Kategoria e Parë e futbollit mbylli këtë të enjte raundin e 26-të. Në stadiumin "Roza Haxhiu" vendasit e Lushnjës përmbysën 4-3 Vorën dhe siguruan tri pikë me vlerë që i mbajnë larg zonës së ftohtë.
Ndeshja nisi "malore" për djemtë e Gugash Maganit që pësuan dy gola të shpejtë me Raboshtën dhe Qardakun. Vorakët paçka dy golave nuk mundën të mbanin epërsinë dhe Canka shkurtoi për 1-2 në fundin e pjesës së parë.
Fraksoni i dytë foli për lagunarët që shënuan edhe tre herë me Cankën (dopietë në këtë duel), Preknicaj dhe Leroux, teksa goli i Xhabrahimit për miqtë në fund shërbeu sa për statistika.
Pas raundit të 26-të AF Elbasani kryeson me 60 pikë, dy më shumë se Bylisi. Në zonën e promovimit gjenden Flamurtari, Vora, Apolonia dhe Korabi, ndërsa Kastrioti, Besa, Luzi dhe Tomori mbeten në zonën e ftohtë.
Kategoria e Parë, raundi 26-të:
E mërkurë 14:00
Apolonia 2-1 Tomori (Umeijego 74', Omeri 90' / Oshafi 11')
Besa 4-1 Luzi (Alphousseynui 6', Kamohelo 29', Ba 82', Shurdhiqi 90+3' / Itodo 87')
Burreli 1-0 Bylis (Ferruku 43')
Kastrioti 2-2 AF Elbasani (Dejvid Kapllani 49', 63' /Edon Hasani 25', Bedri Greca 53')
Korabi 1-1 Flamurtari (Marku 67' / Dalanaj 76')
E enjte 14:00
Lushnja 4-3 Vora (Canka 45+2', 75', Preknicaj 59', Leroux 82' / Raboshta 17' (p), Qardaku 21', Xhabrahimi 90+2')
Renditja: