Makina përplas 5 vjeçarin në Delvinë! Shoferja dërgohet në spital në gjendje shoku

29 Prill 2022, 19:55| Përditesimi: 29 Prill 2022, 20:01

  • Share

Një fëmijë ka mbetur i plagosur në një aksident pasditen e sotme në Delvinë. Fëmija është paraqitur në urgjencën e spitalit të Sarandë me plagë në fytyrë dhe në shpinë

Dyshohet se i mitur 5 vjeç banues në Delvine është goditur nga një automjet. Sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se edhe drejtuesja e mjetit është transportuar drejt spitalit në gjendje shoku pas ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se fëmija ka dalë në rrugë pa e parë mjetin që lëvizte.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?