Lulzim Basha e kishte të prerë mesazhin për Gazment Bardhin dhe grupin e deputetëve që iu bashkuan Berishës sot në takimin vetëm pak kilometra larg ku kreu i PD kishte mbledhur krerët e degëve të partisë.
“Udha e mbarë u qoftë në bunkerin anti-amerikan”, tha Basha.
Cilido që kërkon t’i bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mos të mbajë flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, por të flasë në emër të interesave personale apo të trekëndëshit të Bermundës”
Në fjalën e tij para Kolegjit të Kryetarëve, Basha u angazhua se nuk do të lejojë askënd të çojë demokratët në hullinë e non-gratave.
“Beteja e vërtetë nuk është me ta por për njerëzit. Sa më shumë kohë harxhojmë për njëri-tjetrin, aq më lart njerëzve do të jemi. Jemi të hapur, që do të thotë ti bëjmë të ndihen në shtëpinë e tyre në PD”
Për Bashën situata që shfaqet para demokratëve është e qartë, kur kanë kaluar 2 vite luftë mes tyre.
“Do të lëmë pas dy vite tollovi dhe të ecim përpara me interesat më të mira të demokratëve dhe të shqiptare me mendje dhe zemër”
Lista të hapura dhe rishikim të ndarjes territoriale të Shqipërisë janë angazhime thelbësore për kryedemokratin.
“Listat e hapura angazhimi ynë i parë dhe nisja e reformës së Komisionit të reformës zgjedhore të bashkëdrejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Në koordinim dhe me aleatët e tjerë parlamentar, ne do të shtyjmë fortë që lista e hapura dhe rishikimi I ndarjes së Shqipërisë të pamundësojmë pelivanët e politikës që të sigurojnë privilegje përmes fatkeqësive për njerëzit”
Basha premtoi se ndryshe nga ç’bënte më parë kur listat e kandidatëve për deputetë publikoheshin në sekondat e fundit të afatit elektoral, për zgjedhjet e ardhshme do të dalin një vit para.
“Synimi është që brenda 31 marsit PD të evidentojë dhe lancojë 140 kandidatët për deputet dhe në rast të mos pasjes së papriturave politike dhe elektorale, nëse zgjedhjet e ardhshme zhvillohen në afatet e përcaktuara, kjo do ti shërbejë dy vlerave me të cilat dalim para shqiptarëve. Transparenca, do kenë 1 vit kohë për të parë se më kë përfaqësohet PD, fytyra, zëri, forca që PD premton se do u dalë shqiptarëve zot dhe do ndërtojë alternativën për ta nxjerrë nga kriza”.
Kjo ishte mbledhja e parë e Kolegjit të Kryetarëve të Partisë pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, i cili ndryshoi Statutin e Partisë dhe zgjodhi Këshillin e ri Kombëtar. Për vendimin e marrë nga Kuvendi Kombëtar i PD që shkarkoi Bardhin nga posti i kreut të grupit, duke ia kaluar kreut të PD si kompetencë, pati tensione edhe në nisje të sesionit të ri parlamentar. Basha dhe Gazment Bardhi u përfshinë në replika në distancë. Bardhi ka vijuar ta shpërfillë këtë vendim, pasi nga oborri i parlamentit e cilësoi veten kreun e grupit dhe u bëri thirrje të gjithë deputetëve të marrin pjesë në takimin që zhvilloi ditën e sotme, madje një ftesë i dërgoi edhe Lulzim Bashës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve tha se synojnë që deri më 31 mars të kenë publikuar 140 kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Synimi është që brena 31 marsit PD të evidentojë dhe lancojë 140 kandidatët për deputet dhe në rast të mos pasjes së papriturave politike dhe elektorale, nëse zgjedhjet e ardhshme zhvillohen në afatet e përcaktuara, kjo do ti shërbejë dy vlerave me të cilat dalim para shqiptarëve. Transparenca, do kenë 1 vit kohë për të parë se më kë përfaqësohet PD, fytyra, zëri, forca që PD premton se do u dalë shqiptarëve zot dhe do ndërtojë alternativën për ta nxjerrë nga kriza. Publiku skeptik do ketë kohën e nevojshme të hulumtojë dhe do na shërbejë edhe ne nëse këto kandidatë plotësojnë kriteret që mos të kenë lidhje me vuajtjet e shqiptarëve nga diktuara, CV e pastër në raport me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në kushtet e refuzimin e vettingut në politikë nga PS, përmes evidentimit të 140 kandidaturave për deputet një vit para zgjedhjeve parlamentare ne shndërrojmë gjykatën e opinionit publik në institucionin e vettingut për kandidatët tanë. Vlera e dytë, kohë e mjaftueshme jo për fushatë në kuptimin organizativ, por ët ti dhënë mundësi kandidatëve të njohë prekë dhe familjarizohet me njerëzit.
Pavarësisht situatës në PD dhe deputetëve q ëi janë rreshtuar kundër, Lulzim Basha nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve tha sot se s’do të reshtin së ftuari këdo që do të reflektojë dhe të bëhet pjesë e grupit pro euroatlantik. Për ata që kanë zgjedhur rrugën e Berishës dhe nuk reflektojnë Basha u uroi udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan.
“Cilido do që ti bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mbaj flamurin e demokratëve dhe të flasë për ta në emër të interesit personal apo në emër të interesave të personal të klientëve të trekëndëshit të bermudës. Për shumë gjatë u penguan ju, penguan Partinë Demokratike me manovrat e errëta, tani po shfaqen në sytë e demokratëve. Kjo kohë mori fund, koha kur vendimet në emër të demokratëve marrin mori i merrte një grusht njerëzish mori fund, me vendimet e Kuvendit kombëtar. Ndaj dua ta them hapur unë s’do lejoj askënd të luajë me interesat politike të PD, që kërkon të qojë demokratë symbyllurazi në hullitë e non gratave, se ne hymë në këtë beteje për të mbrojtur interesat e PD, si interesat euratlantike jo thjesht të demokratëve, por edhe të shqiptarëve. Ndaj do qëndrojmë fuqimisht për këtë vlera. S’do reshtim dhe s’do humbasim durim tonë për të ftuar këdo që të reflektojë e të jetë pjesë e këtyre vlerave, por që kanë vendosur ti trafikojnë këto vlera në këmbim të komoditetit të rremë politik apo personal, udha e mbarë u qoftë në bunkerin anti-amerikan. PD nuk e dëmtojnë më”, tha Basha.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme Kolegjin e Kryetarëve. Në fjalën e tij të hapur për mediat, Basha komentoi situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, por pa preferuar të ndalet në emra. Basha thotë se nuk vëmendja e PD nuk do të jetë më tek ata që kanë mbetur mbrapa me axhendën e interesit personal, por tek qytetarët dhe beteja me qeverinë.
Jemi borxhli para demokratëve, mënyra e vetme për ta kthyer këtë borxh është duke qëndruar përballë në qeverisë, por edhe përballë një alternative realiste. Ky kontrast është i dukshëm sot e gjithë ditën. Vëmendja jonë nuk është dhe s’do jetë tek ata që kanë mbetur mbrapa me axhendën e interesit personal. Nëse harxhojmë kohë apo energji për tu angazhuar në këtë debat ku na provokojnë, atëherë i bie të braktisim betejën e vërtetë që nuk është me ta, por është për njerëzit. Sa më shumë kohë harxhojmë për njëri-tjetrin aq më pak do ngelë për njerëzit.
Te jesh anti Biden nuk don te thote se je antiamerikan ashtu si dhe diskutojne patronazhistet e Rames se kush eshte kunder tij nuk eshte shqiptar.
PërgjigjuRevolucion me 10 vetë...
Përgjigju