Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Financave Delina Ibrahimaj dhe zv.ministren Vasilika Vjero kanë treguar gjetjet e punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet për ndryshimet me pagat e punonjësve. Rama tha se pas një procesi kontrolli të detajuar kundër informalitetit të pagave u arritën rezultate mbresëlënëse.
Ndërsa ministrja e Financave njoftoi se nga 1 qershori, do të ndryshojë ligji dhe do të tatohen profesionet e lira. Thirrja e Ibrahimaj iu drejtua të gjithë tatimpaguesve që të mos bëjnë fshehje të pagave, në të kundërt do të dyfishohen gjobat për fshehjen e pagës dhe mosdeklarimin e punonjësve.
Kryeministri Rama tha se tha se ka pasur një reflektim konkret që prej nisjes së aksionit kundër informalitetit të pagave.
“Ajo që është më e rëndësishme dhe që dua ta ndaj me ju si një reflektim konkret për ne është që punën kryesore e bëri komunikimi intensiv i Tatimeve me bizneset. Faktikisht kërkesa e përsëritur se të gjitha bizneset të rishikojnë situatën me pjesën informale të pagave ka dhënë rezultatet shumë domethënëse. Pasqyra formale zyrtare e pagave, që u bënë edhe publike, nuk është pasqyra reale dhe se vetëm nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionin publik por edhe si rezultat i një shtyse të fortë nga ana jonë kemi një rritje të pagës mesatare në Republikën e Shqipërisë. Mbi 25% të të punësuarve në vend kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë. Kjo do të thotë se ata nuk merrnin në fakt pagën minimale të deklaruar por më shumë. Perceptimi negativ mbi ekonominë dhe mbi biznesin vetë për shkak të këtyre deformimeve ishte prezent shumë më tepër sesa kishte lidhje me realitetin”, tha Rama.
Ai tha se shqiptarët do të pyeten nëse duhet të bëhen publike pagat e shqiptarëve 1 herë në vit pasi kjo ndihmon në vetrregullimin e tregut.
“Nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionit publik mbi të gjitha bizneset por edhe si rezultat i një shtyse të fortë kemi një rritje të pagës mesatare në Shqipëri. Mbi 25% e të punësiarve në Shqipëri kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë që do të thotë se ata nuk merrnin pagën minimale të deklaruar por më shumë. Mendojmë se është e udhës ti pyesin shqiptarët mos vallë është më mirë që njëherë në vit të gjitha pagat të bëhen publike. Vendet që e bëjnë këtë disa vende, dhe thonë se kjo ka efektin më të madh vetërregullues brenda përbrenda sistemit, ne mendojmë se kjo është shumë e vërtetë se e shohim se impakti i kësaj ngjarje dhe punës së bërë pas kësaj ngjarje… Ideja se pagat mund të bëhen publike çdo vit njëherë në vit është një ide që nuk mendoj se duhet ta aplikojmë me të thënë e me të bërë, por ia vlen të konsultohet opinioni publik”, tha Kryeministri.
Njësia Speciale Antiinformalitet për të Ardhurat nga Punësimi dhe Shërbimet është ngritur në mbështetje të Urdhrit të Kryeministrit me qëllim rritjen e vetëdeklarimit të pagave reale nëpërmjet realizimit të analizave të duhura dhe kryqëzimit të informacioneve, si dhe bazuar në kritere risku evidentimin e planit sektorial të lidhur me evazionin në paga.
Në muajin Janar 2022 njësia u fokusua në analizën e reagimit të tatimpaguesve, ku në bazë të kritereve të riskut dhe kryqëzimit të informacioneve nga palë të treta, u përzgjodhën tatimpaguesit dhe individët për kontroll.
5 masat e marra nga Ministria e Financave
- Nga 1 qershori Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të paraqesë një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat dhe të gjitha profesionet e lira do të paguajnë Tatimin!
- Gjithashtu do të ketë përshkallëzim të gjobave! Për të gjitha shkeljet administrative apo shkeljet që përbëjnë evazion tatimor do të ketë dyfishim të gjobës, nëse më parë kishte një rivlerësim apo gjobë të barabartë me 100% të totalit të rivlerësimit tashmë do shkojmë në 200%.
