Abaz Dogu dhe letra denoncuese e 7 vajzave te gjimnazit

Denoncimi i 7 gjimnazisteve të “Gramoz Palushit” në 2019-ën që zbuloi abuzimet seksuale të rojës së 9-vjeçares (LETRA)

22 Qershor 2020, 13:16| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 17:41

  • Share

Historia e rëndë e Abas Dogës, rojës së një shkolle 9-vjeçareje në Kamëz, “Azem Hajdari”, (sot në bankën e të akuzuarit) dihej nga të gjithë, shumë kohë më parë se sa abuzimi seksual prej 1 viti me një nxënëse 15-vjeçare të bëhej publik.

Të vëna nën presionin e ngacmimeve të 65-vjeçarit, kur ai ishte roje i shkollës 9-vjeçare, 7 vajza të gjimnazit pranë “Azem Hajdarit” kanë gjetur guximin të flasin me mësueset e tyre e më tej në prani edhe të psikologes ia kanë referuar informacionet autoriteteve arsimore dhe policisë.

Është një shkresë e 24 tetorit 2019, të cilën Report Tv e disponon, që flet për të gjitha bëmat e rojës. Në prani të psikologes, 7 vajza të gjimnazit “Gramoz Palushi” në Paskuqan kanë treguar se ndiheshin të ngarkuara psikologjikisht nga veprimet e turpshme të Abas Dogës, i cili edhe pse ishin nxënëse të gjimnazit, i ngacmonte teksa ato shkonin për të blerë ushqime gjatë pushimit të madh në stendat në afërsi të portës së shkollës 9-vjeçare.

“Ne kemi kohë që ndihemi të shqetësuara, ngacmuara, të stresuar psikologjikisht nga roja i 9-vjeçares “Azem Hajdari”. Ngacmon me fjalë dhe veprime të turpshme, në syrin tonë prek organin gjenital, na thotë hajde t’iu tregoj diçka dhe na tregon foto dhe video të turpshme. Kjo gjë ka shumë kohë qëkur ishim në 9-vjeçare, por tani po na shqetëson shumë sepse përveçse ndihemi keq, na vjen turp për ato që ai bën”, shkruajnë 7 vajzat që kanë firmosur me shkrim dore letrën që më tej oficerja e sigurisë së gjimnazit “Gramoz Palushi” e ka referuar edhe në polici. Pra, sipas kësaj shkresë, policia e Kamzës ka pasur dijeni për ngjarjen që në tetor 2019, pasi oficerja ka njoftuar edhe Inspektorin e zonës.

Shkresa e oficeres se sigurise se gjimnazit "Gramoz Palushi" ku thuhet se kopje te saj ka zyra Arsimore Kamez dhe Inspektori i Zones (SPZ)

Report Tv mëson se janë pikërisht këto ankesa të vajzave, për të cilat u vunë në dijeni edhe drejtues të 9-vjeçares, që sollën largimin e Abas Dogës nga roje tek “Azem Hajdari”. E megjithatë, prej asaj kohe askush nuk kishte zgjedhur të fliste.

Në shkresën ku vajzat kanë bërë denoncimin në prani të psikologes së shkollës “Gramoz Palushi”, njëra prej tyre tregon një episod të rëndë edhe me motrën e saj.

“Kam motrën në 9-vjeçare dhe kur ajo bënte pastrimin mbas mësimit, ai i thoshte ku e ke pastrimin që t’i vinte nga mbrapa. Prej asaj kohe mami im e çon dhe e merr motrën nga shkolla”, tregon vajza.

“Ne kemi informacione që ai ka kapur një vajzë që tani është në vit të parë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të dhe ka marrë lekë nga ai”, vijohet më tej në letër. Një fakt ky, i cili i referohet vajzës që Dogu akuzohet se ka përdhunuar për 1 vit kur ishte 14 vjeç në 9-vjeçare, sot 15-vjeçare gjimnaziste tek “Gramoz Palushi”. Madje emri dhe firma e saj është në mesin e 7 vajzave që kanë bërë letrën denoncuese.

