Reshjet e dendura kanë bërë që lumi Ishëm të ngrihej frikshëm.
Aktualisht janë rreth 5000 hektarë tokë bujqësore nën ujë në fshatrat, Derven, Luz, Bilaj, Murqinë, Mallkuc dhe një sipërfaqe përafërsisht e tillë dhe në fshatrat fushore të njësisë adm Ishëm.
Dhe pse niveli i ujit është më i lartë se ditën e djeshme deri tani nuk raportohet që uji të ketë hyrë nëpër banesa por janë mbi 50 banesa dhe disa biznese të rrethuara nga uji.
Janë të bllokuara dhe rruget e disa lagjeve si ajo e lagjes fundore në fshatin Murqinë, rruga e Gjokejve në Derven.
Lajmi kryesor:
Reshjet e shiut, rrezikohet përmbytja e disa zonave! Në Fushë-Krujë mbi 50 banesa nën ujë! Në Durrës rinis lundrimi i trageteve! Meta thirrje qeverisë: Ndihmoni çdo qytetar (VIDEO)
E.M./b.ha./ReportTv.al