Makina përfundon në kanal në autostradën Vlorë-Fier, 1 i lënduar (VIDEO)

29 Qershor 2022, 19:57| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 20:38

  • Share

Një makinë ka dalë nga rruga në autostradën Vlorë-Fier, pranë fshatit Bishan dhe ka përfunduar në një kanal. Për pasojë është dëmtuar një person i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

'Më datë 29.06.2022, rreth orës 18:00, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Bishan, shtetasi A. T., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.'-njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?