58-vjeçarja, Shkëndijë Halili ndërroi jetë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Punonjësja e pastrim gjelbërimit në Bashkinë e Delvinës, u përplas nga makina teksa punonte për pastrimin e rrugëve të qytetit.
Aksidenti fatal u shënua në orën 06:00 pranë sheshit qendror të Delvinës.
58 vjeçarja u transportua në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve pasi kishte pësuar dëmtime në kokë. Koleget e 58-vjeçares me lot në sy shprehen një pjesë e zemrës së tyre u ka ikur sot.
‘Shumë e dhimbshme është por nuk di se çfarë të them aq më tepër që ndodhi në një ditë si kjo. Asaj i takonte që të dilte të festonte si të gjitha nënat e tjera shqiptare. Fati donte kështu. Nuk kam fjalë ishte një grua e mrekullueshme një shoqe e mirë, një grua punëtore e kishim krah në punë. Një gjymtyre e jona është shkëputur nga ne. Nga gjithë kolektivi jonë. Nuk kam fjalë.’- tha një prej kolegeve.
‘Ishte e papritur për ne. Secili punonte në sektorin e tij në mëngjes në orën 4 e 30 ka dalë nga shtëpia, na vjen lajmi në orën 6 që e ka përplasur makina. Na dhembte sa nuk ka më na ka ikur një pjesë e zemrës. Vajti 1 vit me ne që po punonte. Qe shumë vajzë e mirë e dashur me të gjitha.’- u shpreh një tjetër kolege.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë Mateo Rustemin. Duke drejtuar makinën me shpejtësi në rrugët e qytetit, 29 vjeçari përplasi për vdekjen punëtoren e pastrim-gjelbërimit.
Sot në ditën Ndërkombëtare të Gruas, Shkëndije Halili u përplas tragjikisht nga për vdekje nga një makinë, teksa po dilte për të punuar, në sektorin e pastrim gjelbërimit në bashkinë e Delvinës.
Kolegët e 58-vjeçares me lot në sy i shprehin ngushëllime familjes, dhe thonë se një pjesë e zemrës së tyre u ka ikur sot.
‘Shumë e dhimbshme është por nuk di se çfarë të them aq më tepër që ndodhi në një ditë si kjo. Asaj i takonte që të dilte të festonte si të gjitha nënat e tjera shqiptare. Fati donte kështu. Nuk kam fjalë ishte një grua e mrekullueshme një shoqe e mirë, një grua punëtore e kishim krah në punë. Një gjymtyre e jona është shkëputur nga ne. Nga gjithë kolektivi jonë. Nuk kam fjalë.’- tha një prej kolegeve.
‘Ishte e papritur për ne. Secili punonte në sektorin e tij në mëngjes në orën 4 e 30 ka dalë nga shtëpia, na vjen lajmi në orën 6 që e ka përplasur makina. Na dhembte sa nuk ka më na ka ikur një pjesë e zemrës. Vajti 1 vit me ne që po punonte. Qe shumë vajzë e mirë e dashur me të gjitha.’- u shpreh një tjetër kolege.
Per mua kjo eshte vrasje, kurrsesi aksident,,,ne nje vend te vogel si Delvina. Eshte vrasje ne vendin e punes.
PërgjigjuNgushëllime!Tmerri Migjenian!..ky lajm do Kopertinën e gazetës,edhe një Analizë të thellë të Realitetit Depresiv të Shoqërisë Kaotike në Albanistanin tonë!
PërgjigjuNgushellime familjes per humbjen!
PërgjigjuShiko si fillon titulli i lajmit, dhe e kupton si mendohet aty. Makina përplas punonjësen... Thika vret adoleshentin... Pistoleta qëllon qytetarin... E ky mendim vazhdon në çdo hallkë të sistemit, është skalitur në trurin tonë.
PërgjigjuVetem ne ate shesh nuk duhet te kishte krim. Kriemineli duhet denuar jo me pak se 35 vjet, te kalbet ne burg, se ka vrare nje grua ne krye te detyres, duke ecur me shpejtesi brenda ne qytet. Nuk ka meshire pet vrasesit.