Bota

OKB voton më 11 maj për zëvendësimin e Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut

28 Prill 2022, 21:40| Përditesimi: 28 Prill 2022, 21:43

  • Share

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë më 11 maj për një vend që do të zëvendësojë Rusinë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut pas pezullimit të saj për shkelje të të drejtave humanitare nga ushtarët rusë në Ukrainë.

Zëdhënësja e asamblesë, Paulina Kubiak tha se Republika Çeke ishte kandidati i vetëm për vendin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut.

Vendet në këshillin me bazë në Gjenevë janë të ndara midis grupeve rajonale dhe një zëvendësim për Rusinë duhet të vijë nga një vend i Evropës Lindore.

Që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt, Rusia ka humbur vendin e saj në organe të shumta të OKB-së, duke përfshirë bordet ekzekutive të UN Women dhe agjencinë e OKB-së për fëmijë UNICEF, Komitetin për Organizatat Joqeveritare dhe Forumin e Përhershëm për Çështjet Indigjene. Rusia u pezullua gjithashtu këtë javë nga Organizata Botërore e Turizmit.


Lajmi kryesor:

Raketat godasin Kievin gjatë takimit të Zelenskyt me Guterres: Sulm për të poshtëruar OKB-në! Sekretari: Jam i tronditur


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?