Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pasi Hamasi u deklarua i gatshëm për bisedime paqeje në përgjigje të planit të paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Në një reagim në X, Macron thotë se dorëzimi i të gjithë pengjeve dhe armëpushimi në Gaza janë të arritshme.
"Lirimi i të gjithë pengjeve dhe një armëpushim në Gaza janë të arritshme! Angazhimi i Hamasit duhet të ndiqet pa vonesë. Tani kemi mundësinë të bëjmë përparim vendimtar drejt paqes!" shtoi Macron.
Lajmi kryesor:
Lufta në Gaza/ Hamasi "po" planit të SHBA! Nesër në Egjipt negociata për lirimin e 48 pengjeve, zyrtari i Trump niset për në Kajro
Xh.D/ReportTv.al