- Do dyfishohet gjoba për mosdeklarimin e punonjësve si dhe për fshehjen e pagës për gjithë bizneset e mëdha.
- Gjithashtu do dyfishohet dhe gjoba për mos deklarimin e saktë të pagës nga punonjësi.
- Sa i përket ligjit për inspektimin në punë, s’do jetë më mundësi për dhënien e një rekomandimi për një biznesin por edhe aty do kalohet automatikisht në penalitete.
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar ndaj qeverisë Rama duke thënë se po kërcënon me më shumë taksa shqiptarët. Ky reagim vjen pas konferencës së kryeministrit Edi Rama me Ministren e Financave, Delina Ibrahimaj që njoftuan se nga 1 qershori do të tatohen profesionet e lira. Tabaku theksoi se qeveria është e korruptuar ndaj pretendon se Rama nisi turin për të taksuar shqiptarët dhe të ardhurat e tyre.
"Represioni i vazhdueshëm i qeverisë përmes taksave dhe politikave fiskale ka ndikuar në rënien e investimeve, uljen e bizneve dhe krijimin e një klime të pafavorshme. Njëkohësisht ka nxitur korrupsionin, rritjen e informalitetit dhe ka krijuar një shtet të kapur. Në këto ditë të vështira për ekonominë e gjithsecilit prej nesh, ku çdo portofol i shqiptarëve po kafshohet nga taksa e inflacionit që po ia zbraz ato pak të ardhura një qeveri e përgjegjshme do të kishte politika lehtësuese.
Do të kërkonte uljen e taksave, për t’i dhënë më shumë para xhepave të shqiptarëve dhe familjeve të tyre. Një qeveri e korruptuar, e kapur nga oligarkia dhe nga megaskandalet është e interesuar për të kundërtën. Nuk është habi që Edi Rama sot ka nisur turin për të taksuar më shumë shqiptarët dhe të ardhurat e tyre të vogla. Më shumë taksa nga xhepi i varfër i shqiptarëve do të thotë më shumë para për PPP-të që i janë dhënë miqve të tij dhe oligarkëve", shkroi deputetja e PD.
Sipas Tabakut, Rama kërcënon me më shumë taksa pasi kontratat e PPP-ve që kanë arritur 50% të PBB duhet të paguhen dhe para nuk ka. Deputetja demokrate bën thirrje që të ndalohet me moton "Takso familjet shqiptare për të paguar kontratat e oligarkëve".
"Ai sot kërcënon me më shumë taksa pasi bixhozi ku është futur me paratë e buxhetit nga taksat e shqiptarëve paguan 90 mijë euro në ditë inceneratorit. Kërcënon sot me më shumë taksa pasi kontratat e PPP-ve që kanë arritur 50% të PBB duhet të paguhen dhe para nuk ka. Kriza nuk ka sjellë reflektimin e kësaj mazhorance!
Në mënyrë absurde ai po çon vendin drejt një rritje taksash të çmendur që do të rëndojë më shumë të ardhurat e çdo familje. Ndaj duhet ndaluar nisma nën moton: Takso familjet shqiptare për të paguar kontratat e oligarkëve. Duhet luftuar për një taksim të ndershëm jo për një taksim progresiv oligarkik. Të ndahemi nga kjo keqqeverisje për të mundësuar një sistem të ndershëm dhe kompetitiv fiskal në shërbim të qytetarëve jo për favore tek oligarkët", shkroi Tabaku.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj i ka bërë thirrje tatimpaguesve për të mos kryer shkelje ndërsa ka paralajmëruar përhskallëzimin e gjobave. Nga 1 qershori do të paraqitet ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat ndërsa do të ketë dyfishim të gjobave për evazionin fiskal, për fshehjen e pagës dhe mosdeklarimin e punonjësve.
"Dua t'i bëj thirrje të gjithë tatimpaguesve që të mos përdorin bonusin me qëllim fshehjen e pagesës së detyrimeve tatimore, të mos përdorin forma të tjera pagesash, por ato që janë të parashikuara në ligj. Si tregu i sigurimeve ka dhe shërbime të tjera që kryhen në këtë formë. Kjo punë na shërbeu për të hedhur dritë aty ku duhet të punojmë.
Më 1 qershor do të paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat, i cili do të targetojë profesionet e lira, të cilat sot individët çelin biznese, ia shesin bizneseve të tjera si shërbime duke eleminuar pagesën e taksave. Me ligjin e ri nuk do të jetë e mundur sepse të gjithë profesionet e lira do të duhet të paguajnë tatimin mbi bazën e këtij ligji.
Ne kemi marrë masa për përshkallëzimin e gjobave. Do të bëjmë ndryshimin në ligjin për procedurat tatimore, tashmë do të ketë gjobë 200% në totalin e shkeljeve për evazionin fiskal. Do të dyfishojmë gjobën për fshehjen e pagës për bizneset e mëdha. Do dyfishojmë masën për mos deklarimin e pagës së sakte. Do dyfishojmë gjobat për mos deklarimin e punonjësve", tha Ibrahimaj.
Zv. ministrja e Financave, Vasilika Vjero ka dhënë detaje për gjetjet e njësisë speciale anti-informalitet për problematikat në kontratat e punës, për dhënien e pagave jashtë sistemit bankar, deklarimin e pagës dhe dhënien e bonueseve.
"Ne kemi konstatuar në numrin e tatimpaguesve me risk se ka një mangësi në kontratat e punës, ka element në disfavor të punëmarrësve. Janë 51% e punonjësve të kontrolluar që prezantojnë të tilla problematikave. Ka problematika për mosdhënien e shtesave mbi pagë, janë 374 punëmarrës ose 41% e punëmarrësve që kanë të tilla problematika. Kemi gjetur në shumë raste dhe fenomenin e dhënies së pagave jashtë sistemit bankar. Ka edhe raste të punonjësve të padeklaruar. Ky fenomen është më shumë i përhapur në kompani tregtimi apo në fushën e ndërtimit. Kemi ushtruar kontrolle në disa sektorë të rëndësishëm si i sigurimeve, tregtisë, ndërtimit. Kemi vënë devijime në sigurime për deklarimin e pagës.
Janë evidentuar rreth 150 punëmarrës që konsiderohen si agjentë sigurimi dhe përfitojnë bonuse. Ne mendojmë që nuk janë bonuse por pagesa që jepen për të kompensuar pagën e deklaruar. Në këtë sektor ka shumë për të korrektuar. Kontrollet tona janë edhe tek individët. Nga intervistimet e para dhe kontaktet vërejmë se këta individë paguhen jashtë sistemit bankar dhe paga e tyre është tejet e ulët jo vetëm për sektorin por edhe për të justifikuar mënyrën e jetesës së individëve.
Kemi arritur që 52% e pozicioneve të punës janë ulur. Është ulur me 23% numri i pozicioneve të punës me pagë minimale. Paga mesatare gjatë muajit mars, është 10517 për të gjithë tatimpaguesit. Kemi rritje të mirë dhe për sigurimet shoqërore e shëndetësore si për tatimpaguesit dhe të gjithë të tjerët kanë reaguar pozitivisht me pagesat e kontributeve. Është rritur numri i tatimpaguesit që deklarojnë rritje të pagës në 58%", tha Vjero.
Në konferencën për shtyp sot me ministren e Financave, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së shpejt do të nisë verifikimi i pagës së deklaruar dhe stilit të jetesës, me synim që të parandalohen evazionet fiskale. Sipas Ramës, nuk mund të shtëpi e makina të shtrenjtë, për sa kohë ke një rrogë që nuk i justifikon ato.
“Ne do shkojmë në tutje në ballafaqimin e pagave te deklaruara me stilin e jetesës, kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe që i shmangen deklarimeve në mënyrë të ndryshme, ka një axhustim për tu bërë, me mbylljen e asaj hapësire ku luhet nga individët për tu shfaqur si subjekte fizike, por përtej kësaj do ecim me kontrolle që synojnë gjetjen e boshllëqeve midis deklarimit të ardhurve dhe stilit të jetesës. S’mund të kesh të ardhura X dhe të kesh shtëpi e vetura që nuk bëhen kurrë me ato të ardhura. Ne do e kthejmë këtë mbështetje në masa ligjore për të cilat do të flasë ministrja”, tha Rama.
Në momentin që PD do të bëhet parti dhe zë i demokratëve, atëherë Tabaku do të jetë 100% e saktë dhe unë do ta respektoj. U harrua shpejt shitja e parregullt Ulza-Shkopeti-Bistricë te “hajduti” Kurum?
PërgjigjuPer mendimin tim te gjithe punonjesit qe paguhen nga shteti, duhet ta bejne publike pagen e tyre sepse paguhen nga taksat e qytetareve. Mund te behet fare thjeshte. Mjafton te publikohen online neper faqet zyrtare te institucioneve ku punojne. Per privatet eshte tjeter gje. Sepse jane marredhenie individuale midis punedhenesit dhe punemarresit. Ne shtet ndryshon puna. Shteti eshte i te gjitheve, dhe si rrjedhoje duhet te jete cdo levizje, sidomos financiare, te jete e aksesueshme per kedo qe deshiron te kete informacion. Duhet te jete cdo page online.
PërgjigjuShteti i ka te deklaruara nese nuk e di..problemi esht te privati qe jep 230mij rrog ne banke dhe 200mij ne dore punetorit dhe spaguajn taksa tamam.si rrjedhim punetori ne privat humbet nje pjes te sigurimeve.i del pensioni i vogel sepse esht deklaruar pag e vogel gjithashtu the shteti del me humbje ketu sepse nuk ka marre taksen sic duhet por vetem gjysmen.sektori shteteror esht 20% pjesa tjeter esht privat
nje shtet i falimentuar pervec tatimit snjef gje tjeter, shteti me i felliqur ne bote
PërgjigjuO piktor nuk ke punuar ndonje here me letra ne BE. Nuk tregohet rroga dhe kur punon jashte orarit ta japin ne zarf.Ben qef me ministra 30-vjecare!
PërgjigjuPO RE PO BEJI PUBLIKE. PO E PARA QE DO BEHET PUBLIKE ESHTE PAGA JOTE DHE ATYRE KOLEGEVE TUAJ BASHKEQEVERITARE QE PAGUHEN VETEM ME APARTAMENTE DHE MAKINA LLUKSI.PASTAJ NA I NXIRR DHE NE
PërgjigjuPo qe burre o Edi Rama sekuestroi te gjitha vilat tek Gjiri i Lalzit dhe tjau kthesh pasi te gjesh me cfare te ardhurash i kane ndertuar dhe ne cfare parash i kane bkere makinat suoerluksoze qe edhe pasaniket me te medhenj ne bote nuk besoj qe ti kene.
Përgjigjuta filloj nga linda rama, me pallatin te hambo e me vellain e vet me cunin e vet e kushedi sa histori te tjera
Une mendoj qe te shtohet edhe nje takse... Kush e bo m*tun e modh duhet te paguaj takse... O QIVERI a e dini se cfar pensionesh mer ky popull i mjere.... Ju ka zone luksi syte por keni te drejte se me kete opozite te degjeneruar dhe te ndyre juve dhe 10 vite e keni siguruar bile po nuk vdiq Sal non grata ju do mbeteni te perjetshem prandaj futjani sa te mundeni....
PërgjigjuPublikimi i pagave zbuloi inegzistencen e shtetit. Rrogat e farmacistave dhe e dentistave me te ulta se puntoret e pastim gjelberimit. Pse nuk jan bere edhe keto te fundit me makina e me saraje?
PërgjigjuPo ndonje hetim i detajuar per pasutite e pajustifikuara a do behet ndonjehere se ngelet duke u marre me ata qe deklarojne. Pp keta me nga 20 dyqane, me makina superluksoze qe ecin si te cmendur neper Tirane kush dhe kur do i verifikoje o zonja ministreshe?
PërgjigjuCfare jane keto cmenduri? Si u bekan pagat publike? Dini nje vend te botes ku behet kjo? Nga ana tjeter, ne cdo vend perendimor, rezidentet kane detyrimin te deklarojne te ardhurat e tyre personale ne tatime. Ne Shqiperi ky detyrim per deklarim ekziston vetem per personat me te ardhura mbi 20 milion te vjetra. Eshte e qarte qe kjo le shteg per shume abuzime. Prandaj, mblidh mendjen o qeveri: ose bej muzike te vertete, ose nxirr shalet si Ronela Hajati. Me duket se preferoni shalet.
Përgjigju