Luis Enrique, trajneri i PSG-së

Sport

Luis Enrique s'i zë besën Arsenalit: Ndeshja e kthimit do jetë stresuese

30 Prill, 10:49| Përditesimi: 30 Prill, 10:50

  • Share

LONDËR - PSG fitoi të martën (29 prill) 0-1 kundër Arsenalit në "Emirates" për gjysmëfinalen e parë në Champions League. Një javë më vonë dy skuadrat do përballen sërish në Paris për duelin e kthimit, ku do vendoset edhe finalisti.

Pas fitores, ndeshjen e komentoi Luis Enrique. Trajneri i PSG-së nuk i zë besën rivalëve, teksa mendon se ndeshja e radhës do jetë stresuese.

“Ndeshja kaloi në disa faza. Fillimi ishte mbresëlënës, me një stadium që të shurdhonte, por ne arritëm të shënonim menjëherë, gjë që na dha besim. Në pjesën e parë goditëm edhe një shtyllë, ndërsa në pjesën e dytë Arsenali krijoi rrezik sidomos nga goditjet standarte", tha fillimisht trajneri.

Luis Enrique theksoi se rezultati 0-1 e lë gjithçka të hapur për në ndeshjen e kthimit.

“Është një rezultat i mirë, por mund të kishte shkuar edhe më mirë ose më keq. Qëllimi i parë u arrit, por mund të kishim barazuar ose fituar me një diferencë më të madhe. Tani qëllimi është i qartë: të fitojmë ndeshjen e kthimit. Nuk duhet të bëjmë llogari përballë një kundërshtari që mund të shënojë në çdo moment”, tha Enrique.

Trajneri u ndal edhe te ndeshja e kthimit, që sipas tij do jetë stresuese.

 “Nuk është punë e kryer. Ndeshja e dytë do të jetë emocionuese për tifozët dhe stresuese për ne trajnerët. Sidoqoftë, ne jemi gati. Duhet të mendojmë për ta kontrolluar ndeshjen. Do të luajmë në shtëpi, me tifozët tanë, do të jemi gati.

A do të jetë Dembele me ne për kthimin? Nuk e di. Jemi një skuadër e vërtetë. Nëse Ousmane mund të luajë, aq më mirë. Nëse jo, gjithsesi do të shihni një skuadër të bashkuar”, tregoi mes të tjerash Enrique.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?