Foto ilustruese

Kronikë

Mafia sllave në Vlorë! SPAK heton organizatën kriminale që skllavëroi 24 të rinj ukrainas

4 Mars, 16:12| Përditesimi: 4 Mars, 16:20

  • Share

Ofronin punë sekrete në Shqipëri, përdornin poligrafin për detektimin e gënjeshtrës dhe dhunë sapo i angazhonin.

Një organizatë ndërkombëtare sllave është nën hetim nga Prokurori e Posaçme pas zbulimit të një bazë në Vlorë në fund të vitit, ku u gjetën disa ukrainas, mjeshtra të IT që punonin në kompjuter. Përmes aplikacioneve ende të pazbardhyera kryenin aktivitete të paligjshme duke hyrë në dark web-e ku dhe punësonin të tjerë nëpër shtete të e Evropës midis të tjerave dhe për trafik. I duhet të paguheshin me bitcoin dhe me monedha virtuale paguheshin edhe të rekrutuarit

Dy prej viktimave të trafikuara që u njohën me trafikantët përmes telegram ishin në listën e dëshmitarëve që u pyetën në Gjykatën e Posaçme në vazhdën e mbledhjes së provave, të tjerë do të pyeten në vazhdim.

‘Më rekrutuan në Varshavë. Më rekrutoi Juri, ata më bënë testin e poligrafit për të zbuluar nëse isha I lidhur me policinë, isha gazetar, apo isha përdorues. Do paguhesha 250 dollarë java dhe 25 dollarë për këdo që rekrutoja” .

Kjo është dëshmia e Danielit dhënë në gjykatë të hënën. Ai bashkë me 18 të tjerë u gjet në fund të vitit I mbyllur në një shtëpi në qytetin e Vlorës.

Kjo çështje nën hetim nga SPAK për akuzën e trafikimit të personave të rritur, është në fazën e sigurimit të provës për të parandaluar ndryshimin e tyre. Ndonëse  hetimet nuk janë finalizuar  Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar që duhet të administrohen deklaratat në një seancë me dyer të mbyllura dhe përpara një gjyqtareje të Posaçme ku dhe po sillen të gjithë shtetasit që sakaq mbahen në një qendër për trajtimin e viktimave.

Autoritetet u aktivizuan mbas ankesës nga ambasada e Ukrainës që bazohej në informacionin e përcjelle nga Volodymir Savinov i cili sinjalizonte se nipi i tij ukrainas po detyrohej të punonte me dhunë . Që është përdorur dhunë ndaj të trafikuarve e than ë gjykatë edhe ukrainasi tjetër Kiril, i cili tha se ishte dhunuar ngaqë kishte nxjerrë një informacion dhe madhe ishte filmuar , një provë që ishte dërguar në Varshavë.

Kur polica shkoi në koordinatat e referuara gjeti në një sallon gjashtë persona me kompjuter përpara. Dhe kur u mor në pyetje nipi i ankuesit  ai kujtoi se e gjeti punën përmes Telgramit dhe se u intervistua nga një person me nofkën Fresko. Ajo që ju tregua të riu mbasi u punësua ishin videot e frikshme  të dhunës ku dukeshin punëdhënësit se si thyenin gjymtyrët e të punësuarve

Puna që dëshmojnë deri më tani viktimat e trafikuara është ajo e  rekrutimit  të shtetasve për të kryer transport droge  që më pas nëse i bindnin i referonin tek dy persona me nofkën mustang de  Kika. Gjatë qëndrimit në Shqipëri të rinjve u ishin hequr pasaportat që mos të arratiseshin.

SPAK po këqyr 27 telefona ndërsa ka gjetur edhe 24 pasaporta që ju përkasin të rinjve, që dyshohet se janë punësuar nga një organizatë kriminale jashtë vendit. Deri më tani janë identifikuar dhe janë nën hetim shtetasit Nazar Khamulio dhe Mark Petrenko  dhe një person i identifikuar nga vitkimat si Oleh i cili njihej me pseudonimin ‘E premte”.

Ndërkohë që një tjetër siç tregojnë ukrainasit me emrin Karols Oskiera me nofkën veterineri ishte larguar në Armeni./ Top Channel 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?