Kronikë

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ pas parakalimit të gabuar në rrugën Vlorë-Orikum, një person i plagosur! (VIDEO)

21 Gusht, 17:28| Përditesimi: 21 Gusht, 18:21

  • Share

Vlorë- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Vlorë-Orikum, me pasojë një person të plagosur, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja u shënua rreth orës 15:45, teksa dy automjete u përplasën. Shkak dyshohet se është bërë një parakalimi i gabuar.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, informon se nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person, i cili u transportua menjëherë drejt Spitalit të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton shkaqet e aksidentit, teksa një prej mjeteve doli nga rruga dhe u përmbys, kurse tjetri pësoi dëmtime të rënda në pjesën e përparme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?