Luis Enrique

Sport

Luis Enrique kërkon të sfidojë Interin: Jemi gati të vuajmë, Dembele ka lënë pas dëmtimin

7 Maj, 16:08| Përditesimi: 7 Maj, 16:11

  • Share


Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka folur në prag të ndeshjes kundër Arsenalit në gjysmëfinalen e kthimit në Champions League. Këtë të mërkurë (21:00) në "Parkun e Princave" vendasit presin "Topçinjtë" me avantazhin e një goli.

Në Londër skuadra e Enriques iu fal golit të Dembele, me anësorin e sulmit që ka lënë pas dëmtimin dhe do jetë i gatshëm.

Dembele? Ai u stërvit me grupin për dy ditë. Do ta kem në dispozicion”, fjalë këto që gëzojnë çdo tifoz të PSG-së.

Trajneri spanjoll ka fjalë të mira edhe për Kvicha Kvaratskhelia.

“Kur patëm mundësinë ta nënshkruanim një ose dy sezone më parë, nuk ia dolëm. E njihnim mirë. Është i ri, por ka shumë përvojë. Më duhet të them se për një lojtar që ndryshon vendin, që ndryshon futbollin, është e vështirë. Ai iu afrua këtij procesi me një mendje të hapur. Cilësitë e tij janë mbi mesataren, jam shumë krenar për paraqitjet e tij, i kënaqur me atë që bën me dhe pa top”, vijoi ai.

"Arsenali? Sigurisht që do të vuajmë sepse kundërshtarët tanë nuk kanë një rezultat të favorshëm. Duhet të përsërisim sa më shumë paraqitjen e ndeshjes së parë për të fituar ndeshjen e kthimit dhe t’u qëndrojmë besnike ideve tona. Ndeshja të jetë e vështirë. Është e komplikuar në letër, por ne do të përpiqemi të përsërisim atë që kemi bërë që nga dita e parë”.

Trajneri foli edhe për sakrificat deri në këtë pikë.

"Jam djersitur duke menduar për këtë gjysmëfinale. Unë dua vetëm një gjë për finalen, që PSG të jetë atje", tha Enrique.

Fituesi i këtij çifti do përballet me Interin në finalen e Champions League, duiel që luhet më 31 maj në Munich.


Lajmi kryesor:

Interi i pret në finale, sot PSG - Arsenal për biletën e mbetur në Champions League


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?