Politikë

Luiza Gega në mesin e mbështetësve të Veliajt para GJKKO: E çuditshme mënyra si janë ngritur akuzat! Izmir Smajlaj: S'po protestojmë, po mbështesim kryetarin

12 Shkurt, 18:06| Përditesimi: 12 Shkurt, 18:25

  • Share

Në mesin e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj, para GJKKO-së, ka qenë dhe atletja Luiza Gega, bashkë me atltetin Izmir Smajlajn.

Kampionia shqiptare u shpreh se beson te organet e drejtësisë por theksoi se mënyra se si kjo veproi ishte e padrejtë, duke iu referuar arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë.

“Këto supozime më duken të çuditshme si janë bërë. Unë mendoj që drejtësia do vazhdoj punën e saj, i besoj drejtësisë, por nuk më pëlqen mënyra se si qasen gjërat”,-tha Gega.

“Nuk po protestojmë thjeshtë kemi ardhur këtu në mnbështetje të kryetarit”,- Izmir Smajlaj.


Lajmi kryesor:

GJKKO/Pas 6 orëve seancë për masën e sigurisë, gjyqtari tërhiqet për vendim/ Erion Veliaj, prokurorit Dado: E ke personale, ke ardhur dy herë për leje ndërtimi! Avokatët ofrojnë garanci pasurore (VIDEO)


K.M/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?