Lulelakër me qumësht dhe vezë
Përbërësit:
1 kg lulelakër
3 vezë
1 gotë qumësht
1 gotë kos
100 ml vaj ( 1/2 gotë)
1 lugë çaji piper I kuq
kripë dhe piper të zi
2 lugë gjelle miell
1/2 lugë kafe pluhur pjekës
1 lugë çaji gjalp
100 gr djath pice
Përgatitja:
Vendosni në zjarr një tenxhere në ujë të valuar. Pastrojmë lulelakrën dhe e bdajmë atë në boçe të vogla e shpëlajmë mirë. Shtojmë në tenxhere me ujë të valuar dhe kripë dhe më pas bocet e lulelakrës I lëmë të ziejnë vec 3 minuta e më pas I kullojmë. Vendosim lulelakrën në një tas. në një ts rrahim vezët, shtojmë qumështin, 100 ml vaj dhe kos, piper I kuq, kripë, piper të zi I përziejmë mirë të gjtihë përbërësit në tas dhe 2 lugë gjelle miell dhe 1/2 lugë kafe pluhur pjekës dhe vazhdojmë përzierjen. Lyejmë një tepsi me pak gjalp e përkasim pak , nivelojmë bocet e lulelakrës dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.Pas 20 minutash nxjerrim tavën nga furra e spërkasim me djath pice të grirë dhe e vendosim përsëri dhe 5 minuta të tjera sa djthi të shkrijë. E servirim të ngrohtë.