KORÇË- Maja e Jankës, në zonën e Vithkuq të Korçës vijon të jetë në "pushtetin" e flakëve. Për më shumë se 3 ditësh, flakët vijojnë të djegin pisha dhe shkurre.
Në luftën me flakët janë angazhuar 20 forca të ushtrisë dhe një mjet zjarrfikës, teksa po ndihmojnë edhe banorët e zonës.
Deri më tani janë djegur rreth 5 hektarë pisha dhe shkurre, ku terreni është i vështirë për ndërhyrje. Ndërhyrja po bëhet me mjete rrethanore në mënyrë që të neutralizohen flakët për të shamagur avancimin e tyre në zonat përrtheth.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por grupi hetimor po punon zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nuk përjashtohet që të jetë zjarr i qëllimshëm, ndërkohë që situata vijon kritike edhe në Malin e Tomorrit, ku prej 6 ditësh janë shkrumbuar 23 hektarë pyll.
Mbi 20 hektarë sipërfaqe me bimësi të ndryshme janë përfshirë nga flakët në Vithkuq të Korçës ne zonën e quajtur Maja e Jankës.
Vatrat e zjarrit kanë qenë aktive prej 3 ditësh. Në luftë me flakët banorët punëtorët e institucioneve të ndryshme të njësisë administrative si dhe një mjet zjarrfikës kanë bërë të mundur izolimin e vatrave te zjarrit.
Deputeti Ardit Konomi, i cili ka qenë prezent në punën për fikjen e zjarrit shprehet se zjarri nuk mund të jetë aksidental, ndërsa iu bën thirrje institucioneve përkatëse për të vijuar punën për gjetjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve
'Zjarri ka nisur para tre ditësh dhe bëhet fjalë për 24 ha sipërfaqe të djegura. Mendoj se zjarrvënie të tilla nuk bien rastësisht, gjithmonë është provuar se ose ka qenë papërgjegjshmëri, ose paditurie injorancë e keq dashje. Duhet të bëhen shembuj me këto lloj keqbërësish. Institucionet ligjzbatuese duhet të jenë më aktive.'- tha Konomi.