KAMËZ- Në pamje të parë të krijon përshtypjen e një parku me një hapësirë të gjelbër, mes të cilit kalon një lum, por nëse do të ecim më në brendësi panorama ndryshon 360 gradë. Ura e lumit Tërkuz në periferi të Kamzës ofron dy pamje krejtësisht të ndryshme, njëra anë e saj është e pastër, kjo në një perimetër shumë të shkurtër dhe pjesa tjetër, e quajtur si "Rruga e hajdutëve" është shndërruar në një landfill të hapur.
Gazetari i Report TV, Arsen Rusta kësaj here është zhvendosur në periferi të Kamzës, shumë pranë Aeroportit të Rinasit, i cili ka bërë një panoramim të qartë të gjendjes të këtij lumi ku në basenin e tij nuk mungojnë mbetje të rrezikshme spitalore, inertesh si edhe mbeturina të konsumit të përditshëm. Në rrugën e përshkruar në këmbë për vetëm 5-10 minuta mund të shihen më shumë se 10 grumbuj me mbeturina të qytetarëve të papërgjegjshëm, të bizneseve gjithashtu, por edhe mungesës së reagimin nga institucionet zyrtare.
Sikur të mos mjaftonte baseni i këtij lumi, qëndrojnë "të varur" mbeturina të ndryshme nga perdet, të cilët do duhet të ishin dikur tjetër, te zorrat e ujit e kabllot elektrikë. Mungesa e një tabele të thjeshtë ku shkruhet "Mos hidhni mbeturinat" apo qoftë edhe kosha të thjeshtë është tregues i një indiference totale nga ana e autoriteteve lokale. Qytetarët duket se janë mësuar tani më me këtë pamje.
"Kaloj përditë nga jo ura, po vetëm urë s'mund t' thuash. Kur bie shi, kalojmë nga Fushë- Kruja. Këtu i hedhin gjatë natës, tinëz, ka pasur plehra gjithmonë. Komuna vjen ndonjëherë i pastron".
"Këtu plehrat nuk mbarojnë asnjëherë në Shqipëri. Qeveria s'është duke u marr me ne, populli merret me politike, politika me biznes. Fondet janë dhënë për urën, por fondet janë ngrënë", shprehen për mikrofonin e Report TV qytetarët.
Report Tv e ka denoncuar më herët situatën e rëndë, ndërsa pas kronikave se basenet e lumit Tirana, Ishëm, përroit të Arbanës ishin mbushur me mbetje spitalore, plastikë dhe inerte, prokuroria e Tiranës nisi hetimin dhe kërkoi me shkresë urgjente nga pushteti lokal përgjigje, hetimet të cilat u finalizuan më vënien para drejtësisë të 7 peshkatarë në Durrës dhe gjobitjen e vetëm të një firme, “Viola-Green SHPK” për situatën në Rrogozhinë.
Dy fjalë përse quhet "Rruga e Hajdutëve"! Quhet kështu për shkak se kjo rrugë përdoret nga autorë të ngjarjeve kriminale për të djegur makinën e krimit, ose nëse do të sjellim në vëmendje ngjarja e fundit ishte grabitja e Rinasit dhe pikërisht këtu mbeti i vrarë një prej autorëve, Admir Murataj ku ishte ngritur dhe lapidari për të.
Kafshët nuk do ta bëjnë këtë! Shkatërrimi më i madh. Corona nuk është asgjë!
PërgjigjuMOS HIDHNI PLEHRA ne lumej o maskarenj,,,,ata nuk treten,,,nuk jane kripe….
Përgjigju30 vjet fshataret degjeneruan Florën dhe Faunën tonë të shenjte, ngrihu Enver djali !
PërgjigjuBravo Urime Gazetarit.... vazhdoni keshtu dikush do ta kuptoje sesa e‘rendesishme eshte natyra.
Përgjigju