Edhe në Lushnje po mbahen disa aktivitete në kuadër të Ditës së Verës. Festa ka nisur që të enjten, që ashtu siç e kërkon tradita, u ndezën zjarre në sheshin qëndror të qytetit, të cilat simbolizojnë largimin e dimrit dhe nisjen e një stine të re atë të ripërtëritjes.
Në shesh u organizua edhe një koncert nga qendra kulturore e qytetit në bashkëpunim me bashkinë, ku morën pjesë edhe fëmijë të shkollave, të cilët e pritën stinën e verës me këngë dhe valle.
Fëmijët parakaluan gjithashtu nëpër rrugë me maska karnavalesh.
Lajmi kryesor:
Dita e Verës, mijëra qytetarë festojnë në mbarë vendin! Elbasani ‘epiqendra’, muzikë, valle e karnavale (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al