Kosova & Rajoni

Shpejtim Bulliqi i LVV shpall fitoren në Podujevë, kandidati i pavarur Ramiz Lladrovci në Drenas

12 Tetor, 21:47| Përditesimi: 12 Tetor, 22:16

  • Share

1760298818_aa.JPG

Kreu aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se ka fituar zgjedhjet në rundin e parë.

Para aktivistëve të partisë së tij ai tha se gjatë mandatit të dytë do të jetë kryetar i të gjithëve, duke u kërkuar qytetarëve që të shpërndahen dhe të vazhdojnë festimet për këtë fitore në shtëpitë e tyre.

Sipas të dhënave paraprake, me 26.13 për qind të votave të numëruara, Bulliqi udhëheq me 52.70 për qind të votave, pasuar nga Ekrem Hyseni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 39.32 për qind.

Ndërkohë, Ramiz Lladrovci nga lista Për Drenasin shpalli fitoren në këtë komunë.

Ai tha se këtë fitore ia dedikon ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-nënkryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dy ish-udhëheqës të Partisë Demokratike të Kosovës.

Lladrovci ka fituar dy mandate në krye të Drenasit nën logon e PDK-së. Sipas rezultateve preliminare, me 16.15 për qind të votave të numëruara, Lladrovci udhëheq në Drenas me 53.14 për qind të votave. I dyti është Petrit Hajdari nga PDK me 37.56 për qind.


Lajmi kryesor:

Lokalet në Kosovë/ Disfatë e thellë për Kurtin, LVV fiton vetëm në 3 komuna! PDK kryeson në 3, LDK në 2! 17 komuna drejt balotazhit


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?