Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve tha se synojnë që deri më 31 mars të kenë publikuar 140 kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Synimi është që brena 31 marsit PD të evidentojë dhe lancojë 140 kandidatët për deputet dhe në rast të mos pasjes së papriturave politike dhe elektorale, nëse zgjedhjet e ardhshme zhvillohen në afatet e përcaktuara, kjo do ti shërbejë dy vlerave me të cilat dalim para shqiptarëve. Transparenca, do kenë 1 vit kohë për të parë se më kë përfaqësohet PD, fytyra, zëri, forca që PD premton se do u dalë shqiptarëve zot dhe do ndërtojë alternativën për ta nxjerrë nga kriza. Publiku skeptik do ketë kohën e nevojshme të hulumtojë dhe do na shërbejë edhe ne nëse këto kandidatë plotësojnë kriteret që mos të kenë lidhje me vuajtjet e shqiptarëve nga diktuara, CV e pastër në raport me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në kushtet e refuzimin e vettingut në politikë nga PS, përmes evidentimit të 140 kandidaturave për deputet një vit para zgjedhjeve parlamentare ne shndërrojmë gjykatën e opinionit publik në institucionin e vettingut për kandidatët tanë. Vlera e dytë, kohë e mjaftueshme jo për fushatë në kuptimin organizativ, por ët ti dhënë mundësi kandidatëve të njohë prekë dhe familjarizohet me njerëzit.
Lajmi kryesor:
Bardhi takim me Berishën dhe deputetët e opozitës, Basha: Udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan
SI.E.//ReportTv.al