Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugore Vlorë-Kuç, ku një makinë ka përfunduar në humnerë, duke lënë të plagosur rëndë 2 të moshuar. Një makinë tip 'Opel Corsa' ka rënë në zonën e fshatit Brataj në lumin e Vlorës, dhe 2 personat që udhëtonin kanë marrë plagë të rënda dhe janë nisur drejt spitalit të Vlorës.
Kacandon Hasanaj ka qenë drejtuesi i makinës rreth 70 vjeç, ndërsa pasagjerja Helena Hasanaj rreth 65 vjeç. Të plagosurit janë ndihmuar nga kalimtarët dhe banorët e zonës, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore. Dy të plagosurit ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
Ajo që të bën përshtypje nga ky aksidenti dhe që të rikthen vëmendjen edhe të ngjarje të tjera të ngjashme është fakti se si ka mundësi që barrierat mbrojtëse anësh rrugës, të vendosura edhe në akse rrugore të sapo ndërtuara nuk arrijnë dot të mbajnë edhe një mjet të tillë kaq të vogël sa ‘Opel Corsa’. Pse na u dashkan këto barriera mbrojtëse kur nuk e bën funksionin minimal?
Si ka mundësi që institucionet që duhet të bëjnë kontrollet nuk mbajnë asnjë përgjegjesi?! Nga Ministria thonë se kjo rrugë në Vlorë është ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që ka bërë edhe kontrollin. Megjithatë Report Tv ka mësuar se që nga vitit 2022 ARRSH e ka marrë në dorëzim rrugën, pasi aty ka financuar FSHZH. Jo vetëm por ARRSH ia ka dhënë për mirëmbajtje një firme tjetër dhe ka të gjithë përgjegjësinë vetë si institucion për sigurinë në këtë aks rrugor.
Rruga e Lumit të Vlorës i ka kushtuar buxhetit te shtetit mbi 10 miliardë lekë dhe punimet kanë përfunduar në vitin 2022. Autoriteti Rrugor Shqiptar në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës, si enti pronar i kësaj rruge refuzon të përgjigjet për punimet pa cilësi që po rrezikojnë jetën e njerëzve. Sa i përket ngjarjes së Vlorës shihet qarte se barrierat kanë rënë në humnerë bashkë me makinën dhe 2 personat fatkeq.
Po kush i bën kontrollet? A mban kush përgjegjësi për këto aksidente që kanë rezultuar edhe fatale siç ishte rasti i aksidentit tragjik me 3 të rinj të vdekur në rrethrrotullimin e TEG. Edhe aty barriera mbrojtëse nuk e ndali makinën. Është koha që përgjegjësit të evidentohen para se ndodhë një tjetër tragjedi në një tjetër rrugë në vend, me një tjetër barrierë që luan rol thjesht estetik dhe aspak për misionin që kanë dhe që harxhohen miliona.
Sa i përket ngjarjes së Vlorës barrierat në rrugë nuk kanë mbajtur asgjë dhe janë shkatërruar menjëherë duke mos garantuar aspak sigurinë e drejtuesve të mjeteve. Barrierat kanë rënë në humnerë bashkë me makinën dhe 2 personat fatkeq në makinë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
po futini ne burg kto legenat qe fusin 2-3 kunja shkrepse e menojne se do majne makinat mos dalin jasht rruge
PërgjigjuPo me peshtyme e paskeni ngjitur ate barier .te mbajn pergjegjesi se barierat me duket se i kan ngateruar me aksesor bukurie firmat e ndertimit e jo sigurie te ven nje her ne burg per vrasje kta inxhinieret e te shohim si do bejn te tjeret pas tyre
PërgjigjuNuk besoj te jete faj i shpejtesise,zoteria eshte i moshuar,zakonisht te rinjve u pelqen shpejtesia,kthesa e forte mund te kete ndikuar ne humbjen e kontrollit.S.d.q ne kete rast fajin e kane barrierat dhe jo vetem.Po te shikoni me kujdes ne sec.0.0 5-0.0 6 te videos,mund te shikoni qe betoni i perdorur ne ane, per te mbajtur barrierat eshte care gjate shkuljes se barrierave,por dhe gjate gjithe gjatesise eshte si grire me dhembe e i bluar e i therrmuar.Nuk duhet te ishte i tille.Barrierat shtyllat vertikale i kane shume te holla,horizontalet-eshte vetem nje,kur duhet te ishin tre minimalisht dhe ve bast qe nuk kane pasur perforecim te dyfishte ne zonen e bazes te tyre e pak me siper.Po te ishte bere pune e sakte, mund te ishin demtuar 2-3 pjese,por jo te shkulej e gjithe barriera.
PërgjigjuOre po pse duhet te shkoje ai ne gremine nuk e ka rrugen e tij dhe kerkoni tju mbajne barrierat e rruges turp shofer 70 vjec nuk i falet gabimi
Me siguri kan qene me shpejtesi te madhe rreth 220 km/ore
PërgjigjuArtikull i mire, kjo po qe eshte gazetari. Media duhet te beje analiza dhe hetime si te ky artikull, jo te thote shikoni si shtrihet i vdekuri nga aksidenti ne rruge per klikime.
PërgjigjuJa, ky eshte pershkrimi me i mire i fasadave fallco te rilindjes korruptive. ARRSH eshte nje institucion i mbushur me idiote te partise, totalisht te paafte dhe super te korruptuar. Jane tamam Derra! Duhet pare si fillim projekti, zbatimi dhe supervizimi. Me siguri problemi eshte ne zbatim dhe supervizim. Por me siguri, si zakonisht, asgje nuk do ndodh, askush nuk do mbaj pergjegjesi. Gjithesesi, uroj qe zoti t'i ndihmoj dy te aksidentuarit.
Përgjigju