Bota

Luftime të ashpra në afërsi të Zaporizhias! Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën

2 Shtator 2022, 10:11| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 22:35

  • Share

1662106291_107099715165971180120220805t130028z309888905rc2lpv9tjsl9rtrmadp0ukrainecrisiszaporizhzhianuclear.jpeg

Luftime të ashpra po vazhdojnë në jug të Ukrainës, përfshirë edhe granatime në qarkun Enerhodar, afër centralit të pushtuar bërthamor të Zaporizhias.

Kështu bëri të ditur më 2 shtator Ministria britanike e Mbrojtjes.

Këto raportime vijnë derisa inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë vazhdojnë të jenë në centralin bërthamor. Inspektorët arritën në Zaporizhja më 1 shtator pavarësisht granatimeve në zonë, që shtyn autoritetet në central të ndalnin një prej reaktorëve.

Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për kryerje të sulmeve në këtë zonë para vizitës së misionit të Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore.

 

Ora 22:43
Biden kërkon 11.7 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën, pjesë e një pakete të madhe emergjencash

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden i kërkoi Kongresit të sigurojë edhe 11.7 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën, në kohën kur ndihmat e siguruara deri më tani për vendin e shkatërruar nga lufta po mbarojnë.

Kërkesa vjen derisa ligjvënësit po përgatiten të kthehen në Uashington, dhe është pjesë e një pakete të madhe masash urgjente prej 47.1 miliardë dollarësh që Shtëpia e Bardhë po propozon të paguajë për betejën ndaj COVID-19, shpërthimin e lisë së majmunëve dhe ndihmën për fatkeqësitë e fundit natyrore në Kentaki dhe shtetet e tjera.

Zyrtarët e administratës thanë se afërsisht tre të katërtat e asaj mbështetje ushtarake dhe buxhetore për Ukrainën janë shpërndarë.

Miliardat e reja do të përfshijnë para për pajisje, mbështetje të inteligjencës dhe mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore për Ukrainën. Ky financim gjithashtu do të përfshijë 1.5 miliardë dollarë për uranium për të ushqyer reaktorët bërthamorë të SHBA-së, pasi furnizimi rus potencialisht mund të ulet.

Luftime të ashpra po vazhdojnë në jug të Ukrainës, përfshirë edhe granatime në qarkun Enerhodar, afër centralit të pushtuar bërthamor të Zaporizhias.

Më 1 shtator, zyrtarët ukrainas raportuan për “sulme të vazhdueshme me mortaja” nga rusët. Zyrtarët lokalë në Zaporizhia thanë po ashtu se trupat ruse kanë granatuar rrugën nëpër të cilën kanë kaluar inspektorët e Kombeve të Bashkuara.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, Inspektorët e IAEA në uzinën e Zaporizhzhia: Do vazhdojmë ekzaminimin


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?