Report Tv mëson se targat e makinës së atentatorit janë vjedhur më datë 6 maj një makine në Fushë Krujë. Po më datë 6 personi që i zotëronte ato ka bërë denoncim në policinë e Fushë Krujës. Targa është AA - MD targa të reja dhe nga verifikimi me nr. e shasisë që ka mjeti i djegur nuk rezulton asnjë historik në Shqipëri as dogana as targa e kontrata shit-blerje. Mjeti dyshohet të jetë futur ilegalisht në Shqipëri. Një muaj pasi vodhën targat autorët kryen sulmin duke lënë të kuptohet se gjithcka ka qenë e mirëmenduar në kohë.
Lajmi kryesor: