojtjes territoriale të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, tregu Merkuriy në rrethin Kirovskyi u godit nga forcat ukrainase. Raporti nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur.

Donetsk është qyteti kryesor në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, i cili tani është fokusi i luftës tokësore midis forcave pushtuese ruse dhe trupave qeveritare.

Ora 15:21
Kiev: Mariupoli në rrezik nga epidemitë

Mariupol është në rrezik nga epidemitë për shkak të kushteve të tmerrshme sanitare, mungesës së ujit dhe mijëra kufomave të pavarrosura, që bëjnë të mundur shfaqjen e rasteve të kolerës dhe sëmundjeve të tjera që lidhen me mungesën e higjienës minimale. Alarmi është ngritur nga autoritetet lokale.

Nga rreth 450,000 banorë që jetonin në portin në Detin Azov para luftës, vetëm rreth 100,000 mbijetuan, sipas vlerësimeve.

Ora 14:27
Erdogan telefonat me Putin: Jam gati t’iu ndihmojë te negocioni me Kievin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan siguroi homologun e tij rus Vladimir Putin se është i gatshëm të vazhdojë përpjekjet ndërmjetësuese për të arritur paqen në rajon.

Erdogan dhe Putin folën gjithçka gjatë një bisede telefonike që zhvilluan mes tyre mesditën e sotme.

Ora 12:47
Rusia pezullohet nga Agjencia e OKB-së për Turizëm Botëror

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Turizëm Botëror ka votuar për të pezulluar Rusinë për shkak të luftës që ka nisur në Ukrainë. Pjesa më e madhe e 160 vendeve anëtare të Agjencisë kanë përkrahur vendimin, por nuk dihet numri i saktë.

Mocioni ka kërkuar dy të tretat e votave. Para votimit për pezullim, Rusia ka bërë të ditur se po largohet nga agjencia.

“Statuset janë të qarta: promovimi i turizmit për paqe dhe respektim universal të të drejtave të njeriut. Vetëm vendet anëtare që respektojnë ato mund të jenë pjesë e Agjencisë”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i këtij trupi, Zurab Pololikashvili.

 “Veprimet do të kenë gjithmonë pasoja. Paqja është e drejtë themelore e njeriut. E garantuar për të gjithë. Pa përjashtime”, ka thënë mes tjerash ai.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se vendimi është i motivuar politikisht, prandaj Rusia e konsideron jolegjitim.

“Është vlerësuar që votimi është nxitur nga propaganda anti-ruse”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve se vendimi i Rusisë për t’u larguar nga Agjencia për Turizëm Botëror, nuk do të ndikojë këtë sektor në Rusi.

“Sektori i turizmit, sidomos turizmi i brendshëm, do të vazhdojë të zhvillohet. Edhe mundësitë për turizëm të jashtëm janë të hapura, varësisht nga situata e konkurrencës dhe cilësia”, ka thënë ai.

Ora 12:18
Kremlini: Dërgimi i armëve në Ukrainë kërcënon sigurinë evropiane

1650869354_Kremlini.jpg

Dërgimi i armëve në Ukrainë dhe vende të tjera përbën një kërcënim për sigurinë e Evropës. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, cituar nga TASS.

Ky reagim erdhi pas vendimit të Bundestagut gjerman për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë, si një shenjë solidaritet dhe mbështetjeje.

Ora 11:56
Në thirrjet për armatosjen e Ukrainës, Truss përmend edhe Ballkanin Perëndimor

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka thënë se forcat ruse duhet të largohen “nga e gjithë Ukraina”, dhe se Perëndimi duhet të dërgojë armë edhe në vendet tjera që kërcënohen nga Rusia.

“Ne duhet të sigurohemi që krahas Ukrainës, Ballkani Perëndimor dhe shtetet si Moldavia dhe Gjeorgjia janë të qëndrueshme dhe kanë aftësi për të ruajtur sovranitetin dhe lirinë e tyre”.

Ajo i ka bërë këto komente në një fjalim të mbajtur në Londër, duke thënë se fitorja për Ukrainën është “me rëndësi jetike” për Perëndimin.

Këto kanë qenë deklaratat më të qarta të Britanisë për luftën në Ukrainë, të nisur nga presidenti rus, Vladimir Putin më 24 shkurt.

Ajo ka thënë se vendet aleate të Perëndimit duhet të “dyfishojnë mbështetjen” për Ukrainën.

“Ne do të veprojmë shpejt”, ka thënë Truss “për të larguar Rusinë nga e gjithë Ukraina”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar për hakmarrje të shpejtë nëse shtetet e huaja ndërhyjnë në Ukrainë.

 “Nëse dikush dëshiron të ndërhyjë nga jashtë për ngjarjet që janë duke vazhduar, dhe të krijojë kërcënime strategjike, që janë të papranueshme për Rusinë, ata duhet ta dinë se sulmet tona hakmarrëse do të jenë të shpejta si rrufe", ka thënë Putin sipas mediave shtetërore ruse.

“Ne kemi të gjitha mjetet për këtë gjë, mjete që askush nuk i ka tani. Ne nuk do të mburremi, ne do t’i përdorim ato nëse është e nevojshme. Dua që të gjithë ta dinë këtë gjë”./ REL

Ora 11:50
Bombardimet në Zaporizhzhia, humbin jetën 3 civilë, njeri prej tyre fëmijë

Mëngjesin e sotëm rusët bombarduan qytetin e Zaporizhzhia, duke lënë tre të vdekur, njeri prej të cilëve fëmijë. Kjo u njoftua nga administrata rajonale ushtarake e Zaporizhzhia në Telegram.

 Sulmi është kryer me avion. Për momentin janë raportuar 3 viktima, ndërsa dy shtëpi janë shkatërruar plotësisht.

Ora 11:45
Kërcënimet e Putin për armë të fuqishme, Britania: S’na ndalin! Po mundohet të mbulojë dështimet e tij në Ukrainë

“Paralajmërimi i Presidentit Vladimir Putin për përgjigjen r Rusisë me armë që askush nuk i ka në rast të një kërcënimi strategjik ndaj territorit të saj duhet të merret seriozisht, por nuk duhet të na alarmojë shumë.” Kështu pohoi Ben Wallace, Ministri i Mbrojtjes i qeverisë britanike të Boris Johnson, protagonist i një raundi intervistash radiotelevizive mëngjesin e sotëm.

Sipas tij Putin mundohet në këtë mënyë, përmes kërcënimeve të mbulojë dështimet e tij në Ukrainë.

"NATO e merr atë jashtëzakonisht seriozisht dhe ne duhet ta marrim seriozisht, por pa e lënë veten të trembemi në angazhimin tonë për të mbrojtur Ukrainën nga brutaliteti”, tha ai.

Ora 10:25
Putin i kërcënoi, NATO: Presin krah hapur Suedinë dhe Finlandën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se nëse Suedia dhe Finlanda duan të bëhen pjesë e aleancës do të priten krah hapur. Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një konference për shtyp me presidenten e Eurodhomës Roberta Metsola.

 "Ne kemi punuar me këto vende për vite me radhë, e dimë se forcat e tyre kanë standarde të NATO-s, ne kemi kryer shumë misione së bashku dhe pres që procesi të jetë i shpejtë pasi të kryhen formalitetet. Jam i sigurt se ne do të gjejmë marrëveshje sigurie në periudhën e ndërmjetme derisa zgjedhja e tyre të ratifikohet", tha ai.

Ora 10:17
Shpëtoi një grua teksa bombardimet ruse nuk ndaleshin, flet infermieri ‘hero’: Bëra vetëm punën time

Të gjithë e mbajnë mend infermierin Giusi Fasano, nga Kievi. Të gjithë e mbajnë mend veprimin e tij heroik, ku teksa po binin bombat dhe njerëzit vraponin në panik për të shpëtuar, ai qëndroi pranë një zonjë për ta ndihmuar.

Fasano po e mbronte me duar, ndërkohë bërtiste “Rri në tokë. Qëndroni poshtë, qëndroni poshtë”.

“Isha i fokusuar në atë që duhej të bëja. Unë thjesht po mendoja për këtë.”, tha ai.

Infermieri është 25 vjeç dhe ka punuar për Kryqin e Kuq të Ukrainës që nga viti 2015.

Ora 10:01
Zelensky: Rusia po përdor gazin dhe marrëdhëniet tregtare si armë për luftën

1651040118_zelensky.jpg

“Rusia përdor jo vetëm gazin, por edhe marrëdhëniet tregtare si armë”. 

Këtë ka thënë  presidenti ukrainas Volodymyr në mesazhin e tij të zakonshëm që jep gjatë natës teksa vijon lufta në Ukrainë.

Duke iu referuar vendimit për të ndërprerë furnizimin me gaz në Poloni dhe Bullgari, Zelensky beson se "askush në Evropë nuk mund të shpresojë të mbajë një bashkëpunim normal ekonomik me Rusinë". 

Më pas presidenti ukrainas tha: “Rusia e konsideron si armë jo vetëm gazin, por çdo marrëdhënie tregtare”.

Ora 09:52
‘Dashuri në kohë lufte’, dy të rinj harrojnë gjithçka vetëm për një moment dhe bombardimet ‘ndalen’

Një fotografi sa një mijë fjalë...kjo është “Dashuri në kohë lufte”. Me sy të ngulur te njeri-tjetri, çifti nga Mariupoli duket se ka harruar bombardimet, dhimbjen dhe humbjen pafund, vetëm për disa çaste.

