Mbi 20 hektarë sipërfaqe me bimësi të ndryshme janë përfshirë nga flakët në Vithkuq të Korçës ne zonën e quajtur Maja e Jankës.
Vatrat e zjarrit kanë qenë aktive prej 3 ditësh. Në luftë me flakët banorët punëtorët e institucioneve të ndryshme të njësisë administrative si dhe një mjet zjarrfikës kanë bërë të mundur izolimin e vatrave te zjarrit.
Deputeti Ardit Konomi, i cili ka qenë prezent në punën për fikjen e zjarrit shprehet se zjarri nuk mund të jetë aksidental, ndërsa iu bën thirrje institucioneve përkatëse për të vijuar punën për gjetjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve
'Zjarri ka nisur para tre ditësh dhe bëhet fjalë për 24 ha sipërfaqe të djegura. Mendoj se zjarrvënie të tilla nuk bien rastësisht, gjithmonë është provuar se ose ka qenë papërgjegjshmëri, ose paditurie injorancë e keq dashje. Duhet të bëhen shembuj me këto lloj keqbërësish. Institucionet ligjzbatuese duhet të jenë më aktive.'- tha Konomi.
Lajmi kryesor:
Maja e Jankës në Vithkuq të Korçës 'në pushtetin' e flakëve prej më shumë se 3 ditësh! Në terren 20 forca të ushtrisë dhe 1 zjarrfikëse
M.Q./ReportTv.al