Zbardhet vendimi që ndëshkon 'xhamat e zinj' në rrugë, gjobat 5-20 mijë lekë, ndëshkohen edhe të 'fortët'

6 Janar 2019, 12:50| Përditesimi: 6 Janar 2019, 15:35

  • Share

Kur kanë mbetur pak orë nga hyrja në fuqi e masave penalizuese për të fortët me xhama të zinj, në rrugët e kryeqytetit ata nuk mungojnë. Report Tv zbardh detaje të vendimit se kush preket nga masat që hyjnë në fuqi nga 7 Janari 2019 ku sipas Drejtorisë së Transportit Rrugor nuk do të tolerohen as të fortit, as vipat e as zyrtarët (Lexo këtu). Të gjithë automjetet që xhamat i kanë prodhim fabrike të errësuara nuk do të ndëshkohen dhe do të marrin shërbimet si deri më tani.

Por sipas kësaj drejtorie, fabrikat nuk prodhojnë automjete me xhama të zinj përpara por ato modifikohen nga përdoruesit dhe kjo përbën shkelje. Të vetmet mjete të cilat konsiderohen të rregullta nga Drejtoria e Transportit Rrugor janë ata që kanë me prodhim original xhamat e pasëm të pasagjerit dhe të automjetit, por jo ato që i kanë të modifikuar.

Ndëshkimet e atyre që nuk respektojnë këtë rregull do të nisin me mosrinovim dokumentacioni, mos kalim të mjetit në kontroll fizik, kontroll teknik, mos regjistrim të shit-blerjeve si dhe mos targim të mejteve. Gjithashtu, nga e hëna më 7 janar në të gjithë vendin dhe akset rrugore Task Forca e Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Transportit Rrugor do të jetë në terren dhe çdo mjet që nuk ka certifikatën origjinale të prodhimit me xhama të errët do të penalizohet.

Sipas Kodit Rrugor ndryshimet në konstruktin e mjetit ku përfshin edhe ajo e sistemeve pamore janë objekt i nenit 72 /9 dhe nenit 12 me masë gjobe nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë. Një tjetër bazë ligjore në të cilën ndalohen xhamat e zinj është vendimi i qeverisë Berisha në 2005 e cila thotë se “Ndalohet vendosja e perdeve, errësimi i xhamave të autoveturave, si dhe përdorimi i xhamave të errëta, të fabrikuara, të pahomologuara nga prodhuesi”.

Faksimile e Kodit Rrugor

Kontrollit do t'i nënshtrohen edhe serviset të cilat ofrojnë shërbimet e modifikimit të xhamave pamorë në mjete duke i transforumaur ato në të errët çka bëjnë të padukshëm përdoruesin. Nga statistikat e policisë së shtetit rezulton se ndër 10 krime, 7 prejt tyre kryhen duke u kamufluar në automjete me xhama të modifikuar, xhama të zinj dhe mjete të paregjistruara.

Një numër i konsiderueshëm i mjeteve me xhama të zinjë apo të modifikuar përdoren dhe nga të konsideruarit të “fortët” apo grupe kriminale cka nga e hëna më 7 Janar sipas vendimit të Task Forcës është e palejuar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?