Ekonomi

Luleshtrydhja greke me pesticide ‘djeg’ fermerët vendas: Po penalizohemi padrejtësisht! Shteti të bëjë analizat! Derdhin arkat në rrugë (VIDEO)

7 Prill, 16:38| Përditesimi: 7 Prill, 17:08

  • Share

Tre ngarkesat me luleshtrydhe të importuara nga Greqia të cilat pasi kanë hyrë në tregun shqiptar kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme, kanë sjellë rënie të ndjeshme të çmimit të luleshtrydhes në Frakull të Fierit. Shitja prej një jave është bllokuar si në tregun vendas ashtu dhe në shtetet fqinje, ku eksportohej luleshtrydhja e Frakullës, si Kosovë, Kroaci, Mali i Zi.

“Çmimi ka qenë me 150 lekë për kg ndërsa gjatë fundjavës ra në 40 lekë/kg. Nga sot është bllokuar malli. Nuk na e marrin grumbulluesit sepse nuk ka konsum. “Jemi penalizuar padrejtësisht. Qeveria duhet të ndërhyjë.

Ne kemi me qindra ton luleshtrydhe në sera të cilat po kalben dhe detyrohemi t’i hedhim në lumin Vjosë. Ne kërkojmë që institucionet të vijnë këtu të marrin kampione, të bëjnë analiza dhe nëse del me pesticide ne shkojmë në burg në të kundërt duhet të vazhdojë tregtimi. 

Të vijë zv/kryeministrja Balluku, se shkon shtëpi e më shtëpi dhe nuk vjen këtu tek ne që po falimentojmë! Kemi investuar në sera dhe tani prodhimi është bllokuar sepse nuk ka treg. Po familjentojmë! Shteti të vijë këtu të bëjë analiza dhe t’i tregojë popullit të vertetën”- , thanë ata.

Në shenjë proteste fermerët kanë hedhur përtokë arkat me luleshtrydhe. Përballë kësaj situate apelojnë për ndihmë nga shteti në përballimin e kësaj situate.

Tre ditë më parë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar se 52 kilogramë luleshtrydhe të importuara nga Greqia janë shitur në tregun tonë, ndonëse analizat laboratorike kanë zbuluar nivele të larta pesticidesh, përtej kufijve të lejuar nga standardet e sigurisë ushqimore. Për pasojë janë bllokuar 10 ngarkesa të tjera me luleshtrydhe greke në pikat kufitare.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?