Denoncimi i 7 vajzave te gjimnazit

Sjelljet e rojës Abas Dogu u zbuluan nga guximi i 7 vajzave të gjimnazit “Gramoz Palushi”, që 65-vjeçari i ngacmonte edhe pse ishte roje i shkollës 9-vjeçare. Por vlen të theksohet se Abas Dogu në asnjë rast nuk ka qenë roje i këtij gjimnazi, sikurse shkruhej dhe në një dokument të Prokurorisë, të cilin më herët Shqiptarja.com e ka publikuar. Kur vajzat nisën të flasin i gjithë stafi i mësuesve u vu në lëvizje dhe drejtori i gjimnazit “Gramoz Palushi” Abaz Hoxha, ka nisur të bëjë investigimet e brendshme duke vënë në dijeni zyrtarisht edhe shkollën ku Dogu ishte roje, që solli largimin e tij nga 9-vjeçarja.

Prej 1 dhjetorit 2015 Bashkia e Kamzës nuk paguan roje shkolle tek “Gramoz Palushi”, faktuar edhe nga listë-prezenca e punonjësve jo mësimore, ku rezulton se Dogu nuk ka qenë ndonjëherë roje tek gjimnazi “Gramoz Palushi”.

Dokumenti i Bashkise Kamez qe trgeon se nuk ka pasur roje nga vitit 2015

Pavarësisht denoncimit të 7 vajzave në tetor 2019, roja abuzues u vu në syrin e opinionin publik në qershor 2020, kur nisi diskriminimi ndaj një vajze të shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” që ishte abuzuar në moshën 14-vjeçare nga Doga, duke afishuar emrin e saj shkruar nëpër muret e lagjes me fyerje e sharje. Tashmë 15-vjeçare, në prani të nënës së saj, vajza, sot nxënëse gjimnazi bëri denoncimin në polici ndaj 65-vjeçarit Abas Doga, duke thënë se e ka shantazhuar me video e kërcënime, teksa e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me tre të rinj, njëri prej të cilëve minoren, sërish përmes shantazheve se do t’i publikojnë në rrjetet sociale video të sajat.  Para gjykatës, me fytyrën e fshehur mes duarve, Abas Dogu ka mbajtur qëndrim mohues duke thënë se me vajzën 14-vjeçare në atë kohë, nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, dhe se gjithçka ishte me dëshirën e saj.

Dokumenti qe ka njoftuar zyren Arsimore Kamez

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/06/2020 02:45

    E shikoni c'po dalin per rojen per 2019,/SHQIPTARJA/vazhdoni hetoni se kushedi c'ka bere keto 30-40 vjet ,ky nuk u be qejfli Brenda nates.

    Përgjigju
  • Gerta: 22/06/2020 23:14

    ky roja ka qene roje te gjimnazi gramoz palushi..roje nate dhe eshte paguar me lek ne dore nga drejtori i gjimnazit.verifikoni leket qe paguajne nxenesit e shkolles cdo vit. Nga 10 mije leke te vjetra.ka pas dhe zyr roja brenda ne gjimnaz.turp qe po mundohen ta shpetojn ket abas hoxhen(drejtorin e gjimnazit.normale anetar partie ky dhe kryetar i ps drejtori i pergjithshem selman hodaj.pupu si tallen me femijet

    Përgjigju
  • Populli: 22/06/2020 15:50

    Kjo eshte polici rreh nje 15 vjecar e nuk merret me pedofilat . E pesofshin ne femijet te tyre plehrat e policise. Ku eshte lleshi preshi qe mbron policat pse nuk flet

    Përgjigju
  • Vicidoli: 22/06/2020 15:43

    Rrofsh o Sale na bane me shale

    Përgjigju
  • Qytetar: 22/06/2020 13:37

    Ca dreq mesuesish jane ata ? Po drejtoria arsimore, ministria e arsimit per cfare pagohen nga taksat e popullit ?? Del perversi dhe kendon para shkolles dhe nuk reagon asnje arsimtar....??!! Po ai gomar drejtor shkolle ?? Per te gjithe stafin , duhet te merren masat me te rrepta nga prokuroria.

    Përgjigju
    • Eliana: 22/06/2020 19:00

      Duhet te kete ligje te forta per kto ndyresira qe ekzistojne.Kte rast gjygjetaret duhet ta shohin mire

    • luani: 22/06/2020 15:24

      E njejta gje vlen edhe per policine, cfare kane bere qe nga tetori 2019 kur kane marre raportimin nga vajzat? Dmth ketu nuk mban pergjegjsi askush.

    • Fshatar: 22/06/2020 15:05

      Ik o moralist kokpalar na tregon çfare duhet te bente stafi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?