Përbërësit:
500 gr brokoli
350 gr makarona ( Rigatoni, penne ose orecchiette)
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 thelpi hudhër
pak spec pikant i coptuar
2 salçiçe (të pa gatuara )
2 lugë gjelle parmixhano
Kripë
Përgatitja:
Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë për të zjjerë kur uji të valojë shtojmë në të ½ lugë çaji kripë dhe shtojmë në të lulet e brokolit dhe I lëmë të ziejnë për 6 minuta. Ndërkohë në një tigan vendosim vaj ulliri, 1 thelpi hudhër, pak spec pikant, copëtojmë salcicet. Shtojmë salcicet në tigan dhe I kaurdisim sëbashku kullojmë brokolin dhe e shtojmë në tigan I përziejmë sëbashku duke e copëtuar brokolin. Ndërkohë në ujin e brokolit shtojmë makaronat dhe I ziejmë ato për 9 minuta I kullojmë I shtojmë në tigan I përziejmë sëbashku dhe I servirim duke e spërkatur me parmixhano.