A fiton dashuria mbi gjithçka?

Ora 09:19
Shefi i OKB pas takimit me Putin: Lufta do të përfundojë kur Rusia ta vendosë! Nuk do arrihet marrëveshje me takime diplomatike

"Lufta në Ukrainë do të përfundojë kur Federata Ruse të vendosë t'i japë fund dhe kur të ketë një mundësi serioze për një marrëveshje politike dhe jo me takime diplomatike". Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres gjatë një interviste për CNN, ndërsa sot ai do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev. "Ne mund të mbajmë takime sa të duam, por këto nuk do t'i japin fund luftës," shtoi Guterres, i cili takoi presidentin rus Vladimir Putin të martën në Moskë.

Ora 09:07
Britania e Madhe: Fitorja e Kievit, imperativ për Perëndimin! Rusia duhet të dëbohet nga i gjithë territori ukrainas

1651129789_skynewsliztrussrussiamoscaow5669179.jpg

Britania e Madhe, me të cilën Rusia pati një debat të vështirë diplomatik dy ditë më parë, lidhur me legjitimitetin e çdo sulmi ndaj territorit rus nga Ukraina, me armë perëndimore – vazhdon të jetë ndër vendet më të drejtpërdrejta në afirmimin e një qëndrimi pa kompromis ndaj Moskës.

Në një fjalim të mbajtur të mërkurën në mbrëmje, Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss tha se forcat ruse duhet të dëbohen "nga i gjithë territori i Ukrainës" dhe se fitorja e Kievit tani është bërë "një imperativ strategjik" i Perëndimit.

“Kriza në Ukrainë duhet të jetë «katalizatori i ndryshimit» që Perëndimi të rishikojë qasjen e tij ndaj sigurisë ndërkombëtare, dhe Vladimir Putin është një «operator mashtrues» i dëshpëruar pa interes për normat ndërkombëtare”, tha ajo/

Kjo është arsyeja pse ne duhet të "dyfishojmë përpjekjet tona" dhe "të mos jemi të vetëkënaqur": "Nëse Putini është i suksesshëm, do të ketë pasoja të tmerrshme në të gjithë botën. Nuk do të ndihemi më kurrë të sigurt. Kështu që ne duhet të përgatitemi për një kohë të gjatë”.

Ora 09:00
Pamje rrëqethëse, bombardimet i vranë vajzën 3-muajshe dhe bashkëshorten, babai i jep puthjen e fundit të bijës mbi arkivol në Ukrainë

Bombardimet ruse i morën gjithçka që kishte Yuri Glodan, babait të ri që humbi vajzën e tij 3-muajshe dhe bashkëshorten.  Puthjen e fundit i dha të bijës në arkivolin e drunjtë, ndërsa lotët e dhimbjes pa masë u thanë mbi të përgjithmonë.

Një fotografi e Glodan gjatë ceremonisë mortore ka rrëqethur të gjithë botën.  Jeta e babait të ri u shua vetëm brenda disa sekondash.

 

Ora 08:39
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës: Moska intensifikon ofensivën në Donbass

1651048265_ukraine.JPG

"Rusia po rrit ofensivën e saj në Donbass, ndërsa përpjekjet kryesore janë të përqendruara pranë Izyum." 

Kështu thuhet në përditësimin më të fundit të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.

"Forcat pushtuese ruse po rrisin ritmin e ofensivës pothuajse në të gjitha drejtimet", raporton Kievi, ndërsa forca më të mëdha ka drejt Slobozhanskes dhe Donetskut.

Ora 07:40
Kherson nën pushtimin rus, nga 1 maji i detyruar të përdorë rublën

Qyteti Kherson në Ukrainën jugore, të cilin Rusia pretendon se e ka marrë nën kontrollin e saj, do të kalojë në përdorimin e rublës, monedhës ruse, nga 1 maji. Kjo është raportuar nga agjencia shtetërore ruse Ria Novosti e cituar nga BBC.

Nënkryetari i administratës ushtarake dhe civile të rajonit, Kirill Stremousov, tha për Ria Novosti se kalimi do të zgjasë një periudhë prej 4 muajsh, gjatë së cilës do të jenë në qarkullim si rubla, ashtu edhe hryvnia ukrainase.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 29/04/2022 00:25

    QELLIMI I KIEVIT ME RAKETA KUR ATY ISHTE PER VIZITE GUTERRESI,,ME DUKET SI GODITJA E ASAMBLESE SIC E QUANIN ATEHERE KUISLINGE NE TIRANE NGA PARTIZANET NE MALIN E DAJTIT....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?