Donald Trump

Bota

Lufta tregtare, Trump thirrje kompanive: Zhvendosuni në SHBA! Zero tarifa, mos prisni por bëjeni tani

9 Prill, 15:00| Përditesimi: 9 Prill, 15:08

  • Share

1743694435_donaldtrump.jpg

Ndërsa lufta tregtare është përshkallëzuar, Donald Trump iu ka bërë thirrje kompanive që të zhvendosin aktivitetin e tyre në SHBA. Në një reagim në Truth Social, presidenti amerikan shkruan se është koha për ta bërë këtë gjë është e shkëlqyer ndërsa shton se s’do të ketë tarifa.

“Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zhvendosur KOMPANINË tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si Apple, dhe kaq shumë të tjerë, në numër rekord, po bëjnë. ZERO TARIFA, dhe lidhje pothuajse të menjëhershme të Energjisë Elektrike. Pa vonesa mjedisore. MOS PRIT, BËJE TANI!”, shkruan presidenti.

Kujtojmë që më herët, Kina njoftoi tarifa doganore me 84% ndaj mallrave amerikane si kundërpërgjigje ndaj tarifave 104% të njoftuar një ditë më parë nga SHBA. Ndërkohë, sekretari i Thesarit Scott Bessent i bëri thirrje Pekinit që të negociojë me presidentin Trump.

Postimi i Trump


Lajmi kryesor:

Lufta tregtare, Kina kundërgjigjet: 84% tarifa doganore për mallrat amerikane! BE: Nga 15 prilli, 25% tarifë doganore mallrave amerikane


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?