Kryetari i bashkisë së Veliajt e quajti të stisur debatin për "Malin e Tiranës". Veliaj tha se çdo gjë është bërë transparente duke hedhur poshtë akuzat e PD-së por dhe të tjerëve të përfshirë në debat
Të thuash që zbuluan diçka në gusht është tërësisht patetike. Ajo që ndodhi është që në korrik rikonfirmohet segment i PD-së në detyrë, që është PD e vulës e nisi sherrin me PD-në e Saliut. Ky është sherr mes dy copave të PD-së.
Ata mendojnë si në kohë të tyre kur çdo gjë bëhej me gjobëvënie dhe e trajtonin si plaçkë qytetin bëjnë të gjithë. Duke qenë se Saliu vetë vriste, siç bëri me 21 janarin mendon se të gjithë vrasin. Duke qenë se Gërdeci ishte planifikuar nga i biri i tij dhe gjithçka që ndodhi aty përfshi dhe rastin fatkeq të hedhjes në erë të 26 vetëve mendon se kështu funksionojnë të gjithë. Por nuk është kështu. Ndodhi gjithçka në mënyrë transparente. Është paguar një taksë 4 milionë euro në bashki. Janë po këta njerëz që sot do i shkonin në stadium.
Merrni kamerën shkoni në stadium. Do i keni të gjithë analistët. Vetë janë të gjithë me vila, që kryesisht i kapin nga kjo gjobëvënie, që të jemi të qartë se kam pasur dhe debate me shtypin. Shikoni se keni sot gazetarë e analistë që jetojnë shumë më mirë se ata që kanë 30 – 40 vite që punojnë. Në këtë sens këtu është bërë një lëmsh mes dy copave të PD-së që mendojën se do të lajnë hesapet e tyre në kurriz të Tiranës. Konkursi ishte transparent, transparente leja e transparente taksa.
Duhet ti japim kohë çdo projekti të realizohet. Do të shikoni se kush e ka mallkuar më shumë janë të parët që akomodohen e shijojnë bukuritë e Tiranës. Sot jemi në situatën ku hotelet vetëm po lehtësojnë akomodimin e turistëve. Mjafton të shikosh stadiumin që do të luhet sot. Ata që e urrejnë janë copa të ndryshme të PD-së, ca të kunatit e ca të Zenit, kokat hëngshin se nuk kemi asnjë orë për të humbur me ta. Tirana duhet të ecë përpara."
Lajmi kryesor:
Kulla ‘Mali i Tiranës’ ‘shpërblim’ për Berishën? Veliaj për Report TV: Naivitet, nuk biem në dashuri me dhunuesit e shqiptarëve
S.G/ReportTv.al