Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë diskutimit në margjinat e Samitit në Kopenhagen, deklaroi se "jemi në një moment kur Rusia qartësisht nuk po e arrin objektivin e saj kryesor". Sipas Macron, operacioni special, siç e quan Moska luftën në Ukrainë, nuk ka arritur në Kiev ose të ndryshojë regjimin në Ukrainë.
Macron theksoi se situata është shumë më e mirë sot sesa në fillim të vitit, kur "një paqe e shpejtë ishte në prag dhe kishim dyshime për nivelin e mbështetjes nga SHBA". Për presidentin francez, kjo është për shkak të punës së Koalicionit të të Gatshmëve dhe suksesit me rifillimin e kontaktit me SHBA.
"Është shumë e rëndësishme, sepse për mua është një shembull konkret i kundërshtimit të dezinformimit të përhapur nga Rusia. Jo, Rusia nuk po fiton. Jo, Ukraina nuk po e humbet këtë luftë dhe situata është shumë e ndryshme", përsëriti Macron, i cili kërkoi edhe më shumë presion nda flotës ruse në hije.
Më herët Macron tha se dronët që hyjnë në territorin e BE-së duhet të shkatërrohen.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të dërgojmë një mesazh të qartë: dronët që shkelin hapësirën ajrore të BE-së po marrin një rrezik të madh dhe mund të shkatërrohen. Pikë”, tha Macron.
Lajmi kryesor:
Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, Frederiksen: Jo më naivë, lufta s’ka qenë vetëm për Ukrainën! Tusk: Humbja do ishte disfatë për Evropën
Xh.D/ReportTv.al