Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Qishbardhë.
Dy makina, konkretisht një Audi A3 është përplasur me një kamionçinë.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona- njëri prej tyre pasagjer.
Xhuljano Xhafa, 23 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve i riu po transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
"Rreth orës 12:50, në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Sherishtë, shtetasi N. H., 68 vjeç, duke drejtuar një mjet kamionçinë tip “Nissan”, është aksidentuar me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Xh. Xh., rreth 23 vjeç.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital, drejtuesi Xh. Xh., si dhe pasagjeri në mjetin kamionçinë, shtetasi F. C., 61 vjeç", njoftoi sot policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente

Ka maloke veriu ka edhe maloke jugu. Zgjidh e merr... dje erdha nga ajo rruge se isha ne Borsh trafik zero rruga bosh gjithe rruges 80 km/90km vetem ne terbac te rruga drejt 100 km. Idiotai me u perplas me ate rruge. Nuk presin deri sa te dalin ne rrug te drejte injorantet nuk i pritet. Edhe pasojat jan keto qe jan. Aty ke mundesi me parakaluar pa fund edhe me u nxitu eshte idiotsi. Ishalla pa pasoja. Me kujdes o people mos beni si te keqinj ne timon. Timoni vret.
Përgjigju