Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike në lidhje me votimin e emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Majko sqaron se që në muajin janar të këtij viti, përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve refuzojnë të kalojnë aktet nënligjore për votën e shtetasve jashtë vendit. Majko akuzon PD se qëllimisht ka bllokuar votën e emigrantëve përmes përfaqësuesve të saj në KQZ, të cilët “patën paturpësinë të kishin si përgjigje heshtjen refuzuese”.
Lajmi kryesor:
‘Rama ka dështuar’, PD: Ne do të bëjmë të mundur votën e emigrantëve! Reagon Majko: Gëzuar ditën e gënjeshtrave, përfaqësuesit tuaj në KQZ refuzuan ta miratonin
J.GJ./ReportTv.al