Rama paralajmëron: Do verifikojmë të ardhurat me stilin e jetesës, s’mund të kesh rrogë X dhe shtëpi e makina që e tejkalon

11 Maj 2022, 11:30| Përditesimi: 16 Maj 2022, 12:31

  • Share

1652697031_645545787770x428.jpg

Në konferencën për shtyp sot me ministren e Financave, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së shpejt do të nisë verifikimi i pagës së deklaruar dhe stilit të jetesës, me synim që të parandalohen evazionet fiskale. Sipas Ramës, nuk mund të shtëpi e makina të shtrenjtë, për sa kohë ke një rrogë që nuk i justifikon ato.

“Ne do shkojmë në tutje në ballafaqimin e pagave te deklaruara me stilin e jetesës, kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe që i shmangen deklarimeve në mënyrë të ndryshme, ka një axhustim për tu bërë, me mbylljen e asaj hapësire ku luhet nga individët për tu shfaqur si subjekte fizike, por përtej kësaj do ecim me kontrolle që synojnë gjetjen e boshllëqeve midis deklarimit të ardhurve dhe stilit të jetesës. S’mund të kesh të ardhura X dhe të kesh shtëpi e vetura që nuk bëhen kurrë me ato të ardhura. Ne do e kthejmë këtë mbështetje në masa ligjore për të cilat do të flasë ministrja”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Luftë informalitetit, Rama: Do pyesim shqiptarët në Këshillim Kombëtar nëse duhet të bëhen publike rrogat 1 herë në vit! Ministrja: Nga 1 qershori do të tatohen profesionet e lira


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?