Atletja shqiptare Luiza Gega

Luiza Gega fiton medaljen e Artë në Lojërat Mesdhetare të Algjerisë, vendos edhe rekord kombëtar

1 Korrik 2022, 22:00| Përditesimi: 1 Korrik 2022, 22:51

  • Share

Atletja shqiptare Luiza Gega fiton medaljen e Artë në Lojërat Mesdhetare të Algjerisë. Atletja garoi në 3000 metra me pengesa duke thyer edhe rekordin kombëtar që mbahej po nga ajo vetë.

Gega realizoi një tjetër paraqitje fenomenale, teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës.

Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare, asaj të “Tarragona 2018”, me atleten kuqezi që po kalon një formë të jashtëzakonshme.

Gjithashtu sot ka shkëlqyer edhe atleti Franko Burraj, i cili u kualifikua në finalen e 400 metrave. Burraj gjithashtu vendosi rekord kombëtar në këtë disiplinë me kohën 46:26.

Ora 22:26
Luiza Gega fiton medaljen e Artë në Lojërat Mesdhetare të Algjerisë, Kushi: Urime kampiones!

Atletja shqiptare Luiza Gega ka fituar medaljen e Artë në Lojërat Mesdhetare të Algjerisë. Ajo garoi në 3000 metra me pengesa duke thyer edhe rekordin kombëtar që mbahej po nga ajo vetë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi e ka pritur dhe uruar fitoren e atletes nëpërmjet një postimi në Facebook.

"Urime të përzemërta kampiones sonë Luiza Gega për fitoren e merituar të medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare 'Oran 2022'!",shkruan ministrja në rrjete sociale.

Luiza Gega bëri një paraqitje shumë të mirë duke vendosur një rekord të ri kombëtar dhe duke përmirësuar rezultatin e një muaji më parë në Holandë.

 

 

Ora 22:10
Luiza Gega fiton medaljen e Artë në Lojërat Mesdhetare të Algjerisë, Veliaj: Krenar për ty

Atletja shqiptare Luiza Gega ka fituar medaljen e Artë në Lojërat Mesdhetare të Algjerisë. Ajo garoi në 3000 metra me pengesa duke thyer edhe rekordin kombëtar që mbahej po nga ajo vetë.

Lidhur me këtë fitore ka reaguar dhe Krybashkiaku Erion Veliaj, i cili përgëzon atleten për arritjen.

“Medalje e Artë për Kampionen tonë absolute, Luiza Gega!  Një arritje e jashtëzakonshme për atleten, e cila vendosi edhe rekord të ri kombëtar në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” në garën e 3000 metra, e me pengesa. Krenar për ty!”, shkruan Veliaj në Facebook.

Ora 22:08
Luiza Gega fiton Medalje të Artë në Lojërat Mesdhetare, Meta: Urime për kampionen tonë të Atletikës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi atletja shqiptare Luiza Gega fitoi Medalje të Artë në Lojërat Mesdhetare, që po mbahen në Algjeri.

‘Luiza Gega i dhuron Shqipërisë një tjetër Medalje të Artë në Lojërat Mesdhetare. Shumë urime dhe respekt për Kampionen tonë të Atletikës!’- shkruan Meta